“Mbylle kullën”! Veliaj: Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike

8 Prill 2021, 23:00Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë që ka mbërthyer 48 orët e fundit aeroportin e Rinasit. I ftuar në “Opinion” në TV Klan përballë një paneli gazetarësh, Veliaj iu referua Kodit të Punës për të cilin ka kontribuuar edhe vetë gjatë kohës kur ishte ministër i Punës, duke deklaruar se greva e kontrollorëve është e paligjshme.

“Para se të isha kryetar i Bashkisë kam qenë ministër i Punës që ka hartuar kodin e Punës. Kodi i punës thotë, neni 197/5: Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike. Listohen shërbimet e rëndësisë jetike ku është dhe kontrolli i trafikut ajror.

Ligji në nenin 196, një nen që e kam hartuar vetë, thotë, “konfliktet zgjidhen në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare pas procedurës së ndërmjetësimit dhe pajtimit. Nëse nuk ka pajtim, zgjidhen nga një gykatë arbitrazhi e përbërë nga 3 arbitra,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se ka mesazhe që provojnë lidhjen e Presidentit Meta me kontrollorët. Po ashtu ai zbuloi se ka pasur ditën e sotme edhe një tentativë që një grup të përndjekurisht të futej në grevë urie dhe ishte përgatitur një efekt domino para zgjedhjeve i cili dështoi.

“Këtu kishte një besëprerje nga një komunitet shumë i vogël, por i cili ka një rëndësi të madhe, sepse nga aeroporti na vijnë vaksinat. Mua më rezulton që ka edhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Kështu që le t’i lëmë kohë Prokurorisë t’i zbardhë të gjitha. Lidhja me Presidentin u bë publike. Ishte një njeri që e kishte kultivuar.

Sot u vazhdua me tentativa të tjera që dështuan. Ishin krijuar organizata fiktive të përndjekurish që sot do futeshin në grevë urie. Ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore të cilat kishin vite që mund të ishin shprehur, ose që mund të prisnin edhe pas 2 javësh.

Jam i bindur që do ketë të tjera. Provohet në më shumë se një mënyrë që Presidenti i Republikës jo vetëm që e ka kultivuar, që anëtarë të LSI dhe aktivistë të LSI jo vetëm që janë pjesë e koordinimit, por është negociuar edhe kur do dilnin në media për të pasur një efekt sa më të madh në publik.

Fatmirësisht kjo dështoi. Sot ata fatkeqë, se unë besoj që ata janë masha të përdorura, janë përpara drejtësisë, Ilir Meta me Sali Berishën sot janë zhdukur, nuk i mbron më njeri,” u shpreh Veliaj.

2 komente në ““Mbylle kullën”! Veliaj: Greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike”

  1. Sara says:

    c’a ke hartuar vete ti o i pashkolle mashtrues?! ti je nje plehre e pariciklueshe dhe kaq…

  2. Rrofshin ppp says:

    Albcontrol esht firme private apo shtetrore z.veliaj?
    Nqs eshte private puntoret kane te drejt te bejne cdo lloj greve edhe te eger dmth pa paralajmerim
    Pergjegjsine ta mbaj ai qe ka leshuar asete jetike te shtetit ne dor te privatit kjo eshte nje shuplake turijve per te gjitha ppp e qeverise se sotme dhe atyre te meparshme
    Ka nje liste qeveria juaj me asetet jetike te shtetit dhe sa prej tyre jane dhene me ppp
    Imagjinoni sikur franca ti jepte privatit centralet berthamore
    Kur nje qeverie i intereson vetem pushteti dobsohet shteti
    Dhe kur intereson shteti dobsohet pushteti
    Jam mese i sigurt qe juve ju intereson vetem shteti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje