Kaosi në Rinas, njerëzit presin prej orësh në aeroport: Po na digjet dhe analiza e tamponit

Dhjetëra njerëz të dëshpëruar kanë qëndruar jashtë aeroportit të Rinasit, të cilët presin për ndonjë zhbllokim të situatës së krijuar nga bojkotimi i punës së 65 kontrollorëve të Albcontrol, duke shkaktuar pezullimin e fluturimeve ajrore.

Kjo situatë ka shkaktuar kaos dhe qytetarët flasin se janë prej orësh që presin në ndryshimin e situatës së krijuar.

Pasagjerët që kanë prerë biletat shprehin shqetësimin dhe për faktin se kanë kryer tamponin Covid dhe se sipas rregullave të shtetit gjerman ai duhet të jetë kryer brenda 24 orëve.

Në emisionin “Breaking”, një qytetare duke folur për këtë situatë kaotike, deklaroi se “kam 6 orë që pres këtu dhe jemi me fëmijë të vegjël. Mos bëni të flas se shpërthej”.

“Do të udhëtonim drejt Gjermanisë, por na ka kaluar edhe afati i analizës së tamponit, që duhet të jetë i vlefshëm brenda 24 orëve”, shprehet një qytetar tjetër.

Ndërsa nje tjetër thekson se “ata që kanë penguar këtë udhëtim them se duhet të mendojmë për njerëzit e tyre. Por kemi edhe probleme shëndeti, duhet ta kishin zgjidhur ndryshe”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kaosi në Rinas, njerëzit presin prej orësh në aeroport: Po na digjet dhe analiza e tamponit”

  1. Kalec Dega says:

    …po te lexoni me kujdes te gjitha shkrimet ne Tema…….Rama ka mbush breket…si gjithmone…dhjaksi gjigand…

  2. Piktori says:

    Bejuni padi civile ne gjykate zuzareve dhe kerkoni demshperblim . Merni nje avokat bashkarisht dhe lereni te meret ai me kete pune se ju nuk e ndiqni dot gjyqin se zgjatin procedurat . Ju vazhdoni punet tuaja , gjyqi le te mbaroje kur te mbaroje …..e keni te fituar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *