Edi Rama flet për refuzimin e vaksinave nga Kosova: Zgjedhja e Albin Kurtit, nuk e gjykoj. Mjafton që të mos shpifë

8 Prill 2021, 22:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ABC ka komentuar dhe refuzimin që qeveria e Kosovës ka bërë për dozat e vaksinave nga Shqipëria.

Rama është shprehur se është zgjidhje e tyre të pranojnë ose jo ndihmën tonë, por ne jemi të gatshëm dhe i kemi taksur dozat e vaksinave për arsimtarët në Kosovë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nuk ka asnjë problem me kryeministrin Kurti dhe se nuk i intereson aspak se kush është personi drejtues mjafto që mos ketë situatë dhe të mos ndodhin shpifje siç ndodhi me një kryeministër më parë në Kosovë.

Gjithashtu ai sërish ka kritikuar BE për politikën e ndjekur nga Bashkimi evropian për fushatën e vaksinimit.

“Edhe ne në fazën e parë e kishim që do pranonim vetëm vaksinat që ishin të miratuara nga EMA. Ajo që ndodhi me BE më është dukur e palogjikshme e pajustifikueshme që në atë moment e gjithë kjo lagje në mes të Evropës , se ne jemi lagje në mes të Evropës sepse dhe ata u duket sikur jemi diku mes Greqis, Kazakistanit ne jemi të rrethuar kufijtë tanë të jashtëm si Ballkan janë me Evropën.

Dhe ato pa marrë mundimin që të thonë se kjo është situata pasi ne e pamë se të gjithë shtete u bënë individual dhe u mbyllën brenda por dreqi e mori nga 10 mijë vaksina 60 mijë gjithsej për të vaksinuar mjekët dhe infermierët që populli të shikojnë në Televizion dhe të rrinë si peshku pa ujë.

Ku morëm dozat e para nuk morëm shumë dhe thash se këto nuk janë zgjidhja e halli tonë por të paktën Kosovën, sepse nuk kishim për të thënë gjithë Ballkanit, unë do të doja që të bëja dhe Maqedonisë dhe malit të zi.

Pfizer nuk pranon që të marrin vaksina dhe të dërgosh vendeve të tjera, kemi pas probleme me Pfizer dhe nuk i kemi treguar deri në fund se kush janë. Unë i pata thënë shumë herë qeverisë dhe homologëve në Kosovë por kur kreu i Federatës së Shëndetësisë tha në rregull dhe pyetëm sesa ishin ai na konfirmoi se janë 11 mijë.

Po Bashkimi Evropian e njeh Kosovën? Dreqi ta hajë merri këto vaksina dhe vaksinoni mjekët dhe mësuesit sepse jemi në mes të një lufte po rrini shikoni nga televizori si vaksinohen të tjerët. Po rrini si peshku pa ujë.

Por problem ishte që Pfizer nuk pranon që të marrim vaksinat dhe tja cojmë dikujt tjetër. Na thoshin do vijmë nesër pasnesër.

Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax.

Me fushatën në Shqipëri merret Albin Kurti unë nuk merrem me fushatë në Kosovë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. Nuk e gjykoj fare refuzimin që bënë autoritetet në Kosovë.

E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes mjafto që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër më parë”, ka thënë Rama.

6 komente në “Edi Rama flet për refuzimin e vaksinave nga Kosova: Zgjedhja e Albin Kurtit, nuk e gjykoj. Mjafton që të mos shpifë”

  1. Emigranti says:

    Lene Kurtin te mbytet me qullin qe e pregatit vete,por ama ndjeje detyrimin me popullin e pa fajshem te Kosoves zoti K/M.

  2. Genci says:

    “nuk e gjykoj”
    ketu ka konflikt mes Rames dhe Meros
    njeri vetem ka te drejte

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Epo hajde dhe merre vesh se cfare thote… Ky qenka i shkare komplet. Ose keta te Tema-s nuk jane ne rregull si dhe cfare shkruajne. Si eshte e mundur qe, kur citohet Kryeministri, fjalet e tij te mos futen brenda thonjzave per te treguar autenticitetin e tyre? C’eshte kjo gazete dhe keta redaktor? Kjo eshte e turpshme. Ose qellimisht e bejne corap gjithcka ne shkrim, ngaqe nuk kane asnje argument per ta mbrojtur qendrimin e Rames.

    1. antipatrea says:

      “Për të mbrojtur qëndrimin e Ramës” o Loni pe betoni … Ç’qëndrim or trap : Atë që donte të vaksinonte qoftë edhe një mjek apo arsimtar kosovar ??? Juve s’ju bën derman asnjë lloj ilaçi apo vaksine – keni marë rrugën e m..tit pa kthim …
      Këtij të gjatit i është mërzitur karrigja dhe ka kohë që bën qëllimisht gafa , por e di që çfarëdo budallallëku të nxjerrë nga goja janë tipa si ti që punojnë papushim për të , dhe e ka në xhep fitoren , edhe sikur të konkurojë vetëm me poturet dhe çorapet e kuqe … Sidomos kur kandidat konkurent është Lul mafishja që është i zoti të humbë edhe nga hija e tij … Shtrëngoni rradhët për 2025-ën se kjo iku …

  4. Labi says:

    Albunu shpif? Po ik o monster se kemi tete vjet qe degjojme mashtrim,brockulla dhe genjeshtra prej teje.

  5. Lida Al says:

    Loni, ke shume te drejte, Tema, sic duket, tashme nuk ka redaktore letrare, (por nuk i falet se eshte gazete me reputacion, e cila thote, qe ne krye te saj, qe eshte gazeta me e lexuar). Ai qe e ka shkruar, me siguri nuk eshte gazetar, por dikush i ardhur nga rruga. Turp dhe fatkeqesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje