Zidane “i shkel syrin” Juves: Kam kaluar 5 vite të bukura në Torino

Reali i bëri tre gola Liverpulit dhe shikon më afër gjysmëfinalet e Championsit. Pak shërbeu për të kuqtë goli i Salah me skuadrën e Klopp që pak i shërbeu goli i Salah, dhe i duhet të përmbysë në kthim rezultatin 3-1. Zinedine Zidane ndërkohë shprehu kënaqësinë e tij për ndeshjen, por duke dhënë gjatë konferencës edhe një deklaratë që në një farë mënyrë mund të shqetësojë drejtuesit e Realit.

“Mund të jemi të kënaqur me ndeshjen tonë, por kemi dhe kthimin dhe duhet të përfundojmë punën aty për të kaluar turin. E interpretuam mirë ndeshjen dhe morëm një rezultat mjaft të mirë, por të mos harrojmë që ka edhe 90 minuta”, u shpreh francezi.

Ndërkohë Zidane emri i të cilit prej kohësh qarkullon si një ndër alternativat kryesore për të marrë drejtimin e Juventusit, me Pirlon që nuk ka mundur ti japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve, nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka patur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zidane “i shkel syrin” Juves: Kam kaluar 5 vite të bukura në Torino”

  1. George says:

    It will be ok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *