Rinasi u bllokua nga stresi financiar i kontrollorëve ajrorë, apo nga stresi politik i opozitës?

Nga Carlo Bollino

Pasi kemi parë lloj lloj cmendurish që janë prodhuar në vend, sot po jetojmë një tjetër pa precedent: Shqipëria, që nga ky mëngjes, është e izoluar nga pjesa tjetër e botës, sepse 36 kontrollorë fluturimi të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, papritur, u goditën nga stresi dhe ky fakt i pengoi të paraqiten në punë. Të gjithë bashkë dhe të gjithë të njëjtën ditë. Si pasojë e stresit të tyre, jo vetëm të gjithë fluturimet në hyrje e në dalje nga vendi u anuluan, por u ndalua edhe një fluturim që do të sillte një ngarkesë me vaksina anti-covid nga e cila mund të varet jeta e mijëra shqiptarëve. Në tokë mbetën mijëra shqiptarë që ishin nisur për udhëtim për arsye shëndeti jashtë shtetit, gra, burra që bashkë me fëmijët e tyre niseshin për punë apo do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në emigrim. Kthimi në shtëpi iu bllokua edhe shumë shqiptarëve të tjerë jashtë vendit, përfshi dhe disa të vdekurve jashtë, trupi i të cilëve po kthehej në atdhe.

36 kontrollorët e fluturimit rebelë, ditë më parë u takuan me Presidentin e Republikës Ilir Meta, të cilit i kishin kërkuar një këshillë se si të zgjidhnin problemin e tyre: domethënë, të fitonin të njëjtën rrogë që kishin një vit më parë, para se Rinasi të humbiste 60% të trafikut ajror dhe të të ardhurave. Nuk dimë se cfarë u ka këshilluar të bëjnë Ilir Meta. Albcontrol, nga i cili varen në total 65 kontrollorë fluturimi, është një agjenci shtetërore që financohet me taksat aeroportuale dhe sic ka ndodhur në mijëra ndërmarrje të tjera publike dhe private, brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke reduktuar të ardhurat për shkak të Covid, është detyruar të reduktojë rrogat. Nuk bëhet fjalë për rroga të vogla. Kontrollorët e fluturimit, përvec një liste të gjatë të përfitimeve të tjera, përfshi shpenzime shëndetësore falas për të gjithë familjarët, udhëtime, palestra e shumë gjëra të tjera, marrin një rrogë mesatare 4.400 dollarë në muaj. Pak a shumë 12 herë rrogën mesatare të një shqiptari. Për shkak të pandemisë nga 20 prilli 2020 paga e tyre është “reduktuar” në 2.200 dollarë në muaj, dhe duke fituar vetëm 6 herë më shumë se një shqiptar, (përfitime të tjera vecmas) u shkaktoi këtyre vipave të fluturimit stress që i coi papritur të mungonin të gjithë bashkë në punë.

Sot Ilir Meta ka folur duke mbrojtur të drejtën  e 65 kontrollorëve të trafikut ajror për të rruajtur rrogat e tyre 4.400 dollarëshe, që i ka barazuar më të drejtën e miliona shqiptarëve të fluturojnë lirisht nëper botë. Fakti që protesta e tyre shpërtheu pikërisht sot, një vit distancë nga reduktimi i rrogës dhe vetëm 6 ditë pas takimit me Ilir Metën, duket të jetë vetëm një koincidencë. Fakti që protesta e tyre shërben të bllokojë vaksinat që stresojnë kaq shumë Ilir Metën dhe Partinë Demokratike duke filluar që nga “doktor” Berisha (janë të bindur që është më mirë të lenë shqiptarët të vdesin nga Covid pa vaksina, sesa ti japin një avantazh elektoral Edi Ramës), edhe kjo duket një tjetër koincidencë. Koincidencë është edhe fakti që Sali Berisha ishte i pari që lavdëroi grevën e kontrollorëve të fluturimit, duke u pasuar me radhë nga e gjithë opozita. Koincidencë, është fakti që mes organizatorëve të protestës është dhe një Nikolin Kujxhia, që ndërsa është i detyruar të ”djersisë” për një rrogë 2.200 dollarë në muaj që i ka shkaktuar kaq shumë stress, zhvillon edhe funksionin e shefit të shtabit elektoral të Helidon Bushatit, kandidat në Shkodër i Partisë Demokratike.  Dhe koincidence në fund është edhe që avokati që mbron dhe përfaqëson kontrollorët ne grevë, Rezart Tupi, ka qenë edhe drejtori juridik i UKT kur kryetari i bashkise ishte Lulzim Basha.

Kodi i punës parashikon në nenin 197/5 një kufizimnë të drejtën e bërjes së grevës të shërbimeve të rëndësisë jetike, përfshi dhe kontrollorët e trafikut ajror, kur ndërprerja e punës vë në rrezik jetën, sigurinë personale, ose shëndetin e një pjese të tërë të popullsisë. Bllokimi i fluturimeve që pengojnë vaksinat, hyn padiskutim në këtë kategori. Fakti që asnjë politikan i opozitës, duke filluar nga kreu i shtetit, nuk u shqetësua t’ua kujtojë, vë në rrezik serioz integritetin moral të tyre. Dhe fakti që 36 kontrollorët e trafikut ajror inskenuan mashtrimin e sëmundjes kolektive nga stresi, konfirmon që ishin koshientë se të shpallnin grevë, do të ishte krim.

Tani i takon qeverisë të gjejë një zgjidhje urgjente për të rinisur sa më shpejt trafikun ajror. Jo të gjithë 65 kontrollorët e fluturimit i janë bashkëngjitur protestës dhe një zgjidhje e mundshme mund të ishte që krah kontrollorëve shqiptarë të gatshëm për t’u kthyer në punë, të vendoseshin kontrollorë të ndonjë prej vendeve NATO, e cila në ditët në vijim po përgatit dhe një stërvitje të madhe pikerisht në Shqipëri.

Lënia e Shqipërisë pa fluturime është një gjendje shumë e rëndë që nuk ka precedentë as në vitet e errëta të isolimit të imponuar nga Enver Hoxha. Ndërhyrja e ushtrisë, e thirrur për të ruajtur kullën e kontrollit të aeroportit për arsye sigurie kombëtare, jep idenë e situatës. Por të dyshosh se e gjitha kjo është organizuar për interesa politike në mes të fushatës zgjedhore, ndoshta me qëllimin e bllokimit të vaksinimit, me siguri për të bërë rënien e fajit mbi Edi Ramën, do të ishte një skandal i përmasave të padëgjuara. Kur pamë fillimin e fushatës zgjedhore të Lulzim Bashës, që pranoi të vinte në rrezik jetën e militantëve të tij duke organizuar grumbullime me qindra persona në shkelje të të gjitha normave anti-Covid, shkruajtëm që, nëse Basha ishte i gatshëm të kercenonte jetën e shqiptarëve, do të ishte i gatshëm të bënte edhe të tjera, sigurisht i nxitur nga Sali Berisha dhe me mbështetjen e Ilir Metës. Kemi frikë se sa po ndodh në këto orë në Rinas, e konfirmon këtë parashikim. Dhe fatkeqësisht, deri në fund të kësaj fushate zgjedhore, ende s’kemi parë asgjë.

REMOTE_ADDR:[]

38 komente në “Rinasi u bllokua nga stresi financiar i kontrollorëve ajrorë, apo nga stresi politik i opozitës?”

  1. doni says:

    ja doli gojorja ,lerini ne greven e tyre boll i dhate ngjyrime politike idiot burre

    1. Ilir says:

      Carlo Bollino na kishte paralajmeruar, por qorrat e horrat as dijne te degjojne e as duan te degjojne. Sot po na thote serisht, kujdes, sepse kjo e kontrolloreve NUK ESHTE E FUNDIT. Saliu me ilirin, deri ne fund te zgjedhjeve KUSHEDI SE CDO TE BEJNE AKOMA!? Lexoni e degjoni o qorra, o HORRA!

      1. tani11 says:

        Po! PD’xhijt & LSI’xhijt po shkojne drejt shpalljes organizata terroriste. Fundi i tyre dihet! Ata jane gati t’i vene zjarrin Shqiperise per te mbrojtur c’ka kane arritur me veprat e tyre monstruoze. Dhe te gjithe ata qe pellasin “ky vend s’behet”, jane perkrahesit e tyre. Sepse nuk duan qe ky vend te behet!

      2. Fuck it says:

        EDI Rama nqs nuk vepron dhe ti ncjeresh me shqelma NGA Puna te gjithe ATA kamikaze aty ta them me siguri I ke te humbura nja 100mije vota. Ka plot iontrollore ne Europe qe Jane pa Pune me assistance 1000€ ne muaj. Ka plot ne itali , gjermani, France, turqia ka plot. Ata qener nuk duhet te tolerohen se krijojne précédent. Vepro shpejt se do te vene samarin ne kuriz dhe do te hipin lart. Me ato roga te majme dhe me gjithe ato perfitime NGA spitalet falas udhetimet en familjareve etc. Kane 22 vjet QE po Marin para me te dyja duart. Nciri jashte , mos negocio nuk en meritojne repektin ATA hajdute. Eshte koha per veprim, neser do jete shume vone..

    2. Muli says:

      Nuk e shikon se ç’ka ndodhur o xhore. Apo eshte bere dhe stresi semundje ngjitese si Covidi?! Ky popull mezi siguron buken e gojes kurse keta lezbikë te llastuar tallin bythen dhe qurraviten se u kane ulur rrogat ne $2500, nderkohe qe te ardhurat dhe volumi i punes eshte pergjysmuar. Edhe foshnja e nenes ne bark e merr vesh qe kjo eshte gatisur nga shtaza nga Viçidoli dhe hekurthyesi i Çepanit.

    3. Gjergji says:

      Ore Doni kontrollori! Ti Ke hall se po e quajne Politike??? Ta them une, ajo eshte antikombetare, antihumane, antimorale, eshte per burgggggggg.

    4. edmond says:

      nuk kane te drejte te bejne greve! Per asnje çast nuk duhet ndaluar puna ne aeroportin e vetem qe ka Shqiperia! Po kur nuk ka shtet dhe nuk ka asnje prokuror qe ti vere hekurat kontrolloreve qe bllokuan fluturimet, kjo do te ndodhe!

    5. Tetovari2 says:

      Shko bëre një xhiro nga byrektorja e shqupit.

  2. IGli says:

    bravo alfred peza, e ke qare kete shkrim! je brilant

    1. Gjergji says:

      Mina Kusta, Administrator i Përgjithshëm, zëvendësoi në këtë detyrë Belinda Ballukun

      Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Alcbontroll:

      Besart Kadia, Zëvendësministër i Financave

      Mirlinda Karçanaj, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (Në varësi të qeverisë)

      Laureta Omeri, Nënkryetare e Bashkisë së Vorës, de fakto kryetare e Bashkisë, njihet si njeriu i afërt i Belinda Ballukut

      Albana Koçiu, Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike (emëruar nga kryeministri Edi Rama)

      Viola Haxhiademi, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të drejtuar nga Belinda Balluku.

      Gjenci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Parlamentit, ish-përfaqësues ligjor i PS në KQZ, ish-ekspert ligjor në PS

  3. pena says:

    ATDHEU NE RREZIK
    ZGJOHUNI O TE FJETUR
    MALLKIM ATYRE QE USHTARE INJORANT TE SALES KANE MBETUR

    1. Shqiptar says:

      @pena. Atdheun ne rrezik e ka vendos Edi Rama me Belinda Ballukun qe kane lënë ne poste kyçe kamikaze te PD dhe LSI. I gjen ne cdo Intitucion te rendesishem te vendit. Kudo dhe ngado. Por me nje dallim. Votat mbas 8 vjetesh i kerkojne nga ne Socialistet e varfer. Por do marin te gjatin.

    2. Demokrati says:

      Ky eshte nje skandal i dirigjuar nga partiaket e PD .Te gjithe duhet te shkojne para gjygjit eshte cenuar suguria kombetare.Keto i ka bere edhe me pare Sali Berisha…ka cyar popullin ne lufte…ne te gjitha shtetet e Eurooes jsne nxjerre njerezit ne asistence ,kompania SAS ka nxjere 60% te punumnjesve ne asistence dhe ka ulur rrogat e punonjesve te aeroportit ne 50%….Turp….te gjithe para drejtesise

  4. vezhguesi says:

    As nje presje nuk i heq dot ketij shkrimi realist te zotit Bollino. Eshte detyra e qytetareve qe me voten e lire te shporrin nje here e pergjithmone kete klike kriminelesh qe kane kapur vendin per gryke dhe duan me cdo kusht ta mbajne ne kete gjendje. Ne kete pike edhe Rama ka pergjegjesine e tij qe nuk zbatoi premtimin gjate fushates se kaluar elektrorare, per burgosjen e peshqve te medhenj. Sot keta maskarenj bejne ceshte e mundur qe te mbajne peng gjithe vendin, duke rrezikuar jeten e njerezve.

  5. Aljena says:

    Kjo nuk eshte veper e kontrolloreve. Kjo eshte veper e sherbimeve te fshehta Ruse qe jane kembekryq ne Tirane . Ruset arriten te bllokojne aeroportin diten qe vijne trupat amerikane. Kush nuk shikon kete eshte miop. Amerikanet duhet ti therresin mendjes dhe te mos ulen ne bisedime me lojtaret ruse ose te paguar me para ruse. Ata i dine mire se kush eshte financuar me para ruse,kush ka lobuar me para ruse. Dhe kush e ka rritur pasurine me para ruse. Sherbimet inteligjente ruse gjeten 7 Prillin si dita simbol i tradhetise shqipetare. Atehere tradhetoi mbreti, tani ka tradhetuar Iliri me shoke. Eshte kaq e thjeshte. Perendia e denon tradhetine mallkimin do ta kene tere jeten.

    1. Tetovari2 says:

      Jo Alijena dënimin duhet ta marin nga organet
      e drejtësisë dhe me votë plebiscitare nga populli
      me 25 prill.VOTONI PS!

  6. Emigrant says:

    Akt i pastër terrorist

  7. Ladi says:

    Ja dhe bukatoret e pd & lsi me komente per copen e byrekut te rradhes…
    E keni keq punen kete here do ta paguani shume shtrenjte kete cmenduri dhe jo vetem me votat kundra qe po i shtoni si uragan kundra, por shume me teper se kaq.
    Skeni pare gje akoma..

    1. Ciao says:

      Te lutem mëshirë, sa i fortë qenke ti, uuuu sa frikë, une Pd e Lsi i bëj shu..en në gojë, por ty te bej mu.in. Po sikur keto ti zeri covidi të gjithë njëherësh, ke parë shtet ti mer idiot qe mos kete plan rezervë? Ty te ka rene shteti o i forti i rrjeteve sociale.

  8. Me 10 aviona ne dite paskan stres keta te pavarurit e politikes ?!

  9. Qytetari says:

    Ja dhe pak Carlo sa te zhduken me vote shpellaret qe Edi yt i ka lene gjithandej ne drejtim

  10. Cfar pret me Shteti ?
    Sa me shume te mos Veproj Shteti ,aq me agresive e te rrezikshem do
    behen Bandat Terroriste per vet Shtetin .
    Gjithcka mundet te ndodhe Shteti s’ka gjak !
    8 -vjet ne Pushtet dhe nuk ka asgje ne kte vend nen Kontroll e nuk afron dot asnji Siguri
    per qytetaret ,trembet nga ca maloke e fshatare .
    Nji gje me ben pershtypje mua :
    Pse vetem KM Rama na qenka Shteti Shqiptare ?
    Ku eshte Policia ?
    Ku jame Ministrat e tjere dhe Pordhacet e Reformes ne Drejtesi -si psh Xhafa -zvKM
    ku eshte MInsitria e Drejtesise ?
    Ku eshte Shtetiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii o Bordello Politikanesh se na maoret shpirtin 30-vjet me radhe
    dite per dite Medieve e TV shikojme Bandaitet e PD-se kriminelin Basha dhe salih berishen te kercenoje
    cdo dite me meten se do marrin Pushtetin me Lufte dhe ky mut Shtet
    edhe sot qe ata treguan se po veprojne vertete si me Aeroportin -Shteti rri e ben gam-gam medieve e nuk
    arreston asnji Terrorist ?
    Ptuuuuuuuuuuuuuuu ju a shkerdhefsha robt te gjitheve .

    1. Ciao says:

      Fajin e ka Saliu, po edhe mami jot që te ka bo, nuk është pa faj.

    2. Tetovari2 says:

      Unë do kisha shtuar ,çfar bën kreu i ushtrisë,
      gjeneralshtabi (jo ministria e mbrojtjes),çka po bën
      Shik-u dhe shërbimet e sigurimit shtetëror.A mos vallë edhe këta çdo mēngjez hanë byrek nga shqupi?

  11. roritota says:

    Bravo Bolino, si gjithnjë i saktë. Ju të byrektores, vazhdoni hani byrek.
    Sindikatat e pavarura???? e dini ju sa të pavarura kanë qënë e janë?
    Ka kohë që Gëzim Kalaja s’është dëgjuar, por erdhën të tjerët.
    Shkuan për lesh, se Ilir Meta i ka udhëzuar si të veprojnë, si bëri me deputetët që lanë mandatet. Kjo i shton pikë trimave për interesat e vëndit e jo trimit për interesat e veta, si Like floriri.

  12. Zigur Qarri says:

    I NDERUAR Z. CARLO,
    NUK E KUPTOJ SE SI MBANI NE PUNE NJE FARE ILIR BABARAMO.
    KY PALO GAZETAR ESHTE NJE IDIOT I LINDUR, ME NJE NIVEL SKANDALOZ INTELEKTUAL QE FYEN ÇDOKEND ME NJE NIVEL MESATAR.
    SI MUNDET QE KY PALAÇO NJERI TE BEJE PJESE NE EKIPIN E REPORT TV?

  13. Amber iliri says:

    Nje pushim nga puna i te gjithe atyre me stress se mbase gjejne pune me me shume te ardhura diku tjeter.Ndiqini edhe penalisht sepse mashtrojne .

  14. Labi says:

    Molusku nuk le rast pa lehur per Ramen. Ce nxirrmi kete monster te mafies…

  15. Presione ne kurriz te drejtat e qytetareve, krijon kaos per tekat e juaja pushtetare says:

    Italiani flet se e ka ne terezi super biznes e para me kosto te ulet ne ALB.
    Por kjo situate nuk eshte e mire. Po pse??
    Bllokimi I qytetareve per te levizur ne men. ajrore eshte kritike tani, shumica levizin per arsye te familjaret, shendetsore, pune (Pak fareee per qef si ne dubai).
    Faji eshte per shtetin e kontrolloret, mosmarreveshja e tyre per nje vit, bie ne kurriz te popullit shqip.e te huaj. Kontrolloret kane te drejte se ju kane padit gati nje vit, e nje seance gjyqesore kane kryer, pra e gjithe zinxhir institucional eshte degraduar nga vit ne vit edhe me veting e spak spo arrini te sillni ne vete shtet,prokuror e gjykata marrin rroge kot (vete politika krijon corba per te shpetuar politikanet nga abuzimet per pushtet), te rrij te qorroj syte ne ekrane te zi, ti ulesh rrogen 1/2, kjo seshte e drejte, shteti nxorri ligj, dikush qe kishte rroge 50,000lek bruto para pandemie, tani me VKM nuk ka rroge me te ulet se 30,000 lek bruto. Pra ti abuzon thellesisht te qytetaret per te fituar tatim kontributesh, e presione punedhenes te privati, gjoja po ndihmon punetoret. Ju po vidhni rendeshem edhe ne tendera tarife pastrimi 1.2 mld lek jashte ALBK., Po pse ne kohe krize e gjete te rregulloni ambientin, sprisni Pak me vone, e I jepni rroge pak me teper, per te mos krijuar kete katrahure ku po pengoni levizjet ajrore.
    Kontrolloreve i ve faj, tani filluat proteste, qe ne mars te fillonit me e keqja, natyrisht keni te drejte se nese fiton PS me 25 prill, kjo qeveri sdo pyesi me as per kontrates, gjykata, spak, prokurori ku ju te ankoheni se e vuajne te gjithe qytetaret ne institucione paguajne avokate e smarrin gje, vdesin pa marre te drejten. Pra qeveri Rama je bere me skandal se PD e etj te cilen populli nuk ju don askend. Qytetaret po vuajne per shendet nga covid, per renie ekonomie, per papunesi, per reforme drejtesi e ligj qe ka vdekur, per Superkorrupsion. Ka ardh koha te denoheni ju qe keni drejtuar per 30 vite Shqiperise, pra duhet nje Vjosa Osmani Shqiperise.

  16. LILOLABJA says:

    SHKELQUESHEM!!!!!!!!!!!!!
    Analize perfekte.

  17. Populli says:

    Semundja profesionale e Lsi…. $€….keta bastarde duhet te burgosen! Shiko ku e ka katandisur gjendjen bajga Mete. …votoni po deshet bastardet. ..Rrofte PS….82 vota 25 prill. …or bastarde. .

  18. Aleksander says:

    Rrini pa merak,
    Rinasin e merr ne dore ushtrija.
    Problemi i sgjedhur.
    Vetem vota kunder jane per pd e lsi.
    Sot do shohim.

  19. Aleksander says:

    Lexova ne nje gazet tjeter qe kontrolloret kane bllokuar Rinasin per arsye qe jane te stresuar.
    Kur je i stresuar merret raport dhe rrin ke shpija, nuk bllokohen fluturimet o injoranta te pd, lsi.
    Tregoni Popullit sa lek merrni ne muaj????
    Une nuk e di por flitet 2400 euro.
    Hallall kush punon I meriton.
    Haram kush perfiton e bllokohen njerzit e pa fajshem per interessa politike. Bllokohen vaksinat, njerzit e semur, te vdekurit qe presim ti sJeldhim me avion, vetem vota kunder pd e lsi do keni me kyt AKT TERRORIST.
    JENI TERRORISTA.

    1. Tetovari2 says:

      Unë do kisha shtuar ,çfar bën kreu i ushtrisë,
      gjeneralshtabi (jo ministria e mbrojtjes),çka po bën
      Shik-u dhe shërbimet e sigurimit shtetëror.A mos vallë edhe këta çdo mēngjez hanë byrek nga shqupi?

  20. uskania says:

    Shkrim shume i sakte.Po alternativa tjeter, AJO qe ne kete rast ka nje nderhyrje ruse?Nepermjet kujt?

  21. Tirana says:

    Hahaha…..cfare pjellash. …po kur merrnin mbi 4000 a kishin stres””.?…vetem ne Shqiperi degjohen keto. ..e kane bere placke …o zot….me bajge se Meta. ….ska. Te merret spaku direkt. …shkelje sig.kombetare ne flagrance. ..

  22. Ceni says:

    Kur stresohen keta qe marin 2500 $ ne muaj, c’mund te thuhet per ata qe marin 300 $, apo bizneset qe po falimentojne. U qenka rritur stresi pikerisht dy jave para zgjedhjeve dhe ne ditet qe po vine avionet F-15, per stervitjen e NATO -s. Cunat e kulles jane futur ne lojen e rrezikshme te politikes. Ta qajne punen qe kishin.

  23. Tetovari2 says:

    Nëse janë të stresuar nga roga 2490$ nuk e di,si
    kanë ardhë në konstatim se janë të stresuar apo vetë kanë vendosur se janë të stresuar!Nese janë të
    stresuar duhet të kenë raport mjeksor ku e kanë?
    Valide është rapotri mjeksor.Tani edhe nëse nxjerin
    raport mjeksor,do të jetë JOVALIDE është vonë,
    vetëm mun ta falsifikojnë,sepse po të kishin raport
    mjekësor do të rinin në shtëpi jo në vend të punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *