Pekini kalon Nju Jorkun për numrin e miliarderëve

Pekini tejkalon Nju Jorkun duke u bërë qyteti me numrin më të madh të miliarderëve në botë.

Sipas mediave amerikane, të cilat citojnë renditjen e Forbes për pasanikët, Pekini ‘fitoi’ 33 miliarderë në vitin 2020, duke arritur në një total prej 100 të tillë.

Nga ana tjetër, Nju Jorku ka shtuar shtatë, duke shkuar në gjithsej 99.

Më i pasuri në Pekin është Zhang Yiming, themeluesi i Bytedance, kompania që i përket TikTok.

Ndërsa në Nju Jork është Michael Bloomberg.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *