Prej vitesh rrugët e Shkodrës pa ndriçim , Benet Beci zgjidh problemi brenda 4 ditësh

7 Prill 2021, 16:14Politika TEMA

Pak ditë më parë, kandidati për deputet Benet Beci, ishte i pranishëm në zonën e ish – Zooteknikës, një lagje periferike e Shkodrës. Gjatë takimit me banorët e atjeshëm, Beci i dëgjoi ata për problemet e përditshme që hasnin si komunitet.

Dje në mbrëmje patëm një telefonatë nga banorët. Kërkuan praninë e kamerave. Donin të na tregonin diçka. Pa bërë shumë bujë, në rrugë u vendosën brenda katër ditësh linja elektrike dhe 20 sete ndriçuese, duke i dhënë fund një problemi që zgjaste prej vitesh për këtë komunitet.

Nga kandidati Beci, asnjë gjurmë. Stafi i tij na tha: rëndësi ka që u zgjidh diçka. Mjetet dhe mundësitë gjenden gjithmonë, jo vetëm në fushata. Mjafton vullneti për të bërë gjëra, dhe ne këtë do ta kemi në çdo ditë të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje