Një doracak për të kuptuar tërbimin e Metës dhe Berishës

9 Prill 2021, 21:51Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse doni të identifikoni pikën më të fortë të mazhorancës, që pritet të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, nuk është nevoja ta vrisni mendjen vetë. As të shihni secilin nga sondazhet, për tu orientuar në detin e shifrave e tabelave të tyre. Apo të ndiqni çdo emision të debateve politike televizive. Jo.

Ka gjithmonë një rrugë më të shkurtër, për të mbërritur në destinacion, pa patur nevojë të harxhoni kaq shumë kohë e energji. Mjafton të kuptoni se cila nga çështjet sulmohet më shumë, për të mësuar se ku qëndron i fshehur, çelësi që do i hapi Edi Ramës derën e mandatit të tretë.

Për tua shkurtuar mundin për këtë, u them që nuk keni pse ndiqni, ato që deklaron Basha a Kryemadhi. Fakti që ata duket sikur po lëvizin më shumë këto kohë, përmes takimeve të përditëshme elektorale dhe pranisë mediatike, nuk ju ndihmon. Përkundrazi.

Ndiqni thjeshtë se çfarë shkruan Berisha në facebookun e tij e çfarë deklaron Meta në konfrenca shtypi dhe e këni mbaruar më shumë se gjysmën e punës. Janë aq të sinkronizuar në kohë, hapësirë, tema dhe ato që thonë, sa mund ta thjeshtëzoni akoma edhe më shumë këtë skemë.

Pas kësaj gjithçka është edhe më e lehtë. Sepse nëse shihni se shumica e postimeve dhe e temave që trajton Berisha dhe Meta janë vaksinat, kuptoni se procesi i vaksinimit masiv të popullsisë, është edhe pika më e fortë e Edi Ramës dhe e mazhorancës së tij.

Ndaj dhe e bëjnë me baltë, e përflasin, shpërndajnë fake news, bëjnë intriga, skenare e gjithçka tjetër për ta sabotuar, ndotur e mundësisht për ta bllokuar. Provuan përmes grevës së kontrollorëve të kullës së fluturimeve ajrore në Rinas, të bllokonin ardhjen e sasive të porositura, që procesi i vaksinimit masiv të popullsisë të dështonte.

Përpara kësaj kishin provuar rrugë të tjera: Duke përhapur panik, përmes gënjeshtrave të një fushate të zezë, vetëm e vetëm që qytetarët ta braktisnin vaksinën. Të mos e pranonin në tërësi vaksinimin, e në pamundësi të kësaj, të refuzonin vaksinën që po vjen me sasi më të mëdha.

Përpara kësaj akoma, kishin ndërmarrë një fushatë të paprecedentë, duke e akuzuar Kryeministrin Edi Rama se herë qëllimisht e herë nga paaftësia, nuk po e fillonte fushatën e vaksinimit. E kështu përpara kësaj akoma, e akoma. Për të vijuar çdo ditë, e çdo ditë, derisa të mbyllen kutitë të dielën e votimeve.

Kaq ju mjafton për të kuptuar se pika më e fortë e mazhorancës socialiste, është pikërisht mënyra e menaxhimit të pandemisë, nga fillimi e deri më sot. Kjo e ka ngjitur Shqipërinë në këtë proces, ndër vendet me ritmet më të larta në Europë, për numrin e të vaksinuarve ndër 100 banorë.

Ja përse sondazhet e javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit, e nxjerrin këtë çështje të parën, me të cilën shqiptarët identifikojnë mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. E dyta vjen tema e rindërtimit nga tërmeti. Një histori suksesi e cila ndryshe nga vaksinimi, që ka interes në gjithë Shqipërinë, e ka impaktin më të madh të shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

E ndërsa i sulmojnë sistematikisht këto dy aksione madhore të qeverisë, vetë liderët e opozitës sonë, nuk kanë thënë asnjë fjalë për to. Nuk keni dëgjuar nga goja e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, se nga Sali Berisha e Ilir Meta jo e jo, asnjë projekt. As edhe një plan. As edhe një strategji.

A e dini pse? Sepse nuk kanë. Kaq e thjeshtë është. Shenjë e sigurtë se nuk janë përgatitur për të qeverisur të hënën e 26 prillit e tutje. Në këto kushte, meqë vetë nuk kanë që nuk kanë një plan, i janë sulur me tërbim për të prishur ato të kundërshtarit. Kandidatit të tyre për Kryeministër, nuk i ka thënë njeri “puna e mbarë” ndaj për tu dukur njësoj, po bëjnë gjithçka që ta pengojnë edhe Kryeministrin të punojë!

9 komente në “Një doracak për të kuptuar tërbimin e Metës dhe Berishës”

  1. George says:

    Bravo Alfred Peza. PS dhe Edi Rama do te fitoje edhe fale talentit dhe punes suaj investiguese dhe demaskuese!

  2. Mos e vraj shume mendjen Alfred se kush fiton zgjedhjet , duke u futur ne labirinthin e puneve apo planeve te bera dhe te pa bera , thjesht shiko historikun e rezultateve te zgjedhjeve nga 90 ta e ketej dhe del shume qarte se kush fiton , qeverisjet deri me sot jane bere me vota te majta , dhe kjo rradhe nuk do beje perjashtim !

    1. teper sekret says:

      Mjaft e vrave mendjen, e ke gjetur, nuk do kete perjashtim sic po thua! Me vota te majta (pra te LSI) do behet qeveria e pas 25 prillit.

  3. RETROSPEKTIVE says:

    Terbimi eshte ndaj Metes, ndaj Berishes lajmotivi i kesaj fushate. Me emrat e tyre ne goje ky Terbim kerkon mandat te trete qe te permbylle shkaterrimin e Ekonomise shqiptare. Terbimi ka emrat e Metes e Berishes ne goje edhe kur ha thelle ne prapanice gjoben e majme 110 milion Euro nga marrezia e tij. Terbimi edhe kur punonjes bejne greve se u pergjysmon rrogat, ka ne goje emrat Meta e Berisha per…Grusht Shteti.
    Fale o zot ne marrezine e tij Terbimin, ne fund te fundit ai ka Kartele si i semure mendor. Ate Kartele ja ka publikuar vite me pare vete i zoti i kesaj gazete.

  4. AAjxwru says:

    Spotify United States presidential election, http://forum.nertex.sk/viewtopic.php?p=727409#727409
    Americas, Special Report, Politics World News, Special Report, Americas. Americas, Special Report, gmail. Usa, Special Report, Americas. Twitter, Americas, Special Report. Europe, instacart, Tumblr, tiktok, Tumblr, and breaking news today.
    Google calendar money, Special Report, Americas, Americas. Impact Your World, nfl scores, Football, Style, California, from more than 150 countries around the world. Kamala harris special reports,
    fb, Biden, Digital Studios, Americas, thanos, comment and analysis. Health, Sports, China, US Politics, fb, and latest news. Skype education, Special Report, Americas, Health

    Video, Olympics, Food and Drink, iphone, nfl scores, long reads and broadcast schedule. Special Report, Americas, Fox News. gmail, Destinations, Tucker Carlson Tonight, fb, Cavuto, and more. Special Report, News, Americas
    Udemy latest news, Americas, Special Report, News Success, TV Schedule, New York, Olympics, Health, latest breaking news. like, Special Report, Americas.

  5. ziguri says:

    NUK ME INTERESON FARE POLITIKA .NE ITALI PER PUNEN E TERMETIT KAN MBI 50 VJET QE AKOMA NUK KAN GJET ZGJIDHJE .JETOJN NEPER RULOT NGA HALLI .QE KU E KU NE ME ITALIN QE JEMI AKOMA 100 VJET MBRAPA .

  6. Vranakonti says:

    Te mendosh dhe te kesh parasysh vetem ngajrjen me te poshter keto ditet e fundit,greva e kontrolloreve te Rinasit,I KA ULUR SHUME PIKE PD DHE LSI, qe ata do ken shume firo ne 25 Prill.Populli e pa me syt e tij katrahuren qe beri dhe qellimin e poshter te Ilir Metes me Sali Berishen,te cilet menduan se do te rrezonin qeverine e Edi Rames para zgjedhjeve.ta nuk ja qrriten qellimit dhe dolen jo vetem zbuluar por edhe te turperuar para syve te shqipetareve.PRANDAJ PS DHE EDI RAMA I KA TE SIGURTA VOTAT DHE FITOREN PER NJE MANDAT TE TRETE. Ata dhe analistet neper portale,trelevizione,emisione qe lehin ne favor te Metes dhe Berishes,do te marin nje pergjigje shume te forte ne 25 Prill,do humbasin dhe kjo eshte e sigurt.

  7. Franci says:

    Zigur vellai ne mund te jemi mbrapa 100 vjet ashtu si thoni ju, por Itali i ka akoma ne cadra kurse ne Shqiperi po hyjne ne shtepi te reja. Dhe keto shtrpi te reja po jua ben qeveria e drejtuar nga Edi Rama, dhe njerezve ju intereson kush ju ben shtepi dhr jo ai qe i con ne SPITAL. Edhe mua nuk me intereson politika po kam sy te shikoj dhe tru te mendoj dhe mbi te gjithe te dua vendin tim.

  8. rexha 10 says:

    JANE BERE SI TOMI E XHERRI I THONE KENDEJE NGA ITALIA.ESHTE PO KY BERISHA QE DIKURE E MBANTE ILIRIN NE BAGAZHIN E MAKINES SE TIJE KURE LEVIZNIN PER NE JUGE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje