Rama: Meta e Berisha duan të rrezikojnë shtetin

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit nga greva e kontrollorëve për kryeministrin është i nxitur politikisht.

“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm, është marrë peng aktiviteti i aeroportit nga një grup i nxitur drejtpërdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Po përdorin  një gur me emrin Leshko. 

Kupton edhe një herë se si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në këtë përpjekje për të rrëzuar Qeverinë tonë, duke rrezikuar shtetin. Kanë bllokuar edhe vaksinimin. Por nuk do t’ia arrijnë. Kanë gjetur Qeverinë dhe Kryeministrin e gabuar. Unë shpresoj shumë dhe u bëj thirrje punonjësve që të kthehen në detyrë një orë e më parë”.

Pasi shpjegoi arsyet e uljes së pagave për kontrolloret kryeministri flet dhe për dëmin që i shkakton vendit ky bllokim.

“Paga është ulur si rezultat i pandemisë që ka goditur kudo dhe ka goditur më së shumti sektorin e transportit. Aktualisht e kanë mbi 2400 dollarë dhe nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë. I kanë bërë llogaritë gabim por plani i tyre për të mbyllur aeroportin mundësisht deri në zgjedhje dhe plani për goditjen e sigurisë kombëtare do të dështojë.  

Bllokimi i aeroportit bllokon ardhjen e vaksinave, bllokon lëvizjen e qytetarëve. Këta të gjithë janë socialistë, demokratë, me bindje të ndryshme dhe goditen po njësoj në emër të asaj politike ogurzezë për Shqipërinë, ekonominë e këtij vendi, të ardhmen e këtij vendit”.

Rama thotë se e di dhe arsyen përse bllokimi i aeroportit ndërkombëtare Nënë Tereza erdhi në këtë moment, e që sipas tij lidhet me hapjen e aeroportit të ri të Kukësit.

“Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit”.

Takimin elektoral në Tepelenë e shfrytëzoi për të folur dhe për gjyqin e humbur të shtetit shqiptar me sipërmarrësin italian Francesco Beçhetin siguroi se nuk do të marrë asnjë qindarka nga paratë e shqiptarëve.

“Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do të marrin atë që nuk thuhet, atë që ngelet dhe nuk hahet. Ai marifetçiu i paskrupullt  kërkohet nga drejtësia e shqiptarëve dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve”.

Gjykata e arbitrazhit e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, por kryeministri thotë se beteja ligjore për këtë çështje do të vijojë.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Rama: Meta e Berisha duan të rrezikojnë shtetin”

  1. kosta says:

    bej ate qe beri presidenti Regan. mos u vono asnje sekonde.

  2. Kozmo says:

    Z. RAMA KA FAJAET E TIJ, E PARA ESHTE, QE TREGOHET SHUME I BUTE ME OPOZITEN. NDERSA ATA JANE UJQER TE VERTETE, ZJARRIN DUAN TI VENE SHQIPERISE, DUKE PUNUAR SI URITHI. GABIMI I RAMES, QE KA LENE NE RINAS MASKARENJTE E LSI DHE TE PD, DHE JA SOT I NGRIHEN DHE ME URDHER PARTIE MUNDOHEN TE BEJNE PUC. ATA RAMA DUHET ME DORE TE HEKURT, TI ZHDUKI NGA PUNA DHE TI PADISI SI ARMIQ, QE SABOTOJNE SHTETIN. NUK KA PARDON PER ATA.

  3. ERTV says:

    O artist pikturist 🎨 !
    Ti sikur me Rilindjen dhe Rilindëset e tua bëje shtet..
    Madje të votuan për këtë gjë shumica absolute.
    Tani po na thua që Iliri me të cilin qeverise 4 vjet, për shkak të te cilit u vranë 4 në Blv për të ardhur ti në pushtet, të cilin ti e bëre president na rrezikon shtetin????
    Dhe Salih mortja dhe pas 8 vjetesh ka kaq akses dhe fuqi sa ta rrezikoj po ashtu?
    Pyetja e ime është
    Po çfarë shteti bëre ti me Rilindëset e tua Tutti Frutti??
    Shtet, të lodhur. Nepotik, klientelist, harrem 99-çash dhe Mjaftistash…
    Rilindje e lodhur..
    Ti Edo i bërë telef
    ( T’a justifikoj veç nqs ky është plani yt I tërheqjes)
    Boji t’fala Salih-ut dhe Likes dhe Lulit, Edo….

  4. k says:

    Tani shikohet forca e shtetit ligjor.
    Zbato ligjin ndryshe jeni bashke.Bëjini shembull të mos ndodhi prap.
    Sekuestroje aeroportin,vëre në dorë të ushtrisë siç ndodh në demokracitë e përparuara.
    Kurse ata fshatarët të kthehen të mbjellin domate.

  5. 1-“Drejtesia ” jashte Kontrolli bo c’i do bytha edhe mbi Tavolinat e zyrtave pallohen (nen sherbimin e bandes se Lalzit )
    2- Aeroporti -jashte cdo Kontrolli (nderkohe qe ne cdo shtet – i behet Skaneri kush jane dhe cfar karakteri kane – afrojne Sigurin e duhur dhe sa te besueshem jane ne ato Poste pune ne Aeroport)
    3 – Media eshte totalishte jashte cdo kontrolli (dhe bejn me shqiptaret cfar i do trapi per 30-vjet ,jane aq prane sa ti nxjerin edhe trute nga kafka sepse Semundje nuk kan len pa i shkaktuar ne koke shqiptareve )


    Pra zoti KM cfar Shteti drejtoni ju pervec Ministrise se Ndertimit ?
    Si mundet te peretendoshe Shtet dhe afroshe siguri qytetareve shqiptare ,kur ti vet ,
    nuk ke nen Kontroll (ne sherbim te Shtetit tend )
    kto 3-Shtyllat kryesore te Shtetit ?
    Ti del e na tregon neve se cfar po ben salih berisha dhe presidenti jote muta ,
    nderkohe qe ata kane gjithe jetes qe veprojne kunder ktij Shteti ?
    Un nuk kuptoj e dini ju zoti KM se nuk jeni ne ate Pozicion si KM e trajtoni gjithcka Privatishte si qytetari E:Rama
    dhe maredhenjet Shtetrore ti krijoni te tilla ,
    nderkohe qe ju keni nji pergjegjesi ndaj ktij Shteti dhe duhet gjithcka te veproni si Shtetare
    e jo si nji qytetare vs gjithe atyre qe demtojne kte Shtet ?
    Kujt i kerkon zotrote tani te Stopoje dy Kriminelet Greko-Serbe -.qe juve si Shtet nuk ju ben aspak pershtypje ?
    Neve ?
    Popullit ?
    Apo Miqve qe mbasi ju kan rrasur gishtin ne bythe ,po ju rrasin krahun brenda dhe ju
    boni si ai Gamori ne porallen me Ujkun _ Ah sukur te jem ne ender ?
    Kjo eshte cmenduri ,jo Qeverri .
    Vepro si Shtetare ose pirdhu se na qite trut . 🙁

  6. ÇUN QYTETI e jo katundar Skrapari apo malcurhane Vuqidolje says:

    Precedentët janë, Regani, Spanja, etj.
    Pse nuk vepron prokuroria me urgjencë ? Çbën SPAK ?
    Kontrollorët nderprenë punën menjehere, ashtu duhet të kishte vepruar edhe organet ligjzbatuese.
    Flakë për flakë. Plumb për plumb. Zjarrit me zjarr.
    Në gopin e sëmës së Leshkos, të Sheqeres së Saliut dhe të Fiqiretes së Ilir Metës të venë. Ata dhe banda e tyre.
    Ky, është GRUSHT SHTETI I PASTËR.
    Cënuar direkt, pa asnji ekuivok, SIGURIA KOMBËTARE.
    ÇBËN BYROJA KOMBËTARE E HETIMIT ?
    ÇBËN SPAK-u ?
    ÇBËN PROKURORIA ?
    KU ËSHTË POLICIA ?
    Duhen arrestuar këta të parët, Policë,, Prokurorë, etj, etj, për mos kryerje të detyrës, e pastaj me kontrollorët që,kanë bërë GRUSHT SHTETI.
    ÇDO SEKONDË QË KALON RËNDON SIGURINË KOMBËTARE.
    TURP PËR SHTETIN
    TURP PËR KRYEMINISTRIN, QË NUK DUHET TË MJAFTOHET QË E KANËNË DORË ORGANET LIGJZBATUESE.
    SA PËR PRESIDENTIN, AI ËSHTË PALË ME KONTROLLORËT, DHE DUHET TË ARRESTOHET BASHKË ME ATA.

  7. Buda says:

    O Edi, lere propaganden por tregoje veten qe je Burre Shteti.

  8. Ilirjan says:

    Nuk ka nevoje Rama ta mesoni ju… te gjithe qe dini gjithçka. Ai e ka thene qe ne momentin e pare, dhe ajo po behet. Prokurorin po levez. KAMIKAZET e ilir metes i bene keq vetes ne radhe te pare. Ata jane te pabesueshem dhe te papergjegjshem per punen qe u eshte besuar. Trapa qe per partine u hodhen ne zjarr. Ata edhe te duan tani te kthehen, NUK DUHEN LEJUAR. Nato dhe aleatet e Shqiperise, i kane 70 vete personel te gatshem per te na ndihmuar, aq me teper qe hapsira ajrore shqiptare, eshte edhe e Nato-s. Rama e tha, kane gjetur qeverine dhe kryeministrin e gabuar.

  9. kujtimi says:

    Rama vepro sa me shpejt e zgjidh situaten edhe me forcen e shtetit, ose leri pordhet e shporru te mos ta shim surratin. Njeren beje sa me shpjet e mos lejo te shkaterrohet e shkermoqet shteti si ne ’97. Kriminelet e hajdutet ate duan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *