Sondazhi: PS fiton më thellë se në 2017, LSI nuk ruan dot as gjysmat e votave, ja si renditet PD

8 Prill 2021, 22:41Politika TEMA

Sondazhi i katërt kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze të sondazheve MRB, zbulojnë këtë prirje vote të shqiptarëve nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën.

Këto janë rezultatet e sondazhit që u bë publik sot në studion e emisionit Barometri Politik, moderuar nga gazetarja Ilva Tare në panelin e analistëve politikë.

Rezultati

35.4% – PD

5.2% – LSI

3.8% – Parti të Tjera

Nga ana tjetër, 3.6% e qytetarëve janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votime, ndërsa numri i të pavendosurve është 8.5%, pra, shifra e dalë nga prirja e votës nuk llogarit votuesit e papërcaktuar.

Ndërkohë, nëse të pavendosurit nuk merren në konsideratë, rezutati do të ishte:

PS 49%, PD 40.5% dhe LSI 6%.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PS doli forcë e parë me 48.3% të votës së qytetarëve, PD forcë e dytë me 28.9% të mbështetjes, LSI mori 14.3% të votës popullore, ndërsa 3.7%

Përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka pësuar një përgjysmim të mbështetjes që nga publikimi i sondazhit të parë, PS dhe PD kanë shënuar një rritje në prirjen e votës së shqiptarëve, respektivisht me 1.2% dhe 7.2%.

3,5 milionë shqiptarë, nga të cilët 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % e tyre janë votuese femra kanë të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri për të votuar parlamentin e radhës.

Metodologjia

Sondazhi kombëtar mori në analizë 2500 të intervistuar në periudhën 17-31 mars 2021 në zona rurale dhe urbane në Shqipëri.

3 komente në “Sondazhi: PS fiton më thellë se në 2017, LSI nuk ruan dot as gjysmat e votave, ja si renditet PD”

  1. Beni says:

    Populli do te votoj Edi Ramen qe perfaqeson politiken e drejte USA BE

  2. Ilirjan says:

    Edi Rama mer 55-60% PA diskutim fare.

  3. Malo says:

    Germo tare germo se aty e keni qenin e ngordhur,ate keni per te mare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje