Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS lufton për 20 mandate në Tiranë! PD s'lëshon Shkodrën, bie LSI!

7 Prill 2021, 23:09Politika TEMA
Sondazhi i 6-të i Piepolit/ PS lufton për 20 mandate në

 

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e gjashtë për zgjedhjet politike të 25 prillit. 60% e shqiptarëve e konsiderojnë si strategji të dobishme blerjen e vaksinave ruse dhe kineze, e ndërsa janë shprehur kritik për mitingjet e zhvilluara nga kryedemokrati Lulzim Basha, sipas së cilëve po kërcënon shëndetin e qytetarëve. Megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se fitoja është më e rëndësisishme se rregullat.

Ndalur në votat që merr secila parti në qarqe, PS-ja lufton deri në 20 mandate në Tiranë, e ndërsa surpriza e kryeqytetit është ‘Nisma Thurje’ ku mund të marrin deri në 2 mandate. Nga ana tjetër, PD dhe LSI ruajnë të njëjtat rezultate si në 2017. Në qarkun e Durrësit, Rama i renditur në vendin e tetë në listë e ka të sigurt mandatin, e ndërsa demokratët kanë pësuar një rritje. Tkurrje LSI-ja ka në Elbasan, e ndërsa Rudina Hajdari e cila kryeson listën e ‘Nisma Thurjes’ në këtë qark, nuk do merrte në mandat nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.

Për herë të parë sondazhi i Piepolit ka pyetur qytetarët edhe për vendimin për blerjen e vaksinave ruse dhe kineze në luftën ndaj COVID-it. 60% e shqiptarëve e kanë cilësuar si një strategji e dobishme, teksa kanë pasur kritika për kryedemokratin Lulzim Basha për takimet e tij elektorale që janë bërë në shkelje të rregullave anti-COVID.

Zv. presidenti Livio Gigliuto, tha se në këtë sondazh gjërat kanë qenë më të hollësishme dhe se vihet re shpërndarja e mandateve në secilin qark,

“Këtë javë për herë të dytë që nga fillimi i këtyre hulumtimeve do të hyjmë edhe në hollësi të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve. Kemi pasur 1200 të intervistuar dhe këto bëhen men telefon dhe kemi një nr të caktuar njerëzish që na përgjigjen,  metoda është e njëjtë në të gjithë vendin”, tha Gigliuto

Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Partia Demokratike vijon të “mbajë fort” Shkodrën, një bastion historik i djathë. Edhe nëse do të votohej sot, PD-AN do të ishte forcë e parë e cila do të merrte deri 52% të votave. Në sondazhin e publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Repolix’ në bashkëpunim me Institutin prestigjoz Piepoli, PS-ja në Shkodër ka njohur një rritje të lehtë në këtë qark. Ajo që vihet re është se LSI-ja ka humbur ndikimin e saj në Shkodër, krahasuar me zgjedhjet e 2017. Interesant është fakti që sipas sondazhin edhe PSD-ja e Tom Doshit nuk merr një rezultat të mirë në Shkodër, ku nëse do të votohej sot kjo forcë politike do të merrte 1-3% të votave.

Kryeministri Edi Rama e ka të sigurt mandatin edhe në qarkun e Durrësit, pasi nëse zgjedhjet do të bëheshin sot shqiptarët do i jepnin PS-së deri në 8 mandate. Rama është i renditur pikërisht në pozicionin e 8-të.  Nga ana tjetër, PD dhe Aleanca për ndryshim, sipas sondazhit të institutit Piepoli të publikuar ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, PD-ja do të merrte deri në 3 mandate më shumë se në 2017. PSD-ja e Tom Doshit bie në sy që do të merrte një numër të caktuar votash, krahasuar me partitë e tjera, por të pa mjaftueshme për të marrë një karrige deputeti në parlament.

Tirana është qarku me më shumë mandate në vend dhe lufta zgjedhore është e përqendruar në kryeqytet. Megjithatë duket se shumë pikëpyetje janë të zgjidhura. Sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv, PS vijon të thellojë  shumicën në Tiranë. Më shumë 49-53% e votuesve të Qarkut Tiranë shprehen se do të votonin socialistët nëse zgjedhjet bëhen sot. Kjo do të përkthehej në 18 deri në 20 mandate, pra më shume se gjysma.

PD dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 31 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit janë në te njëjtat kuota. PD dhe Aleanca për Ndryshim vijon me  një përqindje 36-40 përqind me 12-14 mandate. Ndërkohë që LSI është 4-8 përqind e votave me 1-3 mandate. Surprizë është Nisma Thurje e cila nëse do të votohej sot do të ishte në garë deri në 2 mandate në Tiranë.

Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurrje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. Sipas sondazhit të institutit Piepoli, Nisma Thurje do të merrte deri në 2% të votave, së bashku me partinë e Jozefina Topallit, por që nuk mjaftojnë për të nxjerrë një deputet. Gara është e fortë mes PD dhe PS, e ndërsa LSI është shkëputur, duke rënë shumë poshtë krahasuar me këto 2 parti të mëdha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje