Zgjedhjet në Bullgari: Mandati i katërt i Borisovit dhe humbja e “Ilir Metës bullgar”

Presidenti bullgar, Rumen Radev

Nga Ylli Pata

Në Bullgari sapo përfunduan zgjedhjet parlamentare, konteksti i të cilave në vija të trasha ka një ngjashmëri me atë shqiptar.

Në këtë vend të Bashkimit Europian ka fituar për të katërtin mandat, kryeministri Bojko Borisov, i cili ka drejton një grup politik të qendrës së djathtë dhe konsiderohet si përkrahës i fortë i Perëndimit në vend dhe ka pësuar një humbje të thellë presidenti i vendit, Rumen Radev, i cili nga ana tjetër konsiderohet si filorus.

Partia Socialiste bullgare e presidentit, edhe pse ka shefin e PSE-së, Stanishev, u rendit i treti në vend, kur asnjëherë nuk ka dalë në nivelin e vendit të dytë.

Prej një viti, presidenti i vendit nisi një aksion përplasje me kryeministrin Borisov, duke provokuar protesta “popullore” kundër qeverisë, ku u përdor thuajse e njëjta gjuhë që përdor Ilir Meta këtu ndaj Edi Ramës.

“Të rrëzojmë qeverinë mafioze dhe mafiozët ndërkombëtarë”, deklaronte presidenti Radev në intervistat dhe mitingjet me “qytetarë të zemëruar nga qeveria”.

Po njëjtë si Ilir Meta, Radev sulmonte prokurorin e Shtetit, duke e cilësuar si të lidhur me mafien ndërkombëtare, për të penguar punën e drejtësisë.

Pikërisht kjo strategji e ky sulm, bëri që partia e presidentit jo vetëm të humbasë, por të dalë e treta.

Parti e dytë doli koalicioni “Ka një popull të tillë”, një parti e re antisistem, që udhëhiqet nga një nga gazetarët më të njohur të Bullgarisë.

Bojko Borisov mori kështu fitoren e katërt rresht, pasi ka qenë kryetar i bashkisë së Sofjes, ku vinte nga angazhime në drejtimin e sportit vendas.

Borisov ka rripin e zi në karate, e ka qenë kampion në artet marciale.

Ai ka pasur karrierë edhe si truprojë, ku ka shërbyer si me liderin e fundit komunist të vendit, Teodor Zhivkov, e më pas edhe me trashëgimtarin mbretëror bullgar që u zgjodh kryeministër, Simeoni II.

Borisov, në vend ka qenë një mbështetës i qartë dhe i vendosur i NATO-s, aleancës me SHBA dhe Bashkimit Europian dhe ka pasur relacion jo të mirë me Moskën.

Në gjeopolitikën e Ballkanit, Borisov ka marrëdhënie të mira me kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

TemA

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Zgjedhjet në Bullgari: Mandati i katërt i Borisovit dhe humbja e “Ilir Metës bullgar””

  1. Nje qytetar neutral says:

    Fiks fare, llogjike e hekurt, meqe “Ilir Meta” Bullgar humbi, duhet te humbi edhe Ilir Meta Shqiptar. C’eshte kjo gazetari foshnjore or ti Mero?

  2. Sara says:

    O “neutral” eshte shembull analogjik, jo teoreme….

    1. Nje qytetar neutral says:

      O Sara, une kujtova se e kishin dhene per postulat, se po qe per shembull analogjik ka plot shembuj analogjike ku Ilir Meta me noi fare nacionaliteti fiton, keshtuqe shembujt analogjike jane per t’u lexuar para se me te dale hashashi qe ti hash, se perndryshe nuk kane noi vlere apo jo? Jane tamam, ja ashtu si tym hashashi.

  3. Sara says:

    Ilir Meta (LSI) i treti ka dale dhe me pare…kesaj rradhe mund te dale i katerti a i pesti… te shohim…

  4. drejt says:

    hahahaha, borisov esht filorus o toc, edhe mire e ben, ce do perendimin

    1. vezhguesi says:

      drejt e ke edhe ti o mik. Ce duam perendimin!
      ja kemi pare gjithmone hajrin “lindjes”, prandaj u izoluam si kafshet e egra ne kopshtin zoologjik per me shume se 50 vjet dhe kur u hapen kufinjte vrapuam te gjithe, qe te largoheshim sa me pare nga ferri “lindor”.
      Edhe Serbia ne lindje ben pjese. Me qe ta ka aq shume qejfi lindjen, perse nuk bej nje vrap andej dhe te shohim si do nderrosh mendje kur te kthehesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *