Mamaja shtang në ditën e dasmës kur zbulon se nusja e djalit është vajza e saj e humbur

Një grua mbeti e shtangur në ditën e dasmës së djalit të saj kur bëri zbulimin e pabesueshëm se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh. Nëna e nuses dhe dhëndrit thuhet se shpërtheu në lot pasi e kuptoi se kush ishte ajo që po martohej me djalin e saj kur vuri re një shenjë lindjeje në dorën e vajzës. Ky bashkim i jashtëzakonshëm ndodhi në Suzhou, provinca Jiangsu në Kinë në 31 Mars.

Mamaja e dhëndrit vuri re gjatë ceremonisë një shenjë e cila ishte e ngjashme me atë në dorën e vajzës së saj të humbur, raporton mediat e huaja. Pasi zbuloi shenjën e dallueshme, gruaja thuhet se iu afrua prindërve të nuses dhe i pyeti nëse ajo ishte birësuar më shumë se 20 vjet më parë.

Familja u hutua nga pyetja pasi kishte qenë prej kohësh një sekret, por i treguan se e kishin gjetur vajzën buzë rrugës vite më parë dhe ata e rritën si vajzën e tyre.

Vajza e humbur thuhet se e përshkroi takimit me mamanë e saj si momentin më të lumtur të jetës dhe se vetë dita e dasmës.

Kuptohet që ajo u shqetësua për martesën me vëllain e saj më të madh, por doli që ai ishte birësuar dhe kështu nuk kishte asnjë kundërshtim që martesa të vazhdonte. Gruaja kishte adoptuar një djalë pasi humbi shpresën për të gjetur vajzën e saj të zhdukur, raportoi Oriental Daily, dhe ajo e kishte kërkuar atë për vite me radhë, por pa sukses.

Ajo tha se nuk do të kishte ndonjë problem me këtë martesë pasi çifti nuk ishin vëlla e motër biologjike. Çifti përfundoi ceremoninë e martesës pa ndonjë surprizë tjetër të madhe.


3 komente në “Mamaja shtang në ditën e dasmës kur zbulon se nusja e djalit është vajza e saj e humbur”

  1. Epo ec e mbushjani mendjen kokëtulëve fetarë që thonë se gjithë bota ka dalë nga Adami dhe Eva. Si dolën? Me kë u martuan fëmijët e tyre? Mes vedi? Motra me vëllezër?! Çfarë përralle shpellarësh idiotë perversë!

  2. E kemi pare kete telenovele , “Fate te kryqezuara “

  3. molle e krimbur says:

    molla e krimbur kjo eshte broblemi jot qe nuk beson ne zot dhe besimi eshte dhurat nga i madhi zot atehere dicka nuk shkon me ty pastro zemren dhe kjo eshte nje gje e padiskutueshme qe te gjith ne jemi pasardhes te babait tone adem dhe nenes tone haua ( adem dhe eva).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *