Bilushi i Metës merr një letër proteste nga Jari për dekoratat

9 Prill 2021, 19:40Antena TEMA

Pas dekoratës që presidenti Meta i tha restorant “Fresku” si “Mjeshtër i Madh”, Bilushi i Metës ka marrë një letër proteste nga Jari, i cili ka qenë paraardhës i Metës në Presidencë:

“I nderuar zoti president!

Po shikoj revanin që keni marrë për t’i dhënë dekorata çdo njeriu që mendon se voton për LSI-në.

Nuk them se disa nuk e meritojnë, por problemi është që të rriten standardet.

Sot pashë që i ke dhënë restorant Freskut titullin “Mjeshtër i Madh”.

Restorant Fresku është restorant i mirë dhe gatuhen mirë pula fshati me pilaf dhe ka shpesh kos dele të mirë.

Dhe paçen se bëjnë keq.

Mishi i pjekur lë për të dëshiruar.

Por natyra është e mirë.

Por titulli “Mjeshtër i Madh” kërkon një start të certifikuar për t’ia dhënë.

Unë i kam dhëne urdhrin “Kalores i Skënderbeut”, një pronari restoranti në Vjenë, që bën pica, por ai restorant është i famshëm.

Restorantet dekorohen duke u dhënë yje “Michelin”.

Nuk ka restorant në botë që dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Me këtë titull dekorohet pronari i restorantit.

Ndaj mendoj se këtu e ke tepruar.

Pashë që i kishe dhënë dhe atij Gjipalit.

Ai është kuzhinier më i mirë se këta të Freskut, por prapë objektivi i tij është të marrë një yll “Michelin” jo “Mjeshtër i Madh”.

Po ashtu kam parë që dekoron njerëz që kanë palestra apo peshëngritës e sportistë të tjerë pa merita.

Kjo nuk është mire, pasi më ul shumë standardin e dekoratave që kam dhënë.

I vetmi rast që e ula stekën është kur më kërkoi Zeni t’i dekoroja vjehrrën si fizioterapiste palestre, por jo palestrën.

Ndaj mendoj se duhet të jesh më i përmbajtur, pasi po na fyen rëndë gjithë karrierën tonë si presidentë me dinjitet”.

2 komente në “Bilushi i Metës merr një letër proteste nga Jari për dekoratat”

  1. EDUART PANARITI says:

    Bujar Nishani, duhet dekoruame urdherin e lartë “BUJARI Me MUSTAQE” ose “ILIR META KARI MADH”.

  2. tani11 says:

    Presidenti me dinjitet, Jar Musteqja! Lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje