Dekonspirimi i “krizës së kullës” së Rinasit nga panelistët që rizgjuan Ilir Metën dhe Sali Berishën

8 Prill 2021, 11:15Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Që “kriza e kullës” së Rinasit nuk është një ngjarje sindikale, kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim dhe është krejt e lehtë që të merret vesh.

Kontrollorët e Kullës së fluturimeve në Rinas, hyjnë tek ajo pjesë e punonjësve strategjikë të shtetit, si ushtria apo policia, që instrumentin e grevës, e kanë të limituar në mënyrë të veçantë në ligj.

Thelbi i limitimit është që edhe nëse ka shfaqje apo demonstrime sindikale, puna nuk lihet asnjë sekondë bosh, pasi është e pamundur të ndodhë.

Kjo nuk është në Shqipëri, po në çdo vend të botës.

Nëse do të ishte çështje sindikale, para se të shkonin tek Ilir Meta, kontrollorët do të duheshin të ndiqnin të gjitha rrugët sindikale: deklamimi, sensibilizimi, mediatizimi, e në fund paralajmërimi, përpara një vendimi drastik.

Paralajmërimi, edhe në etikë, edhe në ligj, ka përcaktim të qartë.

Por ata zgjodhën bllokimin e menjëhershëm të Kullës së Rinasit, çka solli dhe një krizë të paprecedentë, me efekte të menjëhershme: ndalimin e fluturimeve, ku përveç fluturimeve të linjave të rregullta, u ndaluan dhe fluturimet speciale për të sëmurët, fluturimi që do të sillte doza vaksinash në vend dhe përgatitja për fluturimet e DEFENDER 21, stërvitjes më të madhe të NATO-s që do të mbahet pas disa ditësh në Shqipëri.

Një veprim që kudo që do të kishte ndodhur, do të sillte reagime shumë të forta të strukturave të shtetit, për të zhbllokuar situatën dhe për ta menaxhuar krizën.

E si një krizë strukturash shteti, ajo do të trajtohej nga media, si një incident serioz, por që po e zgjidhin organet përkatëse dhe kaq.

Por “çuditërisht” u kthye në një incident dhe në një kazus të fortë politik në vend.

Dy krerët që kontrollojnë politikisht opozitën: Sali Berisha dhe Ilir Meta, menjëherë morën në mbrojtje “bllokuesit e kullës” dhe pas tyre edhe aradha e panelistëve që çdo ditë në televizion sulmojnë Edi Ramën dhe përkrahin Berishën e Metën.

Zheji, Demi, Bushati etj, morën menjëherë në mbrojtje kontrollorët, duke e trajtuar çështjën si debat politik, kur vetë në argumentet e tyre nuk u morën në asnjë rresht me aspektet sindikale të çështjes, por e trajtuan vetëm politikisht.

Edhe pse ishin kundër përmendjes së Ilir Metës dhe Sali Berishës nga Rama, këta panelistë sulmuan Ramën e Erdoganin si shkaktarë të situatës.

Sali Berishën dhe Ilir Metën, nuk do t’i kishte përmendur askush, madje ka gjasa as Edi Rama, nëse nuk do të mbanin qëndrim për çështjen.

Si Berisha, ashtu edhe Meta, kanë qenë protagonistë në vetë të parë, duke mbrojtur pengmarrjen e hapësirës ajrore shqiptare nga  kontrollorët, thuajse gjithë ditën.

E natyrshëm ndodhi edhe adresimi i tyre në debat: pasi si presidenti, ashtu edhe kryeministri, edhe pse mund të solidarizohen me hallet sindikale të ca punonjësve që ju bë rroga 2500 dollarë në muaj, kjo nuk e justifikon fare bllokimin e hapësirës ajrore, aq më shumë kur është një çështje e sigurisë kombëtare.

Në vitet kur Sali Berisha ka qenë president, ka burgosur punonjësit e uzinave ushtarake të vendit, të cilët dolën në greva kur qeveria mbylli uzinat e i la në mes të rrugës. Duke ii thënë se nuk ju lejon ligji të bëni greva, kur protesta e tyre nuk ndalonte asnjë segment të rëndësishëm që kërcënonte sigurinë kombëtare.

Në fakt, njerëzit po i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë më ashpër, e jo të lërë një segment të bllokojë vendin…

TemA  

18 komente në “Dekonspirimi i “krizës së kullës” së Rinasit nga panelistët që rizgjuan Ilir Metën dhe Sali Berishën”

  1. Maxhun Peka says:

    Ilir Meta eshte “Taulant” ndersa Sali Berisha eshte “Zigur Qarri”.

    1. Kalec Dega says:

      …po te lexoni me kujdes te gjitha shkrimet ne Tema…….Rama ka mbush breket…si gjithmone…dhjaksi gjigand…

    2. Taulant says:

      O debil nje sqarim.
      Ilir Meta eshte president i zgjedhur prej Rames dhe deputeteve te tij.
      Ilir Meta dhe Rama ben aleanc bashke ne 2013 per te fituar zgjedhjet.
      Jane te dy njeri me mut se tjetri aq te poshter jane sa per vjedhjen e Metes Rama organizoj vrasjen e 4 qytetareve ne 2011.
      Diskutohet kush ka vjedhur me shume por te dy kane vjedhur mbi 500 miljon euro popullit.

    3. Asllani says:

      Lidhini keta fundurina
      Shpeton Shqiperin
      E keqja e Shqiperis
      Ka ligje per keta Bandit

  2. Timi says:

    Burg pwr te 65 plehrat dhe burg per kriminelet Sali e Meta

  3. Artisti says:

    NQS, KJO NGJARJE DO TE KISHTE NDODHUR KUR BERISHA TE ISHTE NE QEVERI, AI DO TE BENTE NAMIN. DO TI ARRESTONTE TE GJITHE ME DOREN E TIJ TE HEKURT. POR SOCIALISTET JANE ME TOLERANT, PRANDAJ OPOZITA BEN CFARE TE DOJE.

  4. K says:

    Kontrollorët e kullës janë kaçarruma. Lufta e pa shpallur është shteti me Shpresat e qytetarëve, kundër korrupsionit që mbron privilegjet personale.

  5. Palma says:

    Po Spaku qfar ben .ç,gje tjeter duhet te bej Meta dhe Saliu qe te arrestohen. Po amerikanet qr merren me Tom Doshin perse nuk thone nje fhale per keta dy uligan. Votoni o popull hepini viten ketyre horrave dhe bjerini kokes me gur.

  6. Populli says:

    Sali Berishen dhe Ilir Meten duhej te ishin me kohe ne burg.

  7. Tjetrit says:

    Duhet krijuar Partia per Drejtesi ne Shqiperi. Duhet qe dikush te vere dore dhe Sali Berisha, Ilir e Monika Kryemadhi, Mehdiu e te tjeret te vene ne burg pa kthim. Qe PD te shpallet organizate terroriste dic eshte ne realitet. Mjaft eshte mjaft. Nqse Edi po i terheq zvarre shqiptaret nuk duhet lejyar me te tallet me nje popull te kthyer ne viktime ne shekuj tashme. Duhet qe populli te marre fatet ne dore me njerez qe vertet mendojne per te e jo per xhepat e tyre. Shqiperise i duhet drejtesi reale jo drejtesi e genjeshtert. Caushesku i vertete Shiptar Berisha ende tallet me shqiperine e shqiptaret. Deri kur?!?!

    1. Cecua says:

      Te drejte ke… ashtu eshte dhe ne Kine!
      Armiku brendshem dhe i jashtem……

  8. Ceni says:

    Hahaha, me 1997 Berisha beri lufte me topa e automatike. Me 1998 Berisha beri grusht shteti ne kryeministri dhe mori bishtin ne shale kur i thane: bota nuk ju njeh. Mbyllja e kulles se ajrit do jete fundi i Ilir Metes dhe Sali Berishes. Zoti e bekofte Ameriken!

  9. Lek sul says:

    Jeton akoma ky çfti?

  10. Lexuesi says:

    Nese kreret e organizimit te bllokimit te Kulles se Kontrollit te Fluturimeve Ajerore nuk ndeshkohen ligjerisht me burg, ne vendin tone nuk ka drejtesi, por ka rrumpalle, ka trazovace antikushtetues qe nga presidenca deri tek shqup, ka varrmihes te Shqiperise.
    Shpresojme, qe keta horra te perjetojne ndeshkimin ligjor, qe meritojne. Ndeshkimi tjeter eshte me 25 Prill 2021.
    Opozita kriminale do te marre ate, qe nuk thuhet dhe as shkruhet per etike minimale…

  11. gallata says:

    pse nuk i lidhni kta kriminel injorant malsije nje nga veriu dhe nje nga jugu dhe sa do vuaj ky popull ???????????????????????????????????????

  12. fitore historike e shqiperise. deshtoi plani ruso-serb i ilir metes e sali berishes per penguar marshimin e shqiperise perkrah shba-se, be-se e natos. rrofte shqiperia. poshte klika ruso-sllave meta-berisha. te na rrani bashke me karminen e baxhellen monike shoku sali e shoku ilir

  13. largqofte ka atentat organizuar nga Talebanet e Lalzit meta-brrisha ,
    te ket pas propozimin e zojes Kukumjacka Koreane lol !
    Kta jane te zote ta rrotullojne Boten si ja do bytha dhe bejne corb gjithcka.
    Mbasi i nxoren surratin e Prostitutes Bechettit -Qeverrise ,
    menjiher pasoj Sulmi i Rinasit nga Talibanet .
    Ambsadorja hesht si saliu kur vrau Trebicken dhe doli mbasi mori veten ,
    mbas dy ditesh i skuq si pidh i palluar Lope ne tv e deklaroj se Kosta Trebicka bero vervrasje nga Shresi i Madhe
    i Gerdecit !
    Djalli eshte ulur kembe kryq ne Shqipni

  14. lenci says:

    Me 25 prill Rama iken. Fajin e ka Saliu. Ah, mor Sali, gjec belane!
    ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje