Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij elektoral në Dropull, është ndalur edhe tek çështja e aeroportit të Rinasit ku kontrollorët e AlbControll anuluan punën e tyre për shkak të uljes së pagave.
Rama thotë se është në dijeni për pagat e ulëta në vend mirëpo, rritja e tyre nuk mund të bëhet me mënyrën që kontrollorët zgjodhën të ndjekin duke stopuar të gjithë aktivitetin dhe duke marrë “peng jetën e vendin sepse janë të stresuar”.
“Si rriten pagat me ata si ata dje që marrin peng jetën e vendit se janë të stresuar se i kanë pagat 2400 dollarë. Pagat 2400 dollarë dhe jemi të stresuar nuk punojmë dot, kur këtu çfarë duhet të thonë mjekët dhe infermierët e pavionëve në Shqipëri. Çfarë duhet të bëjnë të lenë punën dhe të dalin te oborri i spitalit të thonë ‘jemi të stresuar le të vdesin të gjithë i duam pagat kaq e kaq”.
Përfitojnë ata paga dhe më të larta megjithëse ne ua kemi rritur, I japim 1000 euro, I meritojnë ata . Çfarë duhet të thonë ata që shërbejnë në rrugët e Shqipërisë ditën dhe natën me uniformat blu ‘Jemi të stresuar nuk punojmë dot më në rrugë mes shiut dhe erës, nën diell duam paga më të larta se e lamë fare, ikim’.
Kështu me rradhë të gjithë po të nisemi nga shembulli I këtyre. Por nuk ndodh kështu, nëse do të ishte kshu të ishte e mundur do e bënin vende të tjera. Edhe në Francë ankohen për pagat”- tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Kujtojmë se puna në aeroportin e Rinasit është anuluar që prej ditës së djeshme pasi kontrollorët filluan të protestojnë për uljen e pagave të tyre për shkak të pandemisë.
Eshte shume e vertete, qe nuk Jane vetem ata me POZICIONE pune te veshtire, por Jane mjeket dhe INFERMIERET qe kane stresin dhe panikun e semundjes. Kane vdekur shume mjek nga VIRUSI , atehere sipas llogjikes se ketyre IDIOTEVE, duhet te LARGOHEN te gjithe mjeket, sipas ketyre policet e budged ve e kane jeten ne rrezik, edhe ata duhet te LARGOHEN NGA vendi I PUNES????!!!
ATA nuk MERITOJNE me te punojne ne RINAS.
KANE HUMBUR BESIMIN E POPULLIT. ATA I SHERBEJNE VETEM URDHRAVE TE OPOZITES,QE KANE SI QELLIM DESTABILIZIMIN E SHTETIT.
PER HIRE TE SALI BERISHES DHE METES ATA PRANUAN TE DALIN TE PAPUNE.
NESE KA SHTET E DREJTESI ATA DUHEN HEQUR TE GJITHE NGA AI QYP ME MJALT
KA EDHE TE TJERE ME TE MIRE SE JETA PISA QE BEJNE MJALT