Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste në 1994: Nga Adil Çarçani, te Ramiz Alia, ja sa dhe pse u dënuan

Më 21 qershor deri 2 korrik 1994 në Gjykatën e Rrethit Tiranë u zhvillua një proces gjyqësor kundër disa ish- drejtuesve të nomenklaturës së lartë komuniste, që kishin qenë anëtarë të Byrosë Politike, ministra, prokurorët të përgjithshëm, kryetarë të Gjykatës së Lartë, zëvendësministra dhe kryetarë të degëve të punëve të brendshme.  Gjykata me vendimin nr.505, datë 2.7.1994, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi si vijon:

1-Adil Haki Çarçani, lindur në vitin 1922 në Fushëbardhë e banues në Tiranës, i izoluar në shtëpi. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 667.727 lekë. Dënimin do ta kryente me kusht.

2-Manush Hydai Myftiu, lindur në vitin 1919 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.8.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 424.464 lekë. Dënimin do ta kryente për pjesën e mbetur në izolim shtëpie.

3-Ramiz Taip Alia, lindur në vitin 1926 në Shkodër e banues në Tiranës, në arrest shtëpie më 12.9.1992, më pas i arrestuar. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 1.174.167 lekë.

4-Rita Sterjo Marko, lindur në vitin 1920 në Korçë e banues në Tiranës, i arrestuar më 4.12.1991. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 275.873 lekë.

5-Simon Muçi Stefani, lindur në vitin 1929 në Përmet e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.7.1992. U dënua me 8 vjet burgim dhe me detyrimin e 188.869 lekë.

6-Hekuran Selman Isai, lindur në vitin 1933 në Peqin e banues në Tiranës, i arrestuar më 28.9.1991. U dënua me 5 vjet burgim dhe me detyrimin e 413.082 lekë.

7-Aranit Hysni Çela, lindur në vitin 1923 në Vlorë e banues në Tiranës, i arrestuar më 8.1.1993. U dënua me 7 vjet burgim.

8-Rrapi Jovan Mino, lindur në vitin 1934 në Bubullimë e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 4 vjet burgim.

9-Zylyftar Qazim Ramizi, lindur në vitin 1937 në Aranitas e banues në Tiranës, i arrestuar më 18.10.1993. U dënua me 6 vjet burgim.

10-Veiz Shemo Hadëri, lindur në vitin 1949 në Rexhinë e banues në Tiranës, i arrestuar më 31.12.1993. U dënua me 3 vjet burgim.

Të gjithë u akuzuan për shpërdorim detyre dhe shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut në dëm personit, në bazë të neneve 106 dhe 107 të Kodit Penal, në kombinim me nenin 13, me përjashtim të A.Çelës, Rr.Manos, Z.Ramizit, V.Hadërit që u akuzuan vetëm në bazë të nenit 106/13 të Kodit Penal.

Akuzat kryesisht lidheshin për dënime pa faj, për internime, vrasje pa gjyq, sipas legjislacionit të kohës. Në vendim janë përmendur disa emra të të vrarëve në kufi, si dhe fakti i poshtërimit të kufomave.

Me vendimin nr.378, datë 17.9.1994 të Gjykatës së Apelit Tiranë, u kualifikuan disa vepra penale, duke ndryshuar kohën e vuajtjes së disa të dënuarve.(Kastriot Dervishi)

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Gjyqi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste në 1994: Nga Adil Çarçani, te Ramiz Alia, ja sa dhe pse u dënuan”

  1. Kombinati says:

    Domethene Aranit Çela qe ka qene kryeprokurori me famekeq ne periudhen e diktatures dhe qe ka kryer qindra krime, ne periudhen e PD eshte denuar me 7 vjet heqje lirie. Kjo eshte tamam tallje.

  2. Mantho says:

    Ky eshte spektakli gjyqesor qe u zhvillua me porosi te Ramiz Alise dhe me venien ne skene te Sali Berishes. Ky shenimi im meriton nje nxjerrje gjuhe nga Aranit Cela dhe Sali Berisha duke thene kunder ketij shenimi: “E gjete! Morret nje brisk te madh dhe na rruat…”

  3. Ciao says:

    Ne krahasim me krimet e soteme,sidomos krimet e bera nga kryekrimineli Sali Berisha,jane te paperfillsheme.Ata jane denuar per gabime ordiniere dhe te stisura e te zmadhuara nge interesaxhinjet e PD-ke.Veprimet e tyre kane qene konforme ligjeve ne fuqi qe kishte shteti i asaj kohe.Nuk eshte e vertete qe jane vrar njerez pa gjyqe.Keto jane shpifje.Ai sistem kishte ligje qendrohej korekt.

    1. katarakti says:

      Edhe hitlerianêt, njëlloj si enveristat, u justifikuan gjatë gjyqit të Nurembergut se kishin vepruar në bazë të ligjeve! Ligje që binin në kundërshtim të plotë me të drejtat elementare të Njeriut. Por ky justifikim nuk u morr parasysh. Dhe shumica e tyre përfunduan nê majë të litarit. Po të ishte për mua Arianit Çela, Zylyftar Ramizi, Hekuran Isai, Manush Myftiu, etj duhet të ishin varur. Për të shpaguar krimet që regjimi komunist kreu gjatë 45 vjetëve të sundimit të tij.

  4. Sigurisht qe kishte ligje , por ama ishin ligje anti njerezore , kurse per vrasje pa gjygj pa diskutim qe jane bere ne vitet e para mbas pushtimit komunist te kjofte largut e pergjithmone e jetes , Anti Krishtit enver halja ….. por ty me emrin ciau nuk te pelqen ta thuash sepse ti ose ndokush nga familja jote mund te kene marre pjese ne zbatimin e ligjeve anti shqipetare te hartuara nga kjofte largu ….. shoku ish hetues ……

  5. Sander says:

    Dhe pas kesaj doli portokallia.Ajde gjyq ajde!

    1. vjeshta says:

      Thohet Hajde o Sandër,Jo ajde! Shqipen sandrush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *