“Janë të stresuar se kanë rrogën 2400 dollarë”! Rama: Kanë marrë peng jetën e vendit, çfarë duhet të bëjnë mjekët të lenë pacientët të vdesin se janë të stresuar?

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij elektoral në Dropull, është ndalur edhe tek çështja e aeroportit të Rinasit ku kontrollorët e AlbControll anuluan punën e tyre për shkak të uljes së pagave.

Rama thotë se është në dijeni për pagat e ulëta në vend mirëpo, rritja e tyre nuk mund të  bëhet me mënyrën që kontrollorët zgjodhën të ndjekin duke stopuar të gjithë aktivitetin  dhe duke marrë  “peng jetën e vendin sepse janë të stresuar”.

“Si rriten pagat me ata si ata dje që marrin peng  jetën e vendit se janë të stresuar  se i kanë pagat 2400 dollarë. Pagat 2400 dollarë dhe jemi të stresuar nuk punojmë dot, kur këtu çfarë  duhet të thonë mjekët dhe infermierët e pavionëve në Shqipëri. Çfarë duhet të bëjnë  të lenë punën dhe të dalin te oborri i spitalit të thonë ‘jemi të stresuar le të vdesin të gjithë i duam pagat kaq e kaq”.

Përfitojnë ata paga dhe më të larta megjithëse ne ua kemi rritur, I japim 1000 euro, I meritojnë ata . Çfarë duhet të thonë ata që shërbejnë në rrugët e Shqipërisë  ditën dhe natën  me uniformat blu ‘Jemi të stresuar nuk punojmë dot më në rrugë mes shiut dhe erës, nën diell duam paga më të larta se e lamë fare, ikim’.

Kështu me rradhë të gjithë po të nisemi nga shembulli I këtyre. Por nuk ndodh kështu, nëse do të ishte kshu të ishte e mundur do e bënin vende të tjera. Edhe në Francë ankohen për pagat”- tha kryeministri gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë se puna në aeroportin e Rinasit është anuluar që prej ditës së djeshme pasi kontrollorët filluan të protestojnë për uljen e pagave të tyre për shkak të pandemisë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Janë të stresuar se kanë rrogën 2400 dollarë”! Rama: Kanë marrë peng jetën e vendit, çfarë duhet të bëjnë mjekët të lenë pacientët të vdesin se janë të stresuar?”

  1. Tr says:

    Eshte shume e vertete, qe nuk Jane vetem ata me POZICIONE pune te veshtire, por Jane mjeket dhe INFERMIERET qe kane stresin dhe panikun e semundjes. Kane vdekur shume mjek nga VIRUSI , atehere sipas llogjikes se ketyre IDIOTEVE, duhet te LARGOHEN te gjithe mjeket, sipas ketyre policet e budged ve e kane jeten ne rrezik, edhe ata duhet te LARGOHEN NGA vendi I PUNES????!!!
    ATA nuk MERITOJNE me te punojne ne RINAS.
    KANE HUMBUR BESIMIN E POPULLIT. ATA I SHERBEJNE VETEM URDHRAVE TE OPOZITES,QE KANE SI QELLIM DESTABILIZIMIN E SHTETIT.
    PER HIRE TE SALI BERISHES DHE METES ATA PRANUAN TE DALIN TE PAPUNE.

  2. Zeusi says:

    NESE KA SHTET E DREJTESI ATA DUHEN HEQUR TE GJITHE NGA AI QYP ME MJALT
    KA EDHE TE TJERE ME TE MIRE SE JETA PISA QE BEJNE MJALT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *