Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 prillin

Nga Mero Baze

Ndërsa ushtria po merr nën kontroll ndërtesën e Albkontrollit në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit në Shqipëri, presidenti i vendit Ilir Meta, është duke inkurajuar një bërthamë njerëzish të LSI dhe PD brenda Albkontrollit, të rezistojnë.

Ajo që po ndodh në Aeroportin e Rinasit, është qartazi një nga betejat që Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë planifikuar në axhendën e tyre të destabilizimit të vendit, në prag të zgjedhjeve.

Emër për emër, ata që janë vetëshpallur grevistë, janë militantë të punësuar nga LSI dhe Partia Demokratike, dhe tani po i përgjigjen një thirrje për luftë nga ata që i kanë punësuar.

Kjo nuk është një grevë ekonomike, ku ti duhet të sqarosh sa e kanë ata pagën dhe pse u është ulur për shkak të pandemisë. Ata do ta bënin atë dhe sikur t’u ishin rritur pagat.

Rinasi është është përzgjedhur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, si një pikë kyçe nga ku ata mund të destabilizojnë vendin, duke bllokuar trafikun ajror ndërkombëtar. Prandaj çdo debat mbi pagat e tyre, edhe pse janë shumë të larta dhe për t’u pasur zili, është i padobishëm. I vetmi motiv i tyre janë teserat e partisë që mbajnë në xhep, dhe jo zarfat e pagave.

Duke shfrytëzuar statusin profesional të kontrollorëve, si profesionistë të çertifikuar, ata sot në të vërtetë po përpiqen ta vënë këtë monopol profesional në shërbim të kauzës politike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët kanë vendosur që destabilizimin të fillojnë nga Rinasi.

Si në çdo veprim politik të kohëve të fundit, këtij akti i janë bashkangjitur dhe “kontrollorët” e Albin Kurtit nga Kosova, të cilët çuditërisht në një tekst të shkruar me dialekt Skrapari, i kërkojnë qeverisë të negociojë me ta, dhe të mos i shpallë “armiq” të vendit.

Njësoj siç kanë koordinuar me Albin Kurtin për mos pranimin e vaksinave nga Shqipëria, njësoj siç i kanë rekomanduar Albin Kurtit mbylljen e kufirit me Shqipërinë, nga frika se mos qytetarë të Kosovës vijnë vaksinohen në Kukës, njësoj dhe sot, i kanë rekomanduar mbështetje për “grevën” e Rinasit, që revolucioni i nisur të ketë dhe mbështetje nga Kosova.

Kjo është e gjitha një krizë e prodhuar nga politika dhe përgjigjia duhet të jetë e tillë. Nuk është as çështje rrogash, as çështje “stresi” kontrollorësh, por çështje e “stresit” disa vjeçar të Ilir Metës, i cili po përdor një sektor delikat të sigurisë kombëtare, në aleancë me partnerët e tij në opozitë, për të hequr stresin e humbjes më 25 prill.

Ndaj përtej tejkalimit të krizës nga ana profesionale, izolimit të kontrollorëve grevistë dhe zëvendësimit të tyre me profesionistë të tjerë, qoftë dhe nëse kushton disa ditë, duhet të administrohen deklaratat dhe mbështetja politike për këtë operacion kundër sigurisë kombëtare në vend.

Presidenti duhet trajtuar sipas nenit të Kushtetutës që e konsideron fajtor, kur kapet në flagrancë të kryejë akte që cenojnë sigurinë kombëtare në vend. E keni në Vlorë duke kryer një akt të tillë. Është koha të zbatohet Kushtetuta, meqë e ka merak!

REMOTE_ADDR:[]

53 komente në “Kriza e Rinasit reflekton “stresin” e Ilir Metës dhe Sali Berishës për 25 prillin”

  1. Agimli says:

    Presidenti eshte lojtar RUS . Dhe RUSET e bene diten qe futen forcat amerikane eshte kaq e thjeshte. SPAK duhet ta arrestoje per tradheti kombetare. Ai po ju kerkon amerikaneve te ulen te bejne pazar me ate palaco .Eshte kaq e thjeshte…..

    1. k says:

      Kontrollin e merr në dorë ushtria dhe nato kurse këta degjeneratat mos qahen nesër
      kur ta hajnë sa krahu për hir të berishës dhe metës.

      1. tani11 says:

        Sakt Mero! Në “stres” është karteli i shpellave!

    2. Berti says:

      Dmth Mero puçist tani eshte i ilir meta dhe saliu. Dhe i ndihmon me cadra pistolete dhe Albini nga kosova.
      Hajde mero hajde. Vazhdon rendohesh.
      Dhe stresin e paske ti pasi ke pare sondazhin e Nottos dje.
      45% PSMero. 45…45..

    3. tani11 says:

      Sakt Mero! Ne “stres” eshte i kartelit i shpellave!

  2. eli-tiv says:

    …fatkeqesi…Shiperia eshte ne duart e saliut e te metes edhe sot ..!

    1. Shoku Sal says:

      Mire t,ja bejne Edi Rames.
      Ata qe kane 30 vjet qe luftojne dhemb per dhemb me berishjanet sot jane te papune.
      Keta trima qendrojne ne pune dhe tallin bythen me shqiptaret dhe hallet e tyre.
      Faji eshte i Rames. Prandaj refuzoj te shkoj te votoj.
      Ushtaret e Saliut dhe Likes ende ne pune dhe bllokojne shtetin.
      Idjot. Pushoji menjehere nga puna dhe mer ushtaraket profesioniste te para vitit 1990.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Nje akt kriminal i pabese dhe qe te ndeshkohet pa asnje hezitim. Te shkarkohen nga detyra perjetesisht ata qe lane punen qe punojn per shtetin dhe asnje negocijim per asgje. Mbas zgjedhjeve te marrin ndeshkimin e merituar Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Kush te perpiqet te ndaloj procesin, dallga e marrte me vete..

    1. katarakti says:

      Pêrgjegjësia dhe faji është tërësisht i të Gjatit. Nê të gjitha vendet delikate dhe kyçe, si dhe në postet me përgjegjësi, vazhdojnë të mbeten demokratët e Sali Berishës dhe LSI-tët e Ilir Floririt. Rama me kokëfortesi ka refuzuar tê punësojê socialistêt qê e sollên nê pushtet. Sepse shpirtërisht ai i takon së djathtës, Mit’hat Frashërit me shokë.

      1. Taulant says:

        Rama punon me gjoba akoma nuk e ke marr vesh.
        Rama shiti te gjithe pronat publike tek oligarket as Berishes nuk i vente ne mendje nje gje e tille.
        Edhe aeroportin e dha me koncension.
        Tek te gjitha keto shitje ka marre 20-30% te vleres.
        Llogaritet te jete njeriu me i pasur ne Ballkan me mbi 700 miljon euro te depozituara ne vendet offshore.

        1. xx says:

          PO RE TAO ,PO. Nuk na the se ne cilin vend se shumen e morem vesh.

          1. Arben Delia says:

            XX ! Taon e shoh pothuajse ne çdo vend, duke bere detyren e ngarkuar nga partia e vet. Nuk flet asnjehere konkretisht per problemin, por perserit propaganden populiste te Lulit. Ja p. sh. ketu. Nuk prononcohet per problemin dhe te jape nje mendim, qofte edhe te partise se tij, por konkretisht dhe jo ne tym. Vetem populizem do shohesh.

      2. NjeQytetarOptimist says:

        Zoteri, administrata nuk shihet ashtu. Qe kush me perkrah mua, merr nje vend pune pa ja pat haberin. Ata ishin aty dhe e kthyen politike. Zgjedhja e tyre. Por ai i Gjati dhe shumica e popullsise nuk duhet ti shohi vendet e punes si partiak.. Po hoqe si Sali Koqja me perpara, merr njerez te pakualifikuar dhe fillon korrupsjoni si te bebzitur..

  4. Putona Mona says:

    Kur kontolluesit ajror ne Amerike bene greve ne vitin 1981 presidenti Reagan i pushoi nga puna te gjithe menjehere.11,300 Air Traffic Controllers u pushuan nga puna dhe ju ndalua punesimi ne shtet pergjithmone. E njejta gje duhet bere me keta palaço urgjentisht. Ne mes te nje pandemie kur njerezit mezi presin te vaksinohen keta kriminele i binden urdherit politik te Berishes te mbyllin aeroportin qe avionet me vaksina te mos ulen. Keta kriminele po vrasin njerezit per qellimet politike te Putinianeve Berisha-Basha-Meta. Palmer i kerkoi dje klases politike shqiptare te pergatitet per stervitjen e perbashket ushtareke Shqiptaro-Amerikane sot kurvat serbo-ruse mbyllen aeroportin. Edi Rama mos i lejo me keta bastarde te rikthehen ne pune. Keta anti-shqiptare te qelbet treguan sot se jane te gatshem te vrasin njerez per Sali Berishen e Ilir Meten. Nuk eshte cudi qe nese lejojen te rikthehen ne pune te krijojne ne menyre te qellimshme aksidente e tragjedi ajrore. Kerko ndihme nga Italia,Gjermania,Turqia etj te dergojne Air Controllers pasi shume aeroporte te vegjel ne keto shtete jane mbyllur per shkak te pandemise dhe punonjesit jane te papune.Nderkohe fillo menjehere trainimin e njerezeve te rinj.

    1. PJETER MUSTAKUQI says:

      HIDHINI NGA KULLA E KONTROLLIT ME SHKELMA DHE NE BURG ATJE E KANE VENDIN. GJITHE DEMIN TA PAGUAJNE KOKERR ME KOKERR.

      1. Arben Delia says:

        PJETER MUSTAKUQI ! Hahahaha, fiks.

  5. Davidi says:

    Kriza e Rinasit reflekton renien e nje shteti te cilin, çdo problem e gjen me breket ulur. Covidi me breket ulur, mungesa e nje protokolli emergjence per kontrollin e fluturimeve ajrore me breket ulur. Kontrolloret mund edhe te bllokoheshin nga Covidi, siç jane bllokuar bashkì, shkolla apo drejtorì. Kjo nuk do te thote qe shteti mos kete nje plan B, qe nuk eshte ushtria, per te zgjidhur problemin. Kur s’eshte Kryeministri, eshte zevendes-kryeministri e jo Shefi i shtabit. Mos hapin gjyqe kot, se do ti humbin ashtu si shumicen dhe do paguajme si Becchettin. Rrofte e qofte tranzicioni!

    1. Analfabeti says:

      Robte e shtepise ku ti kini qe mbani njerez peng dhe degjeneroni Shqiperine. Kur do behemi shtet ne? O Rame te dhjefsha shtetin qe ke bere keto 8 vjet , nje grup marrin penge aeroportin dhe ju rrini si mut. Hajde beje prove ne Evrope ose ne Amerike jua mbushin koken me plumba ose zvarre ne qeli merr e zgjidh. Na keni trashur me propagande as polici, as ushtri as nje mut nuk kemi. Nuk kane faj njerezit qe duan Enverin sot me 2021.

      1. Realpolitika says:

        LIKE FLORIRI ESHTE PRO RUS.
        PO KERKON PAZAR NE TAVOLINE ME SH.B.A.
        QEVERIA TE MARR KONTROLLOR TRAFIKU AJROR NGA NATO.
        LIKE FLORIRI E MBUSHI KUPEN .
        TE SHKOJ NE BURG.

  6. Shqiptar says:

    Kush do e zbatoje kushtetuten Mero?? Nuk e kupton qe Rama eshte i pa fuqishem?? Kryeministri ende nuk e ka kuptuar se crrenjosja e te keqes duhet te ishte kryer me kohe. Kishte ne dispozicion 4 vitet e fundit meqense ishte i vetem ne krye te puneve te Shqiperise. Tashme eshte vone.

    1. Taulant says:

      Per te crrenjosur te keqen Rama duhet te kishte filluar me te tijet.
      Qe te jepte shembullin.
      Rama shoqerohet me Dakon e Durresit e Seidinin e Elbasanit dy super hajdutet e supermafjozet e Shqiperis.
      Rama shoqerohet me plehra qe departamenti Amwerikan i shtetit i ka futur ne liste te zeze.
      Mos te flasim per aleancat me Meten ne 2013 e 2017 kur e zgjodhi president.
      Peshku eshte i qelbur nga koka.

  7. demokrati says:

    Ky vend do Pinocetin.Ti marre keta anarshiste ne helikopter ne mes te Adriatikut dhe atje te kuptojne ate qe i bejne ketij populli.Po ushtria e peleshit nuk ka armen e aviacionit, apo edhe ushtaraket jane te stresuar?Kur do merren 30 doktore turq le te merren edhe 30 kontrollore per 30 dite sa te trajnojne 30 shqiptare qe nuk stresohen nga paga 2400 euro.shteti paralel ky eshte problemi qe rama dhe peleshi nuk guxojne te perballen

  8. Timi says:

    Idiotet do humbin vendet e punës me 2000 eu rrogë për tekat e Ilirit e Saliut. Tu shpjegojnë familjes pastaj pse mbeten pa punë.

  9. Ed says:

    DAVIDIT I KANE RENE BREKET. GJUHA VETE KU DHEMB DHEMBI.

    1. ARKEHEAN says:

      Ed ! Deri aty ku permend planin B, ka te drejte DAVIDI, por, kur permend Becchettin dhe gjyqet e dhjet, duke treguar se eshte nje militan qorr dhe vetem kaq.

  10. Tiranna-Free says:

    keta “Kontrolluesit” po Shantazhojne jo vetem Qeverine,Shtetin por po Luajne me nje Popull te tere…
    1-Ketyre NJerezve u eshte Besuar nje Pune Specifike dhe per Shqiperine shume mire e paguar..por kur keta NJerez,dhe 35-s te Gjithe si Stafe Deklarojne “Paaftesi” kjo nuk munde te kalohet me nje Raport Mjeksore te tipit Basha-qe shpetoj Lekuren dhe Mbuloj vjedhjen e 230-miljoneve duket paguar disa Mjeke me disa Miljone..
    2-kur dikush bene nje Pune e Klasifikuar si Specifike,sepse punonjesit kane nje Profil-Trainimi Specifik,nuk do te thote te jeshe i Pazevendesueshem….pra Monolit….dhe Objekt Shantazhi per te tjeret,sepse Problemi nuk Shikohet ne jemi ne Fushate apo jo..por te Objektiviteti i Kryerjes se detyres se ketyre Njerezve..
    3-Po sikur keta “Kontrollore” te paguhen nga “Dikush” tjeter per te bere kete greve????????Dhe keta “Dikushe” jane Persona qe nuk duan te Miren e Shqiperise?????????Nuk thashe Armiqe???
    Sherbimi KOmbetare i Inteligjences duhet te Shikoj personat,ne Fjale..dhe Lidhjet e tyre me “Boten e nendheshme”…nuk THashe Spiunazhit…
    Shqiperia po Mbahet Penge nga Meta-Berisha-Basha..qe kane Perfituar Miljona gjate Qeverisjes se tyre,dhe per te Mbojtur Pushtetin e Vjedhjes jane Gati te Sakrifikojne gjithcka akoma edhe nje Shtet,jo vetem Qeveri..kete e ka bere Sali Berisha me se miri..c´fare do te presim nga Ai??Apo Basha+Meta??????Vetem Destabilizim…..prandaj Qeveria dhe Shteti duhet te tregojne Forcen…..lol

    1. ARKEHEAN says:

      Tirannna- Free ! Koment i argumentuar sakte. Bravo ! Respekte !

  11. Dee says:

    Rama ka frike nga hija e vete. Ata kontrollore qe kane shkelur ligjin dhe kane lene rrugeve qytetaret duhet te arrestoheshin menjehere.

  12. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Sali Berisha eshte nje thes i grisur tashme ku nuk ka mundesi fare te fshihet Minarja e deshtimit te plote Rama
    Ajo farsa “Fajin e ka Saliu” nese vazhdon, ben Ramen te duket si atehere pa breke ne plazh publik.

    1. Ciao says:

      Lexo komentet e do kuptosh qe funksionon akoma te injorantët, njelloj si Sala qe thonte horra dhe lavire bulevardi. A thu se i detyroi Sala me i veme aty ku rroga eshte e majme. Kryeministri jone s’ka me ca te jap.

  13. I drejti says:

    SHKARKIM NGA DETYRA TE 50 PLEHRAVE ME VIZE TE KUQE QE TE MOS KENE MUNDESI TE PUNOJNE SA TE JENE GJALLE NE SHTET. KETA MASKARENJ PER INTERESA POLITIKE PO I SHKAKTOJNE NJEREZVE NJE DEM TE PALLOGARITSHEM.
    NDIHME SHTETEVE NGA Z.RAMA PER KONTROLLORE TRAFIKU AJROR ME ÇDO KOSTO PER TE ZGJIDHUR SITUATEN NE MENYRE EMERGJENTE.
    TA KUPTOJNE TE GJITHE QE KUR DO SHTETI NE EMER TE QYTETAREVE, ZGJIDHET ÇDO PROBLEM.

  14. Kozmo says:

    RAMA DUHET TE TREGOJ DHEMBET KETYRE SABOTATOREVE TE RREZIKSHEM. TE JAPIN DORHEQJE M ES NJE HERE, NUK MUND TE GJUNJEZOHET SHTETI PER CA DALLAVEREXHINJ. KY ESHTE NJE BLLOKIM I PASTER POLITIK. SHUME NJEREZ NE N ER VOJE PRESIN TE KUROHEN JASHTE, POPULLI PRET VAKSINAT, ATA MENFOJNE PER DYFISHIM TE PAGES. NE SITUATA TE TILLA , PUNOHET EDHE M E RROGE MD TE VOGEL, SHIKOHET DHE INTERESI I POPULLIT, JO VETEM SI PERSONAL.

  15. xhoxhi says:

    Këtu në Greqi para disa viteve puntorët e Metrosë u hodhën në grevë.Prokuroria menjëherë i çoi derë më deri letra për ti fillaur punë turni i dytë .Me të mar letrën filloi puna.Çfarë pret SPAKU nuk e kuptoj.Ata duhen arestuar dhe zëvendësuar edhe sikur të bllokohet për dy tre ditë puna.Kështu nuk mund të shkohet duke i përkëdhelur plerat e Metës dhe Berishë.Që sonte duhen arestuar dhe gjykuar.

  16. Shqiptar says:

    Po çfarè zbatim kushtetute a derèzi.!!!

    Atè kushtetutè, e bètè leckè kur e zgjodhèt, ai qè i jargavitesh zotrote kèto 8 vjetèt e fundit dhe “gazeta” juaj si DEF ZHURMUES pèr vendimet skandaloze dhe pazaret e fèlliqura.
    Kjo qè ndodh me kontrollorèt e Rinasit sot, èshtè pasojè e drejtpèrdrejtè e “dhènies me PPP tè Shqipèrisè drejtorève tè LSI” dhe mospasjes sè asnjè ideje pozitive se si mund tè dilet nga kjo pengmarrje.
    Kètu bèhet fjalè pèr sektorè jetikè, qè nuk duhet tè bèhen kurrè pjesè e diskursit politik.
    Nèse administrata shtetèrore shqiptare, do tè kishte qènè njè sipèrmarrje private, ajo do ishte njè e falimentuar qè nuk i duhej askujt.
    Pèr rastin nè fjalè, nè njè shtet funksional, vendos gjykata (pèr raste emergjence tè sigurisè kombètare, edhe brenda 2 orève nèse nevojitet), nèse kontrollorèt kanè tè drejtè tè hyjnè nè grevè ose jo.
    Nèse pèrgjigja èshtè JO, na duhet njè qeveri qè zbaton vendimet dhe nuk fillon me pazaret e ndyra, siç ka bèrè nè kèto 8 vjet.

    1. Veshi says:

      Duhet Diktatura e ligjit te zbatohet urgjent nga Shteti, te cilit i takon Aeroporti pa asnje tolerance me dialog. Sheti eshte mbrojtes i popullit dhe vete struktures se funksionimit te tij, te dyja te pacenueshme nga greva dhe protesta te demit te rende .

  17. Like Espinoza-La Piovra says:

    Kjo qe po ndodh ne Rinas eshte nje nga pikat e strategjise berishisto-lesheliste per te shkaterruar zgjedhjet e 25 prillit dhe pas kesaj do shohim dhe episode te tjera te te njejtit film te realizuar me skenarit e kinostudios Babale te Shqupit!Dhe kjo behet pikerisht pasi zoti Palmer himnizoi marredhenien e tij “te shkelqyer” me GoldMeten.I entusiazmuar nga fjalet e zotit Palmer dhe konsideratat e tij ne shkallen siperore per kete bandit me imunitet vendosi te hidhet ne sulm,pasi mosdekretimi i ligjeve te parlamentit dhe bllokimi i institucioneve te reformes ne drejtesi i duket nje vogelsire,keshtuqe vendosi te behet edhe me kercenues,me shpresen e ndonje pazari paraelektoral.Dhe per mendimin tim mire ben.Sepse populli shqiptar ka nje shprehje “Po nuk i bere nenen nuk te thone baba!”.Rama ka patur 4 vjete qe duhet ti kishte treguar vendin ketij bashibozuku naziskin.Edhe pse ngriti komisionin parlamentar per ta shkarkuar per shkelje te kushtetutes (per anullimin e zgjedhjjeve,te aprovuar dhe nga Venecia) nuk e beri dhe pas kesaj arriti ne piken qe ky i djallezuar “bindi” apo bleu dhe komisionin e Venecias te loze lojen e kungulleshkave per emerimin e Arta Vorpsit etjetj dhe futi Xhaferllarin ne GJK ne menyre te paligjeshme,pa veting,si askush tjeter; lejoi dhe e la te qete kete bandit politik te largoje me presion e shantazh ndaj KLGJ-se Ardian Dvoranin dhe ne te njejten kohe Vitore Tusha,e cila eshte ne te njejtat kushte me Dvoranin me mandat te mbaruar vazhdon edhe sot ne krye te GFJK-ase ,duke [patur ne krah dhe kamikazen Xhaferllari per te bere ” nje parti te vogel” brenda GJK…Dhe per te gjitha keto Rama ben sehir me shpresen se ky xhongler i korruptuar do qetesohet.Edhe ligjin e pergatitur per kompetencat e presidentit qe u fol se do kalonte per miratim ne kuvend,edhe ate Rama e terhoqi dhe e mban ne sirtar.Keshtu qe Like Floriri e ka fushen bosh.Sa per ironite e Rames,ai nuk e krasit fare,sepse e sheh se RAMA vetem flet e premton,por kur vjen puna te vendose,duke pasur shumicen derrmuese te parlamentit,terhiqet ne menyre te paspjegueshme.Dhe kete Banditi President e di mire.Pastaj ai eshte i tille vemje qe nuk i ben pershtypje gje pervec parave e pushtetit. Berisha dikur i ka thene te fundit ketij perversi dhe ky nga ana e tij po keshtu dhe publikisht i ka thene Berishes dhe sot jane ne sinkron te plote kunder shtetit,kunder kushtetutes (qe Meta e ka vene nen te ndenjurat e tij kushedi sa here,nen shembullin e kriminelit UDB-ash te Shqupit),kunder shumices se shqiptareve dhe sot dyshja perverse,kriminale edhe e degjenruar Like Berisha dhe dy qehajajte e tyre Lyl- Kriemadhja i provokojne shumicen e shqiptareve me grusht shteti e me veprime destabilizuese,pasi e kuptojne se ora e tyre po afron.Fatkeqesia eshte se kete qe shohin shqiptaret ne shumicen e tyre nuk e sheh zoti Palmer,i cili sic duket ” ka besim” ne fjalen e mafiozit tone president e miliarder me rrogen e shtetit!Dhe te njejten gje mund te themi dhe per falenderimet e zonjes Kim ndaj ketij bubuqi te degraduar perpara disa diteve,sepse per syte e botes rane dakort te bejne “detyren” dhe ate qe premtojne diten luftojne ta permbysin naten duke nenqeshur me sarkazme me Juri Kimin e me gotat e rakise perpara! Dhe ne e avokat Ngjela presim ndihmen e amerikaneve te hape dosjen e ketij banditi antipopullor e anti shtet!

  18. joel shkodra says:

    Kudo ne bote kemi degjuar per greva te “kontrolloreve te fluturimeve”. Dhe fluturimet e aeroportet mbyllen per shkak te grevave. Me sa duket, keta ne Shqiperi nuk e kane te ligjshme. Varet nga kontrata qe kane. Ndoshta sepse kemi vetem nje aeroport ne Shqiperi. Kur te behen edhe aeroportet e Vlores e Kukesit, le te bejne greve sa te duan keta te Tiranes, se avionet do te ulen ne Vlore apo ne Kukes (ku do te jene njerez te Rames) e me nje autobuz i sjellin pasagjeret ne Tirane.

  19. Ide e mbrapsht says:

    Si shpjegohet qe opozita shqiptare bene gjithmone gjera te mbrapshme.
    Ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar – je viktim < kete kupton opozita
    Ne kohen e duhur ne vendin e duhur – je hero < kete kupton pozita
    Djege mandate / nuk mere pjese ne zhedhje- Kur opinioni k/nderkombtar thoshte mos e beni kete.
    Republika e re, me cader – Ne te vertet nuk kishte as shi as diell, se ci duhej cadra opozites!
    Profilaksi si te mbrohemi nga COVID-10 – opozita bene mitingje pa maska
    Ska vaksina – ne kohe qe vaksinat erdhen.
    Vaksinat ne dispozicion per shtetasit shqiptar – opozita mos beni vaksinen.
    Ben greva – aty ku nuk duhet dhe ku nuk i mbeshtet njeri
    Ben reforma, me rrotacione te vjetra
    Thote dhe bene ate qe asnjeri nuk do ta degjoj
    Pretendon te fitoj zgjedhjet nje opozite e tille?

  20. L.R says:

    Uroje qe cifti Meta- Berisha te kene fundin e Cauceskut… pasi Istitucionet e Shtetit i sabotojne dhe per kete bresher plumbash…..!

  21. Spiuni i kapur....... says:

    Çdo popull ngre shtetin e tij!!!ATY POPULLI PRODHON 1-JENIÇERE PARTISH(qè se rruajnë fare..po fare).2-HAJDUTE PARTISH(shikoni ç’bëjnë pèr njè vend pune nè administrate)3-PROKURORE DHE GJYQTARE PARTISH(tè korruptuar deri nè fyt dhe te kapur)4-KRYETAR PARTISH HAJDUTE TE PROVUAR DHE QE NUK DUAN TE DALIN PARA DREJTESISE(Fatos Nano,Sali Birishi, Yllir Muti,Monika Kryelopa,Lulush Basha,i degjeneruari Fatmut Mediu dhe në fund frikacaku poturexhi,legen me administraten me te korruptuar Ed Rama)…Po a ka zgjidhje për keta PISA SHKERDHATA qe kanë vènè shtetin e shqiptareve nè Gjunjë?????PO KA!!!! TE LEXOJME DHE TE STUDJOME Ç’KANE BERE POPUJTE E ZHVILLUAR…dhe pergjigja èshtë………

  22. Liri says:

    Bandite e terroriste
    Mjere ne. Lufte kunder vaksinave. Te rafte atje ku te dhemb me shume o Like.

    1. Ciao says:

      Ore seriozisht e keni ju? Ku ka ndodh ndonjëherë herë qe te kesh te gjitha pushtetet e fajin e ka i vetmi pushtet që nuk e ka lartmadhnia. Nuk ecet përpara me fajin e ka Saliu o qyp.

  23. Vranakonti says:

    Drejtesia duhet te veproi menjehere, te vere ne pranga Meten dhe Berishen si dy njerez qe kerkojne destabilizimin e shqiperise ne prag zgjedhjesh.Keta e kane vendin ne burg.Ngjarja e Rinasit sot eshte nje nga me te rendat e skenuar nga Berisha dhe Meta.Nuk ja kane borxh shqipetaret ketyre maskarenjeve.Nuk do votohet kurre PD dhe LSI.Edi Rama kryeminister se po punon mire,i cili ngrihet qe ne mengjes dhe e ke ne pune, ku te vaksinat,te ndertimet e termetit deri te fushata e ndersheme qe po bene per 25 Prillin.

  24. Ndroqi says:

    Albin Kurti do e mari pergjigjen ne 25 Prill,te shohim sa do I vlej lekura me vone bashke me tutorin e tij Sali Berisha.

  25. Toni Montana says:

    Arretojini te gjithe keto ligje thyes qe per interesa personale dhe politike kane paralizuar te gjithe vendin. Vendosni njerez te tjere aty qe nuk kane lidhje me politiken dhe qe te jene te pergjgjshem per detyren qe bejne. Kesaj I bie sa here keta te kene stres ti bejne naften punes dhe te lene nje komb pa fluturime ajrore. Jazek ju qofte more buke shkale.

  26. Zeno says:

    Po mire Z. Mero! Ja u shkrua edhe ky artikull!
    Por prape nuk zgjidhet problemi! Cfare dua te them une me kete?
    Dua te them po SHIK-u cfare ben, akoma me Saliun dhe Ilirin eshte! Sherbimi “sekret” (Sherbim sekret i thencin), perse eshte? Apo edhe punonjesit e SHIK-ut jane edhe keta me stres? Ky sherbim ka pergjegjesi te madhe, nese nuk eshte edhe ne sherbim te Saliut dhe Ilirit? Mendoj se SHIK-u
    me pare informon Saliun dhe Ilirin dhe aspak Kryeministrin e vendit! Kryetari i ketij sherbimi duhet shkatkuar dhe te penalizohet! Per kur duhet SHIK-u, nese jo per situata te tilla qe cenojne sigurime kombetare! Kryeministri duhet te dije se Saliu dhe Iliri po pergatitin nje 6 Janar si ne Amerike ne Capitol Hill! Prandaj duhet te marre masa ushtarake, ne menyre te vecante ne qendrat zonale te votimeve dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve! Mos mendoni se Saliu dhe Iliri kane frike nga Amerika! Aspak! Ata do te vene ne jete planin e tyre per nje Lufte Civile, dhe kete po e dekkarojne gjate fushates elektorale!

  27. sula says:

    Zoti Kryeminister, mos ki frike
    Zbato ligjin pa hezitim, arrestoi qe te gjithe, coi ne Reps ose Bulqize te punojne ne miniera nentoke qe kur te shohin driten e diellit me sy te kene feste,
    Mos lejo nje grusht maskarenjesh te neperkembin dinjitetin e shtetit Shqiptar
    Po nuk pate specialiste kerko ndihme nga aleatet e NATO-s dhe keta palaco te mos e shohin driten e diellit me
    Bej kete, pastaj merru me Ilirin e Saliun. po per keta nuk ke b,,,, ti se aty i kishe prej kohesh; ngrite goxha komision per shkarkimin e presidentit, punuan nje vit, nxorren ne pah zullumet e tij e ne fund ti e fale
    Pse
    Gabime te tilla jane te pafalshme
    Guxo nese do qe vertet te marresh mandatin e trete e ta cosh Shqiperine ne Europe

  28. Tirona says:

    Te kontrollohen kamerat qe jane brenda salles te kulles se vrojtimit se mos i kane fikur ne kohen kur keta punonjes te kontrollit po qendronin pa punuar, dyshohet se mos kane kryer veprime duke nderhyre tek aparaturat e kesaj salle dhe mbasi kane mbaruar pune i kane hapur perseri kamerat, prokuroria duhet te sekuestroje pamjet filmike ne kohen kur keto nderprene punen. Keta punonjes ne asnje menyre nuk duhen te rimeren ne pune AlbKontrolloi nuk duhet ti pranoje sepse te gjithe jane te stresuar dhe stresi nuk largohet per nje dite dhe te punosh i stresuar ne ate vend pune eshte e ndaluar . Keta punonjes nese duan te rikthehen ne ate vend pune duhet ti drejtohen gjykates dhe gjykata perpara se te filloj gjykimi duhet qe ketyre punonjesve ti kerkoje te bejne testin tek makina e se vertetes per te pare nese keta kane qene me te vertete te stresuar apo kane zbatuar urdherat e dikujt si dhe te jene te paisur me certifikate shendetsore nga nje komosion mjekesor ku te tregohet se nuk jane te stresuar mbas kesaj gjykata te japi vendimin per ta , nuk mund te lejohen qe keta te stresuar te punojne me ne kete vend pune qe ka te beje me sigurine e vendit pa kaluar tek makina e se vertetes dhe pa nje certifikate shendetesore dhe pa nje vendim gjykate dhe te gjitha keto shpenzhime financiare te mbulohen nga vete keta punonjes.Tani per tani keta punonjes te stresuar ne asnje menyre nuk duhet te rifillojne punen se do tju sjellin katastrofa te papara te cilat do te jene te pa riparushme si dhe do te cenojne sigurine kombetare te Shqiperise, mbasi ti bejne do te justifikohen se kemi qene te stresuar .AlbKontrolli tani per tani nuk duhet ta degjoj qeverine qe thote rimerni ne pune Ata qe kane reflektuar por te lidhet sa me shpejte me kompanite ajrore Lufthansa’s,Alitalia dhe British per te mare punonjesit e tyre qe i kane shkurtuar per shkak se disa aeroporteve te shteteteve te tyre kane falimentuar si pasoje e kesaj pandemie .

  29. Malo says:

    Zakonishte ju nuk publikoni ato cfar une shkruaj por une perseri kur ta shofe te arsyeshme do ju kudershtoje.

    Ne publiku poshte dmth ne te vuajturit apo provincialet ashtu si ma quando juve mendojme se gjithe kete gjullurdi te pregatitur tani prepara zgjedhjeve e bene vetem Lideri jote o Mero,ai i gjatiiiiii atije i interesone rremuja jo neve jo se ne e kemi menduar mire qe do ta qerojme kete moster.

  30. zebra says:

    Z. Baze, nuk jam ndakort me ju. Fajtori kryesor ketu eshte EDI RAMA, dhe vetem ai. Arsye eshte mese e thjeshte. Na la ne socialistet e ndershem, 8 vjet rrugeve, si puna ime qe me perzuri PD-ja si i majte, dhe mbajti ne pune me rooga te majme, demokratet e lsi-stet , njerzit e kokave te medha. Ndaj Edi Ramen edhe ne b….th ta q….. mire ja bejne kurves se mutit.

  31. zebra says:

    perse nuk e postoni komentin tim. Ju vjen keq per ed ramen?

  32. Mesuesi says:

    Gjendja ne Albkontroll eshte merite e Ballukut,e Rames dhe soj e sorrollopit te tyre.Opozita ne Shqiperi ka celsat e kashtes.Apo e kemi gjetur kollaj.Qeveria dhe Rama deshtojne dhe kori i militanteve bertet.Gjithe fajin e ka Saliu,dhe tani eshte shtuar dhe Meta.Po kush e vuri Meten President.????!!!!Saliu apo Rama?Keto jene pislleqet e kompromiseve te qelbura te te Rames.Ketij lloj politikani me sa duket i ka erdhur fundi.

  33. Beci Benet says:

    U pa puna. Do perdorim aeroportin modern te Kukësit, atë bashkëkohor të Vlorës, të Gjirokastrës dhe së fundi EDrama do hapë ( pas dy ditësh se spo gjente çelsin) aeroportin kontinental të Sarandës. Punë e madhe se Rinasi do çlodhet ca ditë me kontrollorë synetllinj nga Edreneja. Ka menduar rilindja e Tires, Edvin Priftit, PPP-ve, dhe Beqire Ballukut për kete dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *