Gjikondi- avokatit të kontrollorëve: Ke futur në qorrsokak interesat e shqiptarëve, je për në Prokurori! Ata janë të llastuar

Avokatja Brizida Gjikondi i është kthyer ashpër sot avokatit të kontrollorëve të AlbControll, duke e akuzur se ka futur në qorrsokak dhe amulli interesat e kontrollorëve dhe atyre të shqiptarëve, në një situatë të tillë kaq të vështirë.

Gjikondi i ka thënë Rezart Kthupit se ai dhe klientët që përfaqëson kanë shkelur Kodin e Punës dhe janë për të shkuar në Prokurori, pasi ajo e cilësoi si “tradhëti kombëtare” braktisjen e punës.

Sipas saj faj këtu ka ministria, shteti ynë pasi dhe emërimet janë bërë politike, ndaj dhe kontrollorët janë të llastuar.

Gjikondi: Më vjen keq që keni futur në qorrsokak interesat e atyre dhe gjithë shqiptarëve sepse i keni bërë keqorientim situatës.

Mesa kuptoj atyre u është bërë komunikimi paraprak, nuk ka patur largim të menjëhershëm nuk e kuptoj orientimi juaj si avokat se pse e ke futur në amulli interesin e tyre dhe të gjithë shqiptarëve nuk mund të gënjesh që ata s’kanë qenë në grevë dhe të thuash morën raport nga stresi sepse vetëm 5 prej tyre morën raport, po 60 prej tyre?

Ju keni shkelur kodin e punës dhe ju jeni për në prokurori, madje do ta quaja këtë tradhëti kombëtare spese greva lajmërohen 1 muaj para siç e kërkon ligji dhe e keni të ndaluar rreptësisht që të bëni grevë.

Më vjen keq që e keni çuar në gjykatë, keni bërë takim me Metën, keni vënë në dijeni ambasadën amerikane dhe tani doni ta zgjidhni me mënyra jo ligjore.

Se di si mund të çorientosh një shtet të tërë është një grevë e pastër. Këta kontrollorë kanë jo vetëm licensa nga BE, kanë dhe certifikata pastërie nga Ministria e Brendshme nuk po trajtohen si punonjës të dorës së dytë.

Unë i shoh me një sfond të dyshimtë. Patjetër që ka kusure Ministria dhe drejtuesit administrativ të atij institucioni, ka kusure dhe shteti shqiptar që ka bërë emërime politike, dhe kontrollorët janë emërime politike ndaj janë të llastuar.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjikondi- avokatit të kontrollorëve: Ke futur në qorrsokak interesat e shqiptarëve, je për në Prokurori! Ata janë të llastuar”

  1. drita says:

    Respekte si gjithenje e sakte e dinjitoze ne qendrimet qe mban .Falmn Brisida Gjikondi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *