Bllokimi i aeroportit, Balla sulmon Presidentin: Ishte akt terrorist! Meta i lidhur me organizatorët

8 Prill 2021, 22:35Politika TEMA

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla e konsideron një akt terrorist bojkotimin e punës së kontrollorëve të Albcontrol, duke bllokuar fluturimet nga Rinasi.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Zgjedhje 2021”, Balla tha se ata u përpoqën, por nuk ia arritën. Për situatën e paprecedentë në Rinas, ai fajësoi veçanërisht presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se i dështoi inskenimi.

Për Ballën, kontrollorët që u futën në grevë, duhet të përjashtohen përgjithmonë nga administrata e shtetit shqiptar.

“Ishte një përpjekje që shkon përtej një akti normal reagimi të një sindikate, kjo nuk i ka rrënjët te paga, por te inskenimi politik, Ilir Meta, vëllai binjak i Sali Berishës sot inskenoi një akt të turpshëm që vë në rrezik sigurinë kombëtare.  Çdo dite kemi ngarkesa që vijnë me vaksina. Avioni qëndroi rreth 1 orë në ajër dhe u rikthye në vendin e origjinës ku ishte nisur. Shqipëria po ecën me ritme të larta vaksinimi.

Ky akt është pothuajse një akt terrorist.  Bënë përpjekje, por u kap në kohë. Këta persona nuk duhet të shkelin më kurrë në administratën e shtetit shqiptar. E përshëndes reagimin e Prokurorisë. Duhet të gjejnë skenaristët e këtij akti terrorist. Ilir Meta dështoi dje. Personat janë të lidhur me SHPK-në e Ilir Metës. Deri në 25 prill mos u habisnin që të dëgjoni edhe përpjekje të tjera. Jemi duke parë se si segmente të caktuara reagojnë ndaj udhrave politike që iu jep Sali Berisha ose Ilir Meta.”

Sipas tij, opozita drejtohet nga Meta dhe Berisha, ndërsa Basha është thjesht një kukull.

Gjithashtu Balla deklaroi se në ditët në vijim do të tregojë edhe lidhjen e përfolur të presidentit Meta me organizatorët.

“Në ditët në vijim do të provohete dhe lidhja e organizatorëve me Ilir Metën. Ilir Meta dështoi, sepse sot ngarkesa me vaksina erdhi. Ajo që unë po ju them është se kjo ishte një përpjekje për të penguar një process që do ta quaja ‘shpëtimi’ të Shqipërisë nga përballja me pandeminë dhe ju e dini që ai institucion prej shumë vitesh ka qenë pjesë e tepsisë që i ka marrë Ilir Meta, qoftë nga PD-ja, qoftë nga ne, dhe ai institucion u përdor në mënyrë bandideske nga disa persona që janë të lidhur qoftë me LSI-në, qoftë me Ilir Metën.

Apeli im ndaj institucioneve, sepse në fund të fundit edhe ekzekutivi, edhe ministria përgjegjëse duhet të reagojë me një force dhe ndërkohë që drejtësia duhet të zbardhë të gjitha ndër lidhjet në organizmin e këtij akti terrorist.”

Përtej përgjegjësisë së hedhur drejt Metës, Balla është shprehur se në këtë histori, “ujku dhe çakalli” janë pikërisht presidenti dhe ish-kryeministri Berisha.

5 komente në “Bllokimi i aeroportit, Balla sulmon Presidentin: Ishte akt terrorist! Meta i lidhur me organizatorët”

  1. mafje says:

    ja te shohim c´far do beni llapaqene keni qen qe te gjitha palet deri tani un te mbrej ty e ti mua mjer shqipot cfar kemi ne krye

  2. Asllani says:

    O BALLA te gjith e din qe META Berisha kan dore
    PO CFAR PO JU BENI
    PARLAMENTI NUK E SHKARKOJ
    DREJTESIA NUK JU BEN ASGJE
    CFAR PRISNI

  3. Einstein says:

    Po ate e di edhe bufi mo Balla, qe Eldi Dervishi te cilit ne WhatsApp-et e transkriptuara i flasin NOKU, eshte nip i Ilir Meta Gold father! Nokut I raportohet per vijemesin e aksionit dhe Noku te Naltmadhenia! Problemi eshte se perse ti do te flasesh me vone dhe se perse SPAK nuk e ka arrestuar Eldin apo NOKUN?
    Mos po beni na nje pazar? As mos t’u genjeje mendja. Sala i ka kapur te gjitha shtigjet dhe nuk e le Meten te ngrej koke. E ka te mberthyer.

  4. gam gam says:

    kaq sa ka leh ky nuk ka leh qeni im 5 vjecar

    1. Niko Kondi says:

      Ska gje , mos u merzit qe ste leh qeni jot pese vjecar ,leh ti me shum se qeni …….ytt bajgarac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje