Kontrollorët bllokuan aeroportin, qytetarja nuk sjell dot trupin e së ëmës në Shqipëri, nga qielli i Rinasit ia rikthejnë në Itali

7 Prill 2021, 18:32Sociale TEMA

Bllokimi i aeroportit nga Kontrollorët sot, ka shkaktuar një kaos të jashtëzakonshëm në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave siç ishte sot për shëmbull mbërritja mijëra qytetarëve e vaksinave.

Por ka edhe histori të dhimbshme njerëzore që nga ky bllokim nuk kanë mundur të sjellin trupin e  familjarit të tyre që do të varrosej sot në Shqipëri.

I tillë është rasti i qytetares me inicialet E.M, të cilës i kishte ndërruar jetë e ëma në Itali dhe trupi i saj ishte nisur për tu prehur në Shqipëri.

Ajo ka shkruar në redaksinë tonë ku thekson e prekur se ”Kjo eshte e papranueshme, ç’njerezore, jam pa fjale se si mund te ndodhe kjo.

Si mund te ndalosh levizjen e njerezve qe kane halle vetem se te duket e vogel paga 2500 dollare.

Une humba nenen, jeta e saj nuk kishte cmim, e keta nuk po na lene as ta varrosim ne vendlindje. Ligji duhet te veproje fort’!

Por nga greva e kontrollorëve në Rinas, E.M bën me dije se pas disa rrotullimesh në ajër, pas disa orësh është rikthyer në Itali.

7 komente në “Kontrollorët bllokuan aeroportin, qytetarja nuk sjell dot trupin e së ëmës në Shqipëri, nga qielli i Rinasit ia rikthejnë në Itali”

  1. Altini says:

    Dhe me ate çmim qe paguan per arkivolin, shpresoj te kerkosh demshperblim.
    Turp si njerez te tille arrijne te bllokojne vendin ne keto kohe krize ku solidariteti me njerezit ne nevoje duhet te jete me i madh se asnjehere.
    Turp kontrolloreve dhe shpresoj qe ligji t’i ndeshhkoje nese ne kontrate nuk e kane per greve. Nje vend strategjik si i tyre nuk mund te lejohet te bejne greva qe ne kete rast quhet sabotim dhe cenim i sigurise kombetare te shtetit shqiptar.

    1. Ilirjan says:

      Po ashtu, konfirmoj qe kunata ime duhej te nisej per ne Shqiperi nga Italia per te varrosur te emen me inicialet S. S, nuk mundet te vije?Papergjegjshmeria e ketyre 60-65 personave eshte KRIMINALE.

  2. Go west says:

    Konsultohuni me juriste dhe veproni urgjent!

  3. Lala says:

    I KTHENI PERGJIGJE KESAJ ZONJE O AVUKA HALEJE ????

  4. Kavje-Eksperimentale ?Apo te Paguar nga UDB-ja Berishjane?? says:

    Keta (Kontrolloret) jane KRIMINEL, eshte e Vertet qe marrin 2400-te Dollar ne Muaj??Po per nje Shtet dhe Vende si Shqiperia eshte nje RRoge jo e Majme por Perrallore…
    1-Ne Gjermani akoma nese dikush merre nje RRoge 2400-euro eshte Brutto..dhe jo netto….
    ja shikoni se c´fare Rrogash marrin ne Greqi??Nga 800-1200-te Euro ne Muaj…
    @@Hiqini keta Kriminel, dhe le ta provokjne te Emigrojne ne Vendet e tjera dhe Provojne se si Nxirret Leku….Keta jane Mosmirnjohes ,per BUken qe hane ne Shqiperi..jane Vrases dhe te POshter..Ropte ku ti kene te gjithe pa-Perjashtim..lol

    1. Ilir says:

      Mernin 4400 dollare, por prej pandemise, marin tani 2500 dollare ne muaj, me 10-12 dite pune. Kjo i stresoi aq shume sa lane gjithe Shqiperine pa fluturime!

  5. qytetar says:

    Rroffe Pedja me lesheline !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje