Gjiknuri ndjek maratonën “Lungomare 2021”: Vlora do ketë shëtitoren deri në Orikum

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, të rinj pjesë e klubit shumë sportësh “Flamurtari” garuan në Maratonën “Lungomare 2021”. Të pranishëm në këtë aktivitet për të ndarë çmimet për garuesit ishin edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Teuta Ramaj e Laura Ferati. Gjiknuri ftoi të rinjtë ta çojnë përpara traditën e zhvillimit të maratonës, për ti dhënë edhe më shumë hijeshi shëtitores bregdetare të Vlorës e cila me përfundimin e investimeve të nisura do të jetë shëtitorja më e gjatë në mesdhe.

“Suksese njëherë, më bëhet qejfi që në këtë ditë të bukur por edhe këtë shëtitore të mrekullueshme ju e keni kthyer në një ambient sportiv. Herës tjetër, kur të mbarojnë zgjedhjet do të më ftoni edhe mua në garë sepse dhe unë vrapoj. Jam një nga ata që çdo mëngjes e shëtis Lungomaren  apo zonën e plazhit të vjetër sepse bregdeti i Vlorës është një mrekulli. Nga ana tjetër, tani që shëtitorja do të shkojë deri në Orikum, atëherë do të bëhet tamam maratonë  e vërtetë, vajtje-ardhje nga Vlora në Orikum. Të vijnë edhe të huajt dhe ta kthejnë në një vend ku të bëjnë gara këtu. Unë dua t’ju uroj suksese ekipit që organizoi këtë aktivitet simbolik, të rinjtë duhet ti kthehen sa më shumë sportit dhe të shijojnë sa më shumë bukuritë e natyrës dhe Vlorën e bukur që do ta bëjnë edhe shpirtin e rinisë vlonjate shumë të bukur”, u shpreh Gjiknuri.

Teksa u vlerësua me çmim të parë Ilda Lelo, sportistja kampione Vlonjate tha se e sheh këtë maratonë si një motivim për të gjithë të rinjtë. “Urime për këtë organizim të bukur, shpresoj të jetë një motivim për të gjithë të rinjtë sidomos për sportitët e klubit shumësportësh Flamurtari që e gjithë Lungomare të kthehet në maratonë të përmuajshme që ta ngremë emrin e Flamurtarit në vendin që i takon”, u shpreh ajo.

Organizatorët i dhuruan Gjiknurit një medalje simbolike, shoqëruar me bluzën e stampuar me nr.7 si ogur i mirë për të dalë kampion në garën e 25 Prillit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *