Kontrollorët e trafikut ajror nuk mund të hyjnë në grevë: Rrezikojnë burgun

Nëse protesta e kontrollorëve të Aeroportit të Rinasit do të klasifikohet si grevë, atëherë ata mund të akuzohen për shkelje të Kodit të Punës, përkatësisht të nenit që u ndalon të drejtën e grevës për shkak se përfshihen tek sektorët jetikë, ndalimi i shërbimit të të cilëve përbën cenim të sigurisë kombëtare.

Kodi i Punës përcakton në nenin 197/5 shërbimet që vlerëson si jetike, duke theksuar se “grev dhe ndërprerja e punës nuk mund të ushtrohet në rast se ajo rrezikon jetën, sigurinë personale, ose shëndetin e një pjese, apo të tërë popullsisë.

Për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve në këtë sektor, Kodi i Punës udhëzon ndjekjen e procedurave të përcaktuara në nenin 196 të tij.

Në këtë nen thuhet se “Në shërbimet e rëndësisë jetike…konfliktet zgjidhen në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare pas procedurës së ndërmjetësimit dhe pajtimit nga një gjykatë arbitrazhi e përbërë nga tre arbitra të zgjedhur nga palët. në rast se palët nuk bien dakord, arbitrat caktohen nga Ministria e Çështjeve Sociale brenda pesë ditëve duke filluar nga data e kërkesës së njërës prej palëve”.

Kjo është arsyeja se përse Sindikata e kontrollorëve dhe përfaqësuesit ligjorë të tyre deklarojnë publikisht se nuk bëhet fjalë për një grevë në kuptimin që kjo ka në Kodin e Punës.

“E kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë, është një detyrim ligjor, që do të thotë se nëse një kontrollor ndihet në kushtet e paaftësisë për punë, ligjërisht janë të detyruar ta deklarojnë”, tha avokati i kontrollorëve, Rezart Kthupi.

Por, çfarë e shkaktoi paaftësinë për punë të të 60 kontrollorëve njëherësh.

“Dy prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Kjo dhe ulja e pagave pasuan stres dhe të gjithë së bashku deklaruan paaftësinë për punë”, tha avokati Kthupi, duke deklaruar se përmes këtyre deklarimeve, kontrollorët respektuan Kodin Ajror.

Megjithatë, grevë apo jo, kontrollorët nuk po ushtrojnë detyrën e tyre.

“Ata vijojnë të shkojnë në punë, por nuk ushtrojnë funksionin. Një kontrollor i trafikut ajror që është në kushtet e pamundësisë psikologjike për ta bërë punën është i detyruar ligjërisht të njoftojë. Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor do të ishte pastaj arsye për heqja nga puna”, tha ai.

Kontrollorët mohojnë se pas protestës së tyre qëndron politika. Ai foli për nivele pagash të klientëve të tij shumë më të ulët nga sa deklaroi ministrja Balluku në konferencën për shtyp, ku tha se kontrollorët merrnin rreth 4500 dollarë dhe pagesa iu reduktua në 2400 dollarë për shkak të pandemisë.

“Paga aktuale mesatare e kontrollorëve është rreth 190 mijë lek dhe kjo është në nivelin më të lartë”, tha avokati i kontrollorëve.(SI)

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Kontrollorët e trafikut ajror nuk mund të hyjnë në grevë: Rrezikojnë burgun”

  1. Malsori says:

    Sipas avokatit, paga aktuale mesatare eshte 190mije leke te reja…paska fute edhe sanitaret qe nuk marrin 2400 dollare per ta bera sa me skamje rrogen e ketyre te “shkreteve”. Ahhhh ju q*fsha robt, moter q*ra!

    1. XY says:

      Jo mundet. DUHET!!!

    2. Kalec Dega says:

      …rrezikojne burgun pasi kane thyer ligjin…..si Ilir Meta…qe sot eshte ne burg…LOL
      =
      ALBANISTANI I rAMUQIT…HE,HE,HE,HE……

  2. Sara says:

    sipas kesaj llogjike edhe Presidenti e kryeministri duhet te deklaronin pamundesine psikologjike per suhtrimin e detyres ne rast se kuvendi kur miraton ligjin e buxhetit vendos per uljen ne nje mase te pages se tyre….
    Avokat (lu)-leshi si ky jane per te marre ne qafe jo vetem te tjeret por edhe klientet e tyre…

  3. Altini says:

    Keto jane sknadalet e nje aeroporti ku qe nga parkimi fillon rrjepja; nga kamarieri qe te detyron te paguash ne € e po nuk ishe i vemendshem edhe harron te ta japi kusurin. Hajdute numer nje! TAni paskan dale keto kontrolloret qe nuk merrkan rroge te mjaftueshme. Nese kane bere krim, kane shkelur kodin e punes, normalisht i pret burgu. Siguria kombetare nuk ka çmim. Edhe kjo i duhej shqiptareve. 50-60 persona qe mbajne peng nje shtet.

  4. miri says:

    Tufe maskarenjsh
    Jam i bindur se 99% jane katunare nga keta 99% vucidolas
    Te zbatohet ligji
    Pushim nga puna dhe burg per siguri kombetare
    Pis milet

  5. Aljen says:

    Nuk e kuptoni cfare po ju ndodh ? Kjo eshte organizuar nga Ruset diten qe hyjne trupat amerikane ne Shqiperi….Kujtojini te gjithe qe kane ndodhur ditet qe pritet dicka e mire….Rusi ju tregoi Amerikaneve qe ju bej ate qe nuk ja u pret mendja…Kjo eshte ajo qe paralajmeroi Meta nje muaj para….Gjer ketu jane qente e ruseve ne Shqiperi , shume e thjeshte. Ambasadorja duhet te nxjerre konklusione…..Kush jane mbeshtetesit (nxitesit) dhe sa te pa fuqishem jane ata qe kane pushtetin. Mbeshtetja e kontrabandes se naftes ne Mal te Zi behej nen kontrollin e Ruseve dhe Francezeve…..e keni harruar? Historia perseritet

  6. Shqiptar says:

    Sektorët jetikë të një shteti funksional, nën një drejtim politik të përgjegjshëm, janë pjesë e asaj që duhet të ishte plan strategjik emergjent.
    24 kontrollorë, me kërkesat e tyre financiare, nxjerrin lakuriq, një kështjellë rëre, një kakofoni të paaftësh dhe të korruptuarish, që e kanë mëndjen tek PPP të e rradhës dhe mashtrinet prej ordinerësh.
    Shqipëra , ka një tufë halabakësh në skenën politike.
    Tash 30 vjet, ky populli, është marrë peng prej tyre.

  7. dreni says:

    Perse nuk e mer ne dore kete sherbim dhe ta atministroi gjithmone ushtria. Te gjith keta plera qe kane mare keto roga maramendese te hiqen nga puna.

  8. Illyria- Shqiperia says:

    Keta njerez duhen hequr direkt nga pozicionet qe kane. Neser per qejf te politikes ata nund te jene gati te sabotojne dhe nje avion ne ulje apo ngritje. Turp, turp, turp! Pjella qelbesirash! Paga behet sipas punes. Kudo ka patur ulje pagash, nr asnje vebd re botes nuk eshte degjuar kjo! Po ata njerez qe jetojne me 50 mije leke ne muaj????

  9. Ganiu says:

    Pyesni se si e mposhti Presidenti Regan greven e njejte qe bene pilotet ne USA ne vitet 80 dhe do nxirni mesime ….vec interesouni se si brenda 24 oreve zevendesoi mijra pilote me nje dekret te posatcem , qe atehere nuk u organizua me kurre jo nga pilotet por nga askush tjeter ne ainistrate ……

  10. Juliano says:

    Kjo eshte hapur bandideske e iniciuar nga meta e berisha, vetem per pushtet. Ju nuk e keni besuar kur i ndjeri Dritan Prifti ka thene se ; Ilir Meta eshte shum i rrezikshem per te bere gjithç’ka vetem e vetem per te ardh ne pushtet. Berisha qe i bashkengjitet kavthene per meten; eshte vrases, eshte trafikant, kjo kur berisha kishte informacion si kryetari i larte i shtetit, por sot i bashkon qellimi vetem ai i marjes se pushtetit. Keta ndyresira jane diferenca e nadhe qe bejne me puntorin e shkrete dhe pse jane me shkolle te larte marin nga 40 mije leke te reja, keta me mijera dollare bejne ate qe nuk ndodh ne asnje vend te botes. Keta duhet te konsiderohen si autore te nje grushti shtetit ku te denohen penalisht per pengimin e vazhdimesise se jetes normale ne nje shtet normal. Tu rishikohen diplomat dhe meritokracise tyre ne ato vende me ato paga te lluksit ne proporcion me nivelin e jeteses ku jetojme.

  11. Ceni says:

    Procedim penal dhe largim nga puna. Mesim qe ta kene mendjen te puna (paga), jo te politika.

  12. 1444 says:

    Kontrollorët :
    Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

  13. Demokracia says:

    Seshte fare per t’u cuditur. 60 kontrollore shpallen njekohesisht te gjithe ne pamundesi per te ushtruar kontrollin. Por jo Greve, se e dine shume mire qe greva eshte e denueshme ligjerisht per sektorin ku punojne…. e bejme me mire pamundesi psikologjike! Shkojme dhe paraqitemi ne pune, se nuk duam te humbasim ditet e punes. Shpresoj qe te kene raporte mjekesore ku te deklaron teresisht te papergjegjshem, ne te kundert, duhen te gjithe te ndiqen penalisht per braktisje te punes dhe bllokimin e fluturimeve. Nuk ka nevoje per ndonje shkence per te kuptuar realisht se ku qendron problemi… mjafton te lexohen faktet. Pavarsisht shkakut se si mund te qendroje e verteta, fakti qe jane 60 njerez qe “vetdeklarohen te paafte” ne te njejten dite, dhe asnje nuk ushtron me detyren duke sjellur si rezultat nderprerjen e fluturimeve, kuptohet qartazi qendrimi dhe akti i tyre i turpshem. Madje kishin dhe avokatin “pronto” tek dera, diten qe e bene! Turp turp turp!!!

  14. Konjak says:

    Sido qe te jete , ngjaria eshte brenda shtetit , prandaj duhet te levize pushteti , per zgjidhjen e problemit . Nuk mund te zgjidhen problemet me sharje e me kanosje . Ka ligje , regullator per c’do problem ; Zbatoni ligjin , dhe problemi ka zgjidhje . Prandaj duhet mbrojtur me fanatizem ligjshmeria , sepse tani nuk mun te besh ligje si i do e kur i do , si ne monizem . Te gjitha levizjet brenda shtetit , ne demokraci , jane te parashikuara me ligj , dhe te mundeshme per zbatim , njesoj per te gjithe . Demokracia dhe qeverisia , jane pergjegjesi , jane detyre ; nukse jane vetem liri , perfitim dhe madheshti .

  15. ZOROOS says:

    te gjithe per ne bordello duam pune jo reklama emrash se nuk do martohemi qe na prezantoheni si pushta dhe putana

  16. SOVIX says:

    Po kur del dhe i biri i Rucit ne greve cfare nuk pret nga te tjeret?!!!!

  17. Velo says:

    Këta kontrollorët janë verbuar nga mirëqenia. U stresoka se i është ulur rroga në 2400 dollarë!!!! Po ne duhet të ishim çmendur fare që i mbajmë familjet tona me 240 dollarë.
    Ka marrë borxh nga të afërmit për të mbyllur muajin!!! Nga të afërmit që paguhen 20. 000 lek?
    Nuk është arësye ekonomike, por e mirëfilltë politike, e shtyrë nga Meta dhe PD, me qëllim që të vënë në vështirësi qeverinë përpara zgjedhjeve, duke penguar ardhjen e vaksinave dhe procesin e vaksinimit, duke bërë presion ndërkombëtarëve për destabilizim përpara fillimit të stërvitjes shumëkombëshe, me demek se këta janë të fortë këtu dhe me synim traumatizimin e popullit përpara zgjedhjeve, që qartësisht po e shikojnë se i kanë të humbura.

  18. n says:

    Keta njerez qe kane guximin te bejne akte te tilla kolektive nuk mund te kalojne testin e inteligjences dhe perballimit te stresit prandaj jane te rrezikshem per ate vend pune. Duhet automatikisht te zevendesohen sepse neser mund te bejne budadalleqe me te medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *