Lulzim Basha i ra pragut që të dëgjojë dera

7 Prill 2021, 11:42Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Takimet elektorale me makina dhe njerëz që e presin në hyrje të qyteteve, të cilat Lulzim Basha kërkon t’i paraqesë si spontane, në realitet nuk janë të tilla. Çdo gjë në agjendën elektorale të Partisë Demokratike është e programuar. Dihet data, ora dhe vendi ku kryetari Basha do të shkojë në filan qytet dhe për këtë bëhen përgatitjet qysh një ditë përpara duke u njoftuar grup-seksionet e PD-së që të marrin masat për pjesëmarrje.

Në varësi të llojit të takimit, ose nxirren disa qindra individë me makina e flamuj që bërtasin e brohorasin për liderin e tyre, ose vendosen disa karrige kur tema është me një komunitet të caktuar.

Edhe kur Lulzim Basha ka në program ecje të lirë rrugëve të qytetit, personazhet që i dalin përpara dhe shkëmbejnë dy fjalë me të, sërish janë pjesë e skenarit. Asgjë nuk duhet të dalë jashtë parashikimit të konsulentëve izraelitë. Për t’i paraprirë të papriturave që sjellin transmetimet e drejtpërdrejta e pa filtra, është gjetur mënyra e filmimit paraprak, përpunimit në studio, shkurtimit të sekuencave problematike dhe më pas transmetimit për mediat të cilat praktikisht marrin një material neto, pa asnjë gabim.

Ka raste, siç ndodhi javë më parë, kur teksa Basha bënte një takim me arsimtarë, pamjet jepnin fytyrën e tij kurse audio shoqërohej me zë gruaje, por pas këtij incidenti nuk u panë më gabime në montazh.

Të martën Lulzim Basha u pa të bredhi rrugë të njësisë nr.10 në Tiranë. Befas një qytetar i del përpara dhe i bën një kërkesë të tillë: “Mos bëni koalicion me LSI se ju ka sharë shumë keq kur ishte me PS”. Ndërkohë Basha ia pret: “Mbaje mendjen te familja jote dhe te prindërit e tu dhe voto nr.9 më 25 prill”.

Aq i sajuar ishte dialogu saqë skenaristët nuk u kujdesën që qytetari i “rastësishëm” të vijonte rrugën e tij, por pasi e kishin porositur se çfarë duhet të thoshte, ai vijoi ta ndiqte Bashën deri tek dera e lokalit të Vaqarëve, ku pasi pëshpëriti aty dy fjalë miratuese me kandidaten demokrate, hyri në të.

Që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike kërkojnë që elektorati të votojë nr.9, kjo është më se legjitime. Ajo që ngre dyshime të forta është se përse ai e futi për keq në këtë mes emrin e LSI-së.

Duke mos qenë transmetim i drejtpërdrejtë, regjia e PD-së kishte gjithë kohën e mundshme që ta hiqte atë dialog për të respektuar kontratën paraprake që Lulzim Basha ka lidhur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për koalicion paszgjedhor.

Në fakt, qëllimi i atij momenti dialogues ishte që të jepte një mesazh për elektoratin demokrat të cilin e ka përthithur gjatë viteve 2010-2017 LSI-ja. Janë jo pak, po afro 200 mijë vota.

Lulzim Basha po kërkon që të kthejë sa më shumë prej tyre si votues të PD-së. Dhe sondazhet po e tregojnë këtë. Praktikisht ai po lufton që në planet e tij të fitores të mos ia ketë nevojën LSI-së, pra të mos jetë peng i dyshes Meta- Kryemadhi.

Lulzim Basha e ka kuptuar se po të vijë në pushtet, sa e vështirë do të jetë për të bashkëjetesa me atë çift që nuk bën kompromise deri sa t’u dalë e tyrja.

Prandaj jo vetëm që kurdisi me skenar tip “Babale” takimin e “rastësishëm” me qytetarin, por u kujdes ta transmetojë edhe “live” që t’i tregojë kujtdo të zhgënjyer nga radhët e demokratëve për marrëveshjen me Monikën, se Partia Demokratike po lufton për të fituar pa LSI-në nëpër këmbë.

Tani pritet që të shihet se si do reagojë Kryemadhi. Në rast se vijon të bëjë rolin e naives dhe nuk e sheh se si po i firon elektorati që mezi e kishte konsoliduar në një dekadë Ilir Meta, atëherë me të vërtetë që nuk e meriton as llagapin “fallxhore” që i ka ngjitur Rama.

Për parantezë, meqë jemi te Edi Rama dhe tek e majta në përgjithësi, nuk ka asnjë dyshim se po të ishin bashkë PS e LSI, Partia Demokratike do ta kishte noterizuar dhe hipotekuar me kohë qëndrimin në opozitë të përjetshme. Por babëzia e çiftit Meta- Kryemadhi dhe frika nga Reforma në Drejtësi, bënë që të kërkojnë bashkëpunëtor më të menaxhueshëm prej tyre, siç është Lulzim Basha.

Ky i fundit tashmë është në ekzaltim e sipër prej “pritjeve” pompoze që po i bëhen në çdo hyrje qyteti, ndaj ka fituar vetëbesim. Sinjalin e parë për ta nxjerrë nga skena LSI-në e dha në hapje të fushatës elektorale ku Monika Kryemadhin nuk e ftoi as për sy e faqe tek Sheshi “Nënë Tereza”, qoftë edhe në fund të rreshtit.

Kurse video e porositur e ditës së martë, e dyta në radhë, ishte një goditje e fortë ndaj LSI-së. Vetë Lulzim Basha nuk del dot hapur, ndaj gjeti mënyrën indirekte duke krijuar mizanskenën me qytetarin e “rastësishëm”.

25 prilli po afron dhe deri atëherë do të dëgjojmë vazhdimisht “krisma” të tilla nga qytetarët e “rastësishëm”. Po deri atëherë Monika dhe Iliri do të jenë duke u marrë me Ramën, pa e kuptuar se Luli po i bie pragut të LSI-së që të dëgjojë dera demokrate e strehuar aty.

11 komente në “Lulzim Basha i ra pragut që të dëgjojë dera”

  1. Berti says:

    Ketro he mo! Po plasni nga inati dhe nuk dino ca po thoni mee!! Merresh 24 ore me fushaten e bashes duke gjet arsye pse ai dhe monika do zihen??!
    Kaq rende jeni me sondazhet? Skeni faj se 8 vjet i keni liruar nenen ketoj vendi dhe tani eshte momenti per te marre mbrapsht shuplakat.
    Merru me ramen o ketro. Se sa me shume merresh me pd dhe lsi aq me rendesi i jep.

  2. Anila says:

    Nje gje eshte e sigurt. Rama 71 nuk i ben dot.
    Prandaj filloni shikoni realitetin ne sy.
    Lal eri dje e shkundi thesin. Beri sikur hoqi dhe nja dy taka se u tmerrua nga sondazhet. Skisha pare ndonjehere “shtyrje pagese tatimi per biznesin e vogel deri ne maj”???! Sa te mbarojne zgjedhjet dmth. Duket qe spo di me cfare te beje.
    Ai i madhi kercenon mesuesit qe do ikin nga puna po votuan Pd ose Lsi?! Nje gje ta kesh te qarte rama. Gjithe drejtoret e shkollave te ciklit te ulet dhe te mesem qe jane militante te Ps dhe qe ” rastesisht” dolen fitues per vendin e punes si drejtore, do largohen. Mesuesit e thjeshte te pd apo ps qofshin as ka per ti levizur kurre askush nga puna.

    1. Sancho says:

      71 nuk i ben, po 72 ne xhep i ka. Mos e rruni fare ju pd-istat e vegjel, merrni paret per te cilat paguheni, se me shume se postimet online nuk beni dot, as per veten e as per partine.

    2. ana says:

      A presim nje bast? Ti kap 72 e poshte une 73 larte. Pra po ishin deri ne 72 deputete te PS-se bastin e fitoni juve. Hajt se edhe te 73 po jua fal. Pra une fitoj nese PS merr 74 e larte deputet. Basti konsiston ne nje dreke ose darke ne ndonje resort clodhes; sipas rezultatit do paguani ju ose une. Si thua?

  3. pershendetje revolucionare - dashamiresi says:

    Rilindjote, me kohe Rama ju ka mbushur gojen me Bajga me lopate dhe ju ka detyruar te thoni “Po hame Mjalte!
    A nuk ju perplasi tek kryeministria me 21 janar 2011 me videon Meta-Prifti?
    A nuk ndau pushtet me Ilir Meten ne 2013?
    A nuk e zgjodhi Ilir Meten sebepciun e 21 janarit si…President !?
    Mesoni nga Bajgat qe ju ka ngopur Edi Rama nder vite, dhe pregatituni te mbllacisni (ku i dihet) edhe nje Bajge pas zgjedhore me LSI se eshte mesuar tu ngopi me Bajga.

  4. Vranakonti says:

    Kure ra mortja ne fshat,Nastradini tha larg mehalles time.Kure ajo ra ne mahalle,ai tha larg shtepise time.Kure ra ne shtepi,ai tha large bythes time. Edhe Basha po e shikon ngusht se do humbas ne 25 Prill (pasi populli nuk mund t’i votoi kriminelet),po krijon gjera te pa imagjinueshme.Keto qe bene Basha jane paralajmerime per LSI se nuk ja ka shume nevojen asaj partie paçavure qe shkon nga fryne era.LSI-ja do shkoi per skrap.

  5. Per dashamıresın Per te gjıtha vrejtjet ke plotesısht te drejt Cıftın Meta kryemadhı ı mbajten sa ı kıshım te ndershem Kur epame se na dolen te pamoraleshem ja beme dalje PD Keshtu e kane keto puneTy nuk teka ndodhur

  6. Konjak says:

    Jepi Ketro , shkruaj sa me shume brrockulla kundra opozites se te mbaroi koha e arte e fitimit te parave me thes , per nje shkrim ku vetem shan e pergojon opoziten . Vertet te shkon ne mend se do percash opoziten me silogjizma te dala boje ?.. Kompromisi ne politike behet vetem per te realizuar nje program te caktuar , per permiresimin e gjithe jetes se vendit , dhe jo per te vjedhur e shkaterruar sa me shume te jet e mundur , kete popull te trazuar e te perdorur nga monizmi e neomonizmi ;, sa vrasim vellai –vellain per nje shul e ca droge . Patem shpresa para 8 vjetesh , se do ndertonim nje qeverisje me ide te reja me intelektuale te rinj , , me menyra te reja te punesimit , prodhimit , tregetimit , shperndarjes , por jo , s’qe e thene . Erdhi ne krye te pushtetit ai qe se prisnim , s’perfilli ligjet , shkaterroi intitucjonet , ndertoi qeverisje oligarkesh , hapi dyert nga hyne derri e dosa , bllokoi prodhimin e brendshem , largoi gjithe punetoret e aft nga vendi , shkaterroi politiken e jashtme , Popullsine e ndau , ne te mite e te atij botit , Kerkon te sjelle nga bota e jashtme punetor te vobekt ti perdor per skllever , Harroni ato vite , per ju te arta , te tjereve na nxiu jeten ; dhe te jemi se fundi te gjithe bashk , te barabart ne mes te barabartesh .
    A nuk do ishte me mire keshtu ? Apo ju do vazhdoni te kerkoni e siguroni nepermjet Rilindjes , pjesen e luanit ?!?!.. Shqiperia eshte dhe duhet te jet e gjithe shqipetareve , jo vetem e uzurpatoreve .

  7. Zeqir says:

    75 deputete I ka te sigurt EDI RAMA JU de. okrate qe keni zanat lopen nuk humbni gje se lopen aty e keni ndersa KUSH ka shkolle do te sistemohen ne pune shtetk PAVARESISHT se me ke parti jane sot.
    EDI RAMA do BEJE ate qe se ka bere ASKUSH
    NJE S H Q I P E R I PER TE GJITHE SHQIPETARET.
    EDI RAMA ESHTE E SOTMJA DHE DO TE JETE E ARDHMJA E SHQIPETARISE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje