Jim Belushi kërkon ndihmë nga vëllezërit dhe motrat shqiptare, kudo që ndodhen

Aktori i njohur Jim Belushi publikoi një status në rrjetet sociale ku shpreh dëshirën që të njohë sa më shumë shqiptarë kudo në botë.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, shkruhet në statusin e tij në gjuhën angleze, publikuar në Twitter.

Jim Belushi, emri i vërtetë i të cilit është James Adam Belushi, ka lindur në Çikago, nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Devolli, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare emigrantësh nga Devolli.

Vite më parë ai vizitoi edhe Shqipërinë, ku dha dhe një koncert dhe mori edhe pasaportën shqiptare.

Vëllai i tij, John Belushi, edhe pse vdiq në moshë të re nga droga, në SHBA konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Jim kohët e fundit i është përkushtuar prodhimit të marijuanës.

Ai ka hapur një fermë të madhe dhe thotë se ajo ka si synim që të shpëtojë njerëzit, të mos përfundojnë si vëllai i tij, që kaloi në overdozë.

John Belushi vdiq kur ishte vetëm 33 vjeç nga një overdozë heroine dhe kokaine.

Jim beson se vëllai i tij i madh kishte vuajtur nga encefalopatia kronike traumatike si rezultat i lojës së futbollit në shkollë të mesme dhe kjo e shtynte drejt substancave narkotike.

“Ai ka qenë mbrojtës dhe ka marrë shumë goditje. E di që kishte dëmtime në tru. Sapo i pati në dispozicion alkoolin dhe drogën, them se i konsideroi si një vetëmjekim”, shprehet 66-vjeçari, sipas të cilit, nëse John-i do të kishte përdorur një drogë më të lehtë si marijuana, nuk do të kishte ndërruar jetë.

 


10 komente në “Jim Belushi kërkon ndihmë nga vëllezërit dhe motrat shqiptare, kudo që ndodhen”

  1. Viola says:

    Shqiptare te tille nuk i duhen as familjes se vet.I paska vdek vellai se nuk piu droge te lehte ne fund te fundit quhet droge.Per cfare i kerkon shqiptaret e Amerikes t’ ju shesi drogen e plantacioneve te tij ? Shume mire mund te investonte ne Shqiperi ne bisnese te ndershme dhe te punesonte
    bashkeatdhetaret e tij sic ka bere familja Bardha.

    1. tulla says:

      po shko e pyete per cfare i kerkon …..gjithmon me ate mendjen dyshyese se mos ta fut njeri nderkohe ia ke hyp vet prasit e fluturon.

    2. Supaxhiu 300 evro says:

      Pèr tèmos marr njè pergjigje negative ,mendohu perpara se te shkruani !Njeriu i hedh dhe investon ku ti doj zemra,do te shikoja nqse ne familjen tuaj ose ne fis tè dali nje pijanec si do te shpreheshe,pedora shemb por ka shume prandaj duhet te jeni me humane ne jet sepse jeta ka te papritura per kedo.Njè aktor i till vetem te prononcojn emrin shqiperi esht nder i madh sepse sepse zeri idhe thirja e tij eshte nje kart vizit per turizmin.

  2. Zeqir Sula says:

    Ha ha,e forte kjo
    Paska vajtur ne fis ky,njelloj si bashkombasit e tij ne Shqiperi.
    Good job John

    1. Eno says:

      Zeqir, po ti nga je, nga Parisi?
      Pastaj lexoje lajmin, mos komento kot. Ai ka kerkon te lidhet ne Twitter me shqiptaret. NUk po kerkon ndonje gje tjeter.

      1. ben says:

        Jim Belushi, edhe sepse ka lindur ne Amerike, e quan veten e tij shqiptar 24 karat. Ai eshte me patriot se shume emigrante te tjere qe kane shkuar ne vende te tjera ne keto vitet e fundit dhe kane harruar nga kane ardhur.
        Jimi po kerkon te lidhet me shqiptaret kudo ku jetojne dhe kjo eshte nje inisiative per tu pershendetur dhe jo per tu komentuar negativisht.
        Per arritjet e tija si aktor ne shqiptaret e vertete duhet te ndjehemi krenare. Personalisht nuk kam llogari ne mediat sociale, pasi nuk besoj se ja vlen te kesh te tilla. Kohen e lire e kaloj me familjaret e mi, me miq e shoke dhe me hobit qe kam per gjuetine dhe leximin, ne te kunderten do me pelqente qe ti pergjigjesha thirrjes se zotit Belushi.

    2. Supaxhiu 300 evro says:

      Batsardi i supes 300 evro ke vendosur psudonim tjeter vetem per te vjell ndaj shqiptareve?Ptuuuuuuuuuu

  3. fshatari.pafshat says:

    My best greetings to You, and other millions ancient Albanians called: “VLLAH” = bari, malesor… which, historically,
    composed the strongest-roots of our Albanian nation. This is the reason that we, Albanians, are indestructible nation.
    To be indestructible, in my opinion, means: to resist for ever and wherever… . Long live.

    1. bo bo sa mutin e paske ngrene or burr. Te kam thene mos ha mut shume se te demton trurin.
      nje fshatar pa fshat . po si do kete fshat nje fshatar rrot cari .

  4. Ardi says:

    Ti Viola shume e hidhur. Edhe se ka lindur ne Us, ndjehet shqipetare, cfar te keqe ka kjo moj Viola. Ne qe jemi emigrante te rinje e kemi ndjere kete mungese te madhe, donim te binim ne kontakt me cdo shqipetare.
    Pastaj, kush te detyron qe ti pergjigje, dhe me e keqja perse te bejsh nje koment kaq te pa pershtateshem.

    Te duam njeri tjetrin, kjo duhet te jet motoja e Shqipetarve.
    vetem armiqte tane deshirojne ndasi, dhe percarje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *