Nga Italia të sigurt, Strakosha ikën nga Lacio. Tare gati pasardhësin

7 Prill 2021, 16:21Sport TEMA

Ka qenë padyshim një sezon i pafat ky aktuali për Tomas Strakoshën. Mes COVID, dëmtimit dhe ndonjë gabimi në fushë, gardiani i kombëtares humbi postin e titullarit te Lacio teksa tashmë i preferuari i trajnerit Simone Inzagi është Pepe Reina.

Kjo situatë e ka lënë të pakënaqur portierin i cili duket se do të provojë një aventurë larg bardhekaltërve dhe Italisë. Ofertat për të nuk mungojnë, sidomos nga Anglia ku e preferojnë shumë.

Ndaj, mediat përtej Adriatikut duke e parë thuajse të sigurt largimin e Strakoshës, kanë nisur të parashikojnë edhe goditjen e radhës të drejtorit Tare, pikërisht një portier për të zëvendësuar shqiptarin.

I preferuari i Tares duket se është Lorenco Montipi, pjesë e Beneventos dhe deri tani ka qenë një nga më të spikaturit në ekipin e tij.

2 komente në “Nga Italia të sigurt, Strakosha ikën nga Lacio. Tare gati pasardhësin”

  1. Jorgo says:

    sa here e shifsha kete Thomane e Fotos, nuk e di pse me kujtohej shprehjas “pordhe jevgu”

    1. tifozi says:

      Jorgo-Tomasi eshte i ri, por duhet vleresuar per kontributin qe ka dhene, perndryshe quhemi mosmirenjohes. Foto Strakosha, gjithashtu ka meriten e tij per kohen kur ka mbrojtur porten e kombetares, por edhe per rritjen e djalit me dashurine per vendin e tij te origjines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje