Rama flet për projektin si Park Kombëtar: Në asnjë mënyrë s’do lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale në Vjosë

“Në Vjosë nuk do të lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale”. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje Skype për emisionin “Wake Up”.

Kreu i qeverisë theksoi se prej kohësh po punohet për projektet konkrete për Parkun Kombëtar të Vjosës, por sipas tij, duhet trajtuar në mënyrë të kujdesshme.

“Së pari ideja e Vjosës Park Kombëtar, kemi qenë ne që e kemi promovuar të parët. Për Parkun Kombëtar të Vjosës kemi kohë që po punojmë me projekte konkrete.

Zona e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht dhe përfundimisht Vjosën nga ndërhyrjet në shtratin e saj.

Pra, që nuk lejon në asnjë mënyrë ndërtimin e digave për hidrocentrale, kjo është e sigurt.

Ndërkohë që koncepti i Parkut Kombëtar është një koncept, i cili nuk mund të shtrihet dot përgjatë gjithë Vjosës duke kapur brenda edhe qytete madje.

Por, duhet trajtuar në mënyrë shumë të kujdesshme në sensin e ndarjes së qartë të zonës së mbrojtur dhe zonës Park Kombëtar, në mënyrë që të kemi mundësi që në pjesën e zonës së mbrojtur pikërisht të stimulojmë agro-turizmin, sepse në një park kombëtar është e pamundur të ndërhysh për agro-turizëm apo aktivitete të tjera”, theksoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama flet për projektin si Park Kombëtar: Në asnjë mënyrë s’do lejohet ndërtimi i digave për hidrocentrale në Vjosë”

  1. Zaho says:

    Po e shpallet vjosen park komb.hallall do mbahesh mend o Edo

  2. ... says:

    po po ja sa te marre votat
    sa mbajte fjalen per tokat

  3. vjeshta says:

    Po për Valbonën pse nuk bëre asgjë?!
    Apo edhe Vjosa do të përfundojë si Valbona,pas zgjedhjeve?

  4. rexha 10 says:

    PO TE MOSE E BENTE EDI VALBONEN,DO TA BENTE ALBINI I KOSOVES, SEPSE E KA ME AFERSE SA EDI.NDERSA PER VJOSEN KANE RENE DAKORTE ME ALBININ E KOSOVES QE TA BEJNE PARKE KOMBETARE,PORE NUKE ESHTE DAKORTE SALIU ME ILIRIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *