“Bild” zbulon prapaskenën, Borusia Dortmund harroi Humelsin në Këln

9 Prill 2021, 15:00Sport TEMA

Orët e fundit është bërë virale ngjarja e 20 marsit në kampionatin gjerman, ku Borusia Dortmund, pas barazimit 2-2 me Këlnin në transfertë, harroi të merrte me vete në kthim edhe zëvendëskapitenin e saj, Mat Humels.

Prapaskenën e ka zbuluar e përditshmja gjermane “Bild”, që tregon se askush nga futbollistët e tjerë apo drejtuesit e skuadrës nuk e vuri re mungesën e mbrojtësit me eksperiencë në autobus.

Humels, pasi mbeti vetëm në Këln, u detyrua të kthehet në Dortmund me makinë. “Fotografia perfekte e Bundesliges fatkeqe të Dortmundit“, – shkruan gazeta gjermane në lidhje me këtë ngjarje të pazakontë. Në atë kohë nuk u mor vesh asgjë, por pas 20 ditësh shtypi ka arritur të zbulojë edhe këtë ngjarje qesharake, që nuk i shkon për shtat një klubi serioz si Borusia Dortmund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje