Një mijë e një teza mbi grevën

10 Prill 2021, 09:15Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

48 orë pas ngjarjes së Rinasit, me mendje më të ftohtë, nja dy gjëra të sigurta mund t’i themi. Së pari, politika edhe një herë nuk zhgënjeu. Ajo nuk zhgënjen kurrë në raste të tilla. Versionet qeveritare se greva e punonjësve të Albkontrollit ishte një grusht shteti, se ajo kishte për qëllim të pengonte mbërritjen e vaksinave apo të bllokonte procesin e vaksinimit, se ajo synonte të sabotonte stërvitjen e madhe të NATO-s, apo se ajo ishte e orkestruar nga Berisha e Meta, janë ose absurde, ose të paprovuara. Ndonjëra prej këtyre tezave mund të provohet nesër, kushedi, por sot për sot janë të paprovuara. Politikanët tanë nuk kanë pse të na shesin për të vërteta gjëra që janë ende të paprovuara. Një qeveri, sidomos, nuk sillet kështu. Një qeveri vret mendjen si ta parandalojë, apo zgjidhë, një situatë të vështirë, e jo si ta denoncojë e demaskojë. Por edhe politikanët e krahut tjetër nuk mbetën pas. Berisha u ngazëllye, Meta reagoi si të ishte pjesëtar i grevës, ndërsa Basha tha në të nxehtë se ngjarja e Rinasit është e organizuar nga Edi Rama.

Gjëja tjetër e sigurt, të paktën sipas meje, është që mbajtja në burg e disa kontrollorëve të Rinasit është një gjë e menduar ngutshëm. Ata mund të shkarkohen, mund të gjobiten, hajt të themi se edhe mund të ndiqen penalisht, por mbajtja e tyre në burg në pritje të gjykimit kërcet. Nuk ta mbush mendjen. Të krijon menjëherë idenë e një veprimi të motivuar politikisht. E një veprimi të porositur.

Thënë sa më sipër, tani është radha për të thënë diçka për grevistët, të cilët, në kundërshtim me ç’prisnin, nuk gjetën mbështetje te publiku. I patën të gjithë kundër. Ata u shpallën armiku i popullit, armiku i popullit në kuptimin literal të fjalës, e jo në kuptimin e armikut të marrë gabimisht për armik, si me personazhin e dramës së Ibsenit. Të vetmit që u dhanë mirëkuptim ishin ata, për të cilët një gjë, nëse synon dëmtimin e Ramës, është gjëja e duhur. Mirëpo, kjo mbështetje nuk iu vlejti. Sepse greva e tyre – duhet ta themi këtë – nxirrte ujë nga të gjitha anët. Ishte budallaqe, e papërgjegjshme, e paligjshme, e dëmshme, e rrezikshme. Unë besoj se këtë e kanë kuptuar tanimë edhe vetë grevistët, të cilët me siguri janë penduar. Me siguri janë duke menduar se kanë bërë gabimin e madh të jetës së tyre, se kanë komprometuar, apo hedhur në plehra, një punë pëllumbash, që do ta lakmonin të gjithë. Edhe unë do ta lakmoja. Ku ka më mirë? Puno një ditë, dy të tjera bëji pushim, e në xhep fut një alamet rroge. Punë ideale për shkrimtarë. Unë do aplikoj, nëse krijohen vende bosh e nëse lejohen 60-vjeçarë.

Sikur të mos ishte mjaft kjo, greva u organizua e u justifikua në mënyrë mizerabël. U organizua me shkëmbime sms-sh të tipit “Duhet mbyllur kulla. Tani.” “Tani? Të mbyll kullën? Unë kam guxim, por deri në atë pikë nuk ma mban.” Duket pra si një punë guerrile. Ose punë cubash. Në një kohë që mund të ruhej një dekor normal. Shpalleshin ca kërkesa, hyhej në negociata, e nëse nuk merrej përgjigja e duhur, lihej një afat para se të fillohej një grevë e pjesshme disa-orëshe. Nëse do kishte kuptim edhe kjo. Sepse një grevë në aeroportin e Rinasit, që është i vetmi aeroport ndërkombëtar që kemi, është e ndaluar me ligj. Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Po edhe sikur të mos ishte e ndaluar me ligj, një grevë atje do të ishte gjithsesi e papërgjegjshme. Pastaj, justifikimi se jemi të stresuar, bie erë. Është justifikim fëmijësh. Njerëzit nuk stresohen të gjithë njëherësh, si me komandë. Disa stresohen më shpejt e më shumë, e disa të tjerë më vonë e më pak. Madje, ka njerëz që janë të stresuar nga natyra. Kanë lindur të stresuar. Ka të tjerë që nuk e dinë se ç’është stresi. Nuk stresohen në asnjë rrethanë.

Janë këto gjëra, por edhe fakti që greva u organizua në pikun e fushatës elektorale që bëjnë grevën të shihet si e pilotuar politikisht. Ka, sidoqoftë, një arsye shumë të fortë që të shtyn të mos e besosh këtë version: “Ai që fitoi prej kësaj greve ishte Edi Rama.” Apo duhet të besojmë se plani ka qenë ndryshe, por për dreq ka ndodhur ajo që ndodh me çdo plan anti-Rama të opozitarëve, që nisen për lesh e kthehen rruar e qethur? Bah!

35 komente në “Një mijë e një teza mbi grevën”

  1. Endri says:

    Ik ore hiqe kete sjellje sikur vetem ti merr vesh ne kete vend. Ajo bente mu qe se paku u shfrytezua mjeshterisht nga Ilir hajduti. Pastaj se si ka vepruar qeveria eshte per t’u pare. FAKT eshte qe keta legena, edhe me rrogen e ulur marrin te pakten 4 here me shume se nje qytetar normal.

  2. mik says:

    Analiza e Nanos deri diku eshte e drejte. Ai eshte mundu te zbertheje te gjitha versionet e mundeshme te asaj qe ndodhi, pamvarsisht se duket ashiqare qe mban anen e Rames.
    Te jesh i punesuar si operator ne Albkontroll, eshte nje profesion teper i deshirum. Qe operatoret kane qene te vendosur ne pune nga PS-ja, kjo dihet. ” Lidhja ” e ketyre operatoreve me PD-n dhe LSI-n mund te bahet vetem neper filma me spiunazh te rregjizorit Rama.

    1. Tirona says:

      E dija per burre te mire, por po na dilka truthare, nese ke kellqe o burre si njeri i medias perpara se te na shkruash budalleqet tuaja po te jesh i zoti shko tek CIA-per te vjelur ndonje informate dhe pastaj do ta maresh vesh se a duhet te mbahen ne burg Ata qe rrezikuan sigurine kombtare te vendit .Mos harro o drellarak si Ti qe rrin siper tavolines, si Un qe rri poshte jorganit, si Kryeministri qe drejton vendin duke punuar cdo dite, si Presidenti qe ben takime si Skuthat qe te gjithe e kemi nje Satelit ne koke qe rrotullohet rreth e perqark botes duke na pare dhe pergjuar vetem per nje qellim qe te na mbrojne Meteoret dhe nga grupet terroriste , nga presidentet dhe ishpresident te cmendur qe duan te dobesojne Sigurine Globale .

      1. pjeter says:

        Lere se ky del ne mbrojtje te atyre te stresuarve me 2400 dollare ne muaj, si Vangjeli qe doli per dokun e korruotuar Prifti.Kerkon tu mbushi mendjen shqiptateve ta shofin me nje sy tjeter kullen e Rinasit, dhe njekohedisht, humbet realitetin qe ben myyyyyy ne gjithe kete ngjarje.Ajo ishte nje greve e pa paralajmeruar dhe e jashte ligjeshme,qe shantazhoi direkt e pa llogje kavaje qeverrine,cenoi rende sugurine kombetare, sepse ne momentin qe keta nuk ishin prezent ne vendet e punes, hapsira e jone ajrore ishte pa nje kontroll.Tani te tentosh te tregohesh super i thelle ne trajtimin e kesaj ceshtje kaq hashiqare, ne nje kendvedhtrim tjeter shume me kompleks e imagjinar, duke e holluar e sterholluar ngjarjen qe pame e lexuam te gjithe,me arsye te pa arsyeshme e te dyshimta,te ben shume me pak serioz e shume me shume qesharak,gje qe Muçoja Tifozi i Serbise futbollistike,e ka shume qef te notoje ne ato ujera.

    2. ana says:

      Or taj Mik, nese nuk e di, mesoje se 90 % e kontrolloreve jane te punesuar aty qe ne kohen kur qeverine e drejtonte Salija dhe zv kryminister kishte Like floririn. Keta kontrollore nuk mund te hiqen kollaj pasi jane te mire kualifikuar dhe licensuar dhe mund te largohen vetem nese bejne ndonje budallallek ne detyre, ose kur behen te paafte per kete lloj pune, ose ku ju vjen mosha sipas kontrates. Ministria Balluku, qe ka qene per disa vjet drejtoreshe e ketyre kontrolloreve e tha si me mburje qe nuk kishte larguar asnje kontrollor nga puna. Ne fakt po te kishte mundesi do ti kishte hequr kuptohet. Ja keshtu or taj Mik, kur nuk ke informacion mos ja fut pordhes!

      1. mik says:

        moj Ana, si femer qe je nuk te shkon pordha.
        Shko meso me fole me dinjitet nje here, masanej ban replike.
        PS : Nuk mbulohet dielli me shoshe.

  3. Momenti perfect politikishte per te goditur ne mest te Prillit keto Jane mesazhet e zbuluar Sote says:

    O Muqe Mose fole edhe ti para kohe se pse dolen provate sote.. Vertete ajo Pune eshte zili per shume njerze ku do ne bote.. Por Sali Berisha dhe familja e ti mafjoze me ilir Meten dhe shume politikane Qofshin keta djathtaze Qofshin majtaze kane miljona Evro dhe Dollare qe Ka kane vjedhur Shqiptarve .. Dhe keta keto lek keta hajdute i vene ne perdorime Kure te ju duhen per interesate e tyre prosonale dhe familjare ilir Meta dhe Sali Berisha do Ben Qdo gje per ta Que Shqiprine ne germine.. Une mendoj se keta tradhtare dhe Talibane te kontrodhit bake me udhrrusit duhet te shkone ne burg.

  4. Rosa canina says:

    Ata..qe vepruan..ne aereport….kan.. vepruan kundra..qindra
    qytetareve…rrugeve…gjynah. femij….te smure…ata i kryqzon
    opinjoni publik

  5. K says:

    Habitesh me teorite e “analisteve” tip Muci,medioker, por edhe shume te tjere po te tille! Keta i dine te gjitha! Nje analist flet me fakte dhe kur nuk ka te tilla thote ” ne opinionin tim” kjo eshte e verteta. Shqiperia jo vetem qe ka politikane tip Sali, qe eshte ndryshe nga te tjeret,per nga mentaliteti flas, tip Like fshatar i pagdhendur, Luli servil dhe medioker ,nje Pali Miska e kohes se Enverit, medioker dhe servile edhe hajdute ! Te njejten gje ka edhe ne Media! Mjafton t’i sherbesh politikes ,si fillim,sepse pastaj politika te sherben ty!

    1. ...... says:

      E rrespektoj mendimin tend por eshte teper mendim monist, i njeanshem ose te pakten mendim naiv.
      Nuk ka se si te gjithe te jene te keqinj dhe nje i vetem, koke e kembe imoral qe ne lindje te jete politikani me i mire. E di çdo thote te quash Ramen me i miri ?! Do te thote qe ky vend ka marre fund.
      Nuk dua te them qe ato persona qe ti i quan te keqinj jane te mire, perkundrazi jane teper te keqinj, por Rama eshte figura politike me e keqja e 30 vjeteve te fundit.

      1. pjeter says:

        Rama eshte me i mire nder funderinat qe na qeverrisen keto 30 vjet.Mendimi im personal,eshte qe ne shqiptatet nuk jemi akoma gati per nje si Rama,qe sigurisht ka edhe ai te metat e tij,(e kush nuk ka?),por kurre nuk eshte nje Sali,nje Lolo si Luli,nje qe te vret naten e te qan diten si Likja.Jo zoteri,deri tani,c’do gje mund te ndodhe,por deri tani,nuk ka dale qe Rama tu ngjaje sjelljeve te ketyre kopukeve qe permenda me lart.Jetojme ne nje moment boteror jashte çdo parashikimi ne kohe moderne,dhe kjo qeverri,dhe me sa po shofim si veprojne anembane botes,po e tregon ne menyren ne serioze te mundeshme,me gjithe autoveshtiresite qe krijojme ne vete, perseri qe situata eshte nen kontroll,dhe qeverria eshte shume aktive per perballimin sa me mire te saj,dhe te jemi te sinqerte,nuk ishte aspak e lehte per asnje shyet ne bote.Duhet ti shofim gjerat me nje sy gjykimi te sinqerte karshi vetes sone ne radhe te pare.Per mua,kjo qeverri meriton te vazhdoje te qeverrise,me shprese qe kjo zgjedhje,te beje presion tek opozita aktuale te vetpastrohet,dhe te kemi nje opozite te vertete e te denje per kete emer,qe ti beje nje presion te shendetshem qeverrise te permiresoje qeverrisjen,qe te krijoje nje alternative te vertet per deshirat e shqiptareve.Ramen,kete Rame,sepse ka demostruar qe eshte kameleont,keshtu qe kete Rame,do ta rrezojme vetem me vote,kur te dali ndonje lider me i mire se ai,jo prej kartoni,si eshte Luli mafishja,qe eshte thjesht masha e Sali bajraktarit.

        1. ......... says:

          Mor zoti Pjeter ! Merre si te duash kete qe po shkruaj : Komentet e tuja i lexoj shpesh, jo sepse i vlersoj, por sepse ti komenton me brryla pothuajse ne cdo artikull qe flitet per Ramen. Nuk eshte se ti beson ne ate qe shkruan por beson ne nje sufllaqe. Kjo ja ben muuu more zoteri. Edhe ate pak talent qe ke per te shkruar e konsumon per nje gje kaq te lire, vetem per nje sufllaqe !!!! Kjo tregon se me cfar personaliteti eshte e paisur qenja jote, dhe cfar pergjegjesie morale ke ti per te ardhmen e femijve tuaj, dmth se cfar pergjegjesie morale ke apo do kesh ti si prind.
          Ti mund te shkruash volume te tera per “bemat” e Rames, por nese ti sillesh nje mije here rreth e rrotull, gjithmone do perfundosh ne piken e nisjes, qe do te thote qe ti nuk thua asgja.
          Ata qe mbrojne te keqen jane me te keqinj se vete e keqja.

          1. pjeter says:

            Zoti pika pika,gabohesh ne pargjykimin kundrejt meje.Ti jep mendimin tend une jap mendimin tim. Personalisht nuk me behet vone per Ramen as per ndonje tjeter si ai si person.Por ne pikpamjen time Rama eshte ne i miri ne politiken e sotme,dhe besoj ne kete qe shkruaj.Persa i perket punes qe ka bere qeverria e tij, personalisht ne menyre komplesive e vlersoj pozitive.E ne fund i dashur,ti mund te shprehesh si te duash,nuk me prek .Une nuk rroj as nga sufllaqet e Rames,as shpresoj nga pordhet e Lulit.Qe ta dish ti i dashur,une punoj dhe rroj,nuk pres sufllaqe nga Rama,as pres te biere Rama te gjej ndonje pune nga ata te tjeret qe duan te vijne pas tij.Une rroj me djersen time,Per saktesim te idese qe ke krijuar,une komentoj gjthmone kur lexoj idiotesira kundrejt kryeministrit Rama.Ndryshe nga ty,kunder replika ime nuk ka per qellim te te qartesoje opinionet e tua paragjykuese,as te shpreh ndonje interes te te vecante te jem i vleresuar,dhe sic e shef,i permbahem vetem mendimevete mia mbi Ramen kryerar qeverrie e jo mbi ty qe nuk te njof.Per shprehjen fillozifike, po ta le ashu si e ke,vlen e njejta gje, edhe per ty.

  6. ATSH says:

    Eshte e ekzgjeruar mbajtja ne burg? Mbyllen hapesiren ajrore edhe per urgjencat , edhe per avionet qe ishin ne fluturim me pasagjere ne bord pa para lajmerim! Ne cdo vend te botes ata jane per tu futur direkt ne burg te gjithe pa perjashtim, jo vetem organizatoret ! Kane braktisur punen ne nje rol kyc qe ka te bej me sigurine e vendit dhe te njerzve ! Si mund tu besoj jeten time ketyre vemjeve ne te ardhmen ? Ky nuk eshte vetem budallek eshte kriminale ! Po sikur te kishte nje avari ai avioni qe mbeti 30 min mbi Tirane e nuk u lejua te ulej por u detyrua te kthehej ne Athine? Po sikur nje avion tjeter te kishte nevoje per ulje emergjente e ti te ishe siper o Nano(e nuk po te permend per ndonje akt terrorist) ? Keta njerez supozohet se duhet te japin jeten por vendin e punes nuk e braktisin, prandaj i marin ato lek kudo ne bote,sepse nuk mund te shiten e blihen per ca dollare me shume ! Njerez pa piken e personaliteit, dinjitetit, atdhedashurie, profesionalizmi..ketyre pa perjashtim nuk u duhet lejuar as ti afrohen me Rinasit ne te ardhmen e jo me te punojne perseri aty !

  7. Konjak says:

    Ata qe s’jane te interesuar te zgjidhet problemi persembari , kerkojne armikun e klases apo partise atje ku e din shume mire se nuk ndodhet , dhe nuk mund ta gjejne . U hodhem akuza per grusht shteti , u hodhen akuza per agjitacjon e propagante per shkak te votimeve , u hodhen akuza per pengimin e transportimin e vaksinave per ne Rinas , te cilin e hodhi posht kategorikisht kreu i avukatures se unionit Evropian te sigurise , mbasi emergjeccat dhe ilacet –mdikamentet — nuk mund ti ndaloje stafi i sigurise ne asnje vend te botes , dikush tjeter ka dhene urdhet per ndalimin e transportit te tyre -ilaceve . E gjithe kjo histori bie ere e felliqur politike , e pregatitur nepermjet skenareve , te perdorura dendur ne diktature . Nuk i thone kot : Bem Baba te te ngjaj ; por ketu jo vetem politikanet por edhe ata qe u shkojne mbrapa verberisht . Citoj : Mos punoni per te tjere o fatekeq , shiko shtepine dhe vendin tek ke lere dhe tek heq .

  8. Besa says:

    Hanaliza e Mucit!
    Moret vesh gje? Muci vetem nje gje nuk do ta thote ,qe kjo perben shkelje ligji ne nje objekt te nje rendesie te vecante dhe quhet tradheti kombetare.Normalisht denimi eshte maksimali

  9. ilir banditi says:

    Muco. Ti vete thua se eshte e ndaluar me ligj te behen greva ne ate sektor, pastaj thua pse i mbajne ne burg.

  10. Pensionist, mos vdeksh kurre! says:

    Ia ke futur kot, Mustafa!
    Te marresh 4.000 dollare rroge me 10 dite pune , me udhetime neper bote me familjen pa leke, me trajnime dhe shperblime… dhe papritur ne nje dite te semuren 65 punonjes, duke braktisur punen ne nje sherbim strategjik per jeten sipas teje zoteri, qenka dicka rastesore?!
    Ky mendim dhe kjo paraqitje e ketij fakti tregon se edhe ju jeni te semure nga semundja me e re, qe na doli tani, keto dite, mbasi sikur Cowid 19 nuk na mjaftonte.
    Semundja me e fundit doli pikerisht tek keta kontrollore leshi dhe quhet ”semundje me paaftesi te perkoheshme” dhe sipas kesaj semundjeje vet i ”infektuari” me kete virus plotesokerka nje ”formular”, i cili e ”mbron” te semurin nga ”paaftesia e perhereshme” dhe nga ndeshkimi i ligjit!
    Me te drejten time them se mediatike te nivelit ”kontrollor aeroporti” jane dingo gazetare.
    Faleminderit per keqkuptimin, mustafa (me ”m” te vogel)!

  11. Eni says:

    Bravo Muc…ne Shqiperi nuk do kete kurre greva se te kpusin koken….une mgjs jam I majte e besoj qe nga drejtuesit nuk eshte bere kurre perpjekje per zgjidhje sepse ne Shqiperi drejtuesit jane arrogant…per ato muaj qe jane duan te perfitojne me maksimum sepse I ve politika e po politika I heq….e di si silken me administraten…..le te me kundershtoje kush…kjo eshte nje nga arsyet qe ika nga Shqiperia mbas 20 vjetesh ne administrate…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jo Nuk te keput njeri koken. U be ajo e naftetareve, u zgjidh. Ajo e minatoreve, u zgjidh. Nuk behet greve me gjerat esencjale te jetes qe i duhet njerzve. Na e demostroke qeverrine si nje perbindesh. Hajt rruge te mbare dhe qofsh me shendet o “majtist”..

    2. ATSH says:

      Po mire, këta tipat le ta vendosin këtë ndodhi në CV e tyre e të kërkojne punë nëpër botë, të shohim kush do I mar! Jeni në vete ju apo jo? Po me thuaj një rast në botë ku pezullohen fluturimet të klasifikuara si emergency? Me thuaj një rast në botë ku braktiset një vend punë I tillë pa paralajmirim? Me thuaj një rast në botë ku lihet avioni në ajer momentin e fundit? Të paktën i komunikohet avionit të mos niset fare, por ta lesh në ajer? Ca lesh shefa e superior arrogant flet ti.. Ata edhe sikur tu vijnë terroristet me arme supozohet të mos e lënë punën e jo me per ca dollare me shumë .. Mos na hap barkun me gjithë këto vemje e kush I mbron!

  12. ENTEL says:

    Duhet te dalin pergjegjedite e drejtuesve sepse imagjinoni ne Shqiperine dictatoriale te drejtuesve te besh greve se ku u ka vajtur ktyre…..mbase kane pasur kredi, shkolla per te paguar, njerez pa pune etj etj….neser do ju vije rradha ju komentuesve kur te beje Basha dictatoririn….

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Spo te kuptoj. Vendimi per te lene ne burg ata 2 persona ishte I nxituar dhe nga ana tjeter shkruan qe ata thyejten ligjin. Cila eshte ?!?! Sepse menyra si e ke shkruajtur eshte si keto 30 vitet me arsyen: huh mo se ata pak e thyejten ligjin ska nevoje te burgosen. Ky mentalitet ka vazhduar prandaj ndodhin keto fenomene..

  14. Vranakonti says:

    Zoti Nano! Pjeserishtb jame dakord me ju. E verteta eshte se shqipetaret pane me syt e tyre nje greve nga kontrolloret ne Rinas qe ishte nje greve e qellimshme dhe e organizuar mire nga Meta e Berisha per te rrezuar apo penguar qeverine ne punen e saj sidomos ne vaksinimin e njerzeve.Pritej nje sasi e madhe vaksinash nga jasht dhe kjo nuk u pelqente Metes dhe Berishes (dy armiqeve me te medhenj) dhe organizuan .kete greve nepermjet njerzeve te tyre te kontrolloreve.Ata nuk ja arriten dot qellimit.Me kete rast, ata ne vend te vinin vetullat nxoren syt e tyre.PD dhe LSI do kete shume firo ne vota me 25 Prill,se populli pa nje gje te padrejte qe i behej Edi Rames.Eshte e vertete se,Qeveria dhe Edi Rama,ka fituar shume nga kjo greve.Meta,Berisha ja dhane me duaret e tyre kete fitore Rames.Populli nuk eshte budalla,eshte me i mençemm dhe kupton intrigat e Saliut dhe te Metes.E meritojn ndeshkimin.

  15. BARD HYSENI says:

    JU MUSTAFA JENI NJE ANALIST SHUME REALIST QE PRIRESH GJITHMON NGA NJE PARIM QE PO SU THA NGA ORGANET JURIDIKE CDO GJE ESHTE E PA BESUSHME.PORR NE RASTIN KONKRET SI NJE PROBLEM QE U SHFAQ NE DUKJE I MENJEHERSHEMDB DHE QE ISHTE SIGURISHT ME DOMETHENIE SHUME NEGATIVE TE JEP TE KUPTOSH QE KA NJE NDERHYRJE TE PA SHMANGESHME NGA POLITIKA.TAKIMI I KOMISIONERVE ME PRESIDENTIN QE PER CFARE DO ARSYE AI DUHESH NGRITUR GRADUALISHT SIPAS SHKALLEVE TE ZGJIDHJES DHE HESHTJA E TIJ JANE DUKURI QE NDERHYRJA E POLITIKES ESHTE SHUME DOMETHENSE.QE PER PUSHTETIN LIDERAT E PARTVE BEJNE DHE VEPRIME KRIMINALE PERINTERESA E MARRJES SE PUSHTETIT. E PA MUNDUR QE KUZHDO QOFTE EDHE JU NUK MUND TE BENI SIKUR POLITIKA NUK KA PJESE.ME VJENE KEQ PO NE DISA RASTE LUAN ROLIN E NAIVIT DHE SHPREHENI PARAQENDE,GJE QE NE DISA RASTE DDONI TA PARAQISNI VEHTEN SI NJE NJERI TE URTE DHE TE PAANSHEM NE GJYKIM.JETA NA KA MESUAR TI THEMI TROC JO TE LIDHURA ME INTERESAT PARTIAKE.KY ESHTE NJE KRIM SE TE NDALOSH GJITHE ATE VEPRIMTARI TE CILEN JU E KENI SHPREHUR NE SHKRIMIN TUAJ ESHTE SHUME KRIMINALE.TE PEZULLOSHE VEPRIMTARIN E NJE AEROPORTI SIC ESHTE KY I VENDIT TONE ESHTE VEPER KRIMINALEDHE ESHTE E PA DISKUTUESHME NDERHYRJA E POLITIKES .PO HABITEMI SE CDEGJOJM NGA POLITIKA,MADJE NUK TE NGELET PA THENE SE I SHAMI TE SHANE.RAMEN KA SA TE DUASHE VEPRIME QE MUND TA KRITIKOSH SHUME SHUME POR NE KETE MNYRE SIC U VEPRUA PER TA VENE ME SHPATULLA PAS MURIT ,`POR VEPRIMET E SHPEJTA TE QEVERIS BERI QE TE DESHTOJ KY VEPRIM KRIMINAL.KJO SESHTE GJE TJETER VECSE NJE PUNE QE DEMTON POPULLIN ATDHEUN E CDO GJE.DHE NDAJE KETYRE VEPRIMEVE,KERKOHET TE VEPROHETME FORCE.SIDOMOS NE MNYRE TE VECANT NDAJ FEMIJVE DHE TE AFEREVE TE PARTIS SOCIALISTE, SEPSE PRINDERIT E TYRE KUR SJANE TE ZOT PER EDUKIMIN E FEMIJVE TE TYRE ,PER SHOQERIN KETA JANE ZERO.JU MUSTAFA ESHIKONI SI ESHTE KATANDISUR SOT SHOQERIA ,NDERSA DJE FEMIJTE E AFERT TE KRYSORVE NE INSTITUCINE ISHIN ATA QE MBETESHIN NE TIRAN DHE ZININ POSTE O NE DREJTIM OSE NE DIPLLOMACI.NDERSA SOT SHIKOHET SE SI TE ZEJEN VENDE KU PAGA ESHTE SHUME E MADHE SE BABAJT.KJO TE JEP TE KUPTOSH QE INTERESI PERSONAL KA FITUAR RE DREJTEN E 100 PERQIND TE VEPRIMTARIS SE TYRE ,NUK KANE QENE KESHTU AS NDO NJE HERE NE SHQIPRI NE CFARDO REGJIMI,KA PASUR SHUME ME TEPER DINJITET ARSYE DHE NDERSHMERI.TE HABIT FAKTI SE I GJITHE POPULLI SHQIPTAR E DIN ME FAKTE GJITHE VEPRIMTARIN KORRUPTIVE TE DREJTUESVE PARTIAK DHE U SHKOHET MBRAPA.DUHET TE JESHE I PA FORMUAR QE TE JAPESH VOTEN PER ATE QE KUJDO PO VEPRON NE INTERES TE VETE DUKE DEMTUAR GJITHE SHOQERIN..VETEM KY FAKT DUHET TE BEJE MUSTAFA QE ME SHEMBULLIN E VET POLITIKA PO SHKATRON TE ARDHME E FEMIJVE TANE E TE GJITHE POPULLIT,ATDHEU DHE DASHURIA PER TE ESHTE BERE NJE NOCION QE TE VJEN TURP TA ZESH ME GOJE SE SHUME NJEREZ TE QUAJN PER BUDALLA.NDAJ JU QE MERRENI VAZHDIMISHTE ME SHKRIME DHE ANALIZA DUHE TA SHIKONI CDO PROBLEM ME KUJDES DHE GJITHMON TI DREJTONI PYETJEN VEHTES SE TE KU JTE I SHERBEN NJE ANALIZ QE DEMTON INTERESAT E POPULLIT DHE TE ATDHEUT. BARDI.

  16. Tr says:

    NANO ESHTE NJE GAGAC, QE NUK JA THOTE PER GAZETARI, TANI DON TE BEJ DHE AVOKATIN E DJALLIT.

  17. Llaman says:

    Nje koment qe qysh ne hyrje niset nga premisa te gabuara
    Para se Nano te na shese mend per ” pafajesine” e kontrolloreve te stresuar mire do ishte ti pergjigjej disa pyetjeve elementare:
    1. A mund te konsiderohet apolitike nje greve e nje sektori strategjik pikerisht dy jave para zgjedhjeve ( pamvaresisht ofertave te bordit te albkontroll per c`tensionimin e situates)
    2. A mund te konsiderohet apolitik nje “stres” kolektiv i nje grupi 65 vetesh te pritur nje jave me pare nga i ashtuquajturi president i republikes
    3. A mund te quhet apolitike nje greve ku nje pjese e kontrolloreve jane pjese aktive me se shumti e LSI e aktivizuar drejtperdrejt ne fushate elektorale??
    4. Kur dikush cenon sigurine kombetare te hapsires ajrore shqiptare a nuk e ka vendin pikerisht atu ku prokuroret e quajten te arsyeshme dmth ne paraburgin deri sa gjykata te vleresoje masen e sigurimit ndaj ketyre personave te papergjegjshem? Pse keta gazetaruce i kundervihen drejtesise?
    5. Ne fund te fundit prevalon interesi publik i 3 milione shqiptareve apo 65 kotrolloreve ? Ne fund te fundit a nuk duhet te ruhet i njejti raport i pagave te kontrolloreve te nje vendi ndaj pages mesatare te atij vendi sikurse ndodh ne EU apo USA ( kjo dmthe qe rrogat e kontro.loreve nuk mund te jene 5 fishi i rroges mesatare te vendit ( gjithe kostua fizibile e kesaj ndermarjeve eshte ne fund te fundit pjese e kapitalit shteteror)
    Perpjekja per te barazuar pergjegjshmerine e qeverise me papergjegjshmerine e nje grupi sado te trajnuar ( apo kompanise se indoktrinuar tip Alibekaj -Gjekmarkaj-Lubonje- Artan hoxhallaret etj) dhe medemek gjykimit te pa-anshem model Nano vetem sa relativizon krimin e nje grushti njerezish te perdorur.

  18. Nafia says:

    Shkrim leshi, e ke dhjer komplet Muc,ndonjehere e bene si lopa, e mbush pastaj e derdh.

  19. M says:

    Po mire o Mustafa ti e pranon qe greva eshte e palighshme. Kudo kur shkel ligjin denohesh. Pse u duket cudi per ata te tre te arrestuarit?
    A doni te behet Shqiperia si bota?
    Lugji duhet te filloje te zbatohet njehere apo jo o Mustafa?

  20. neseba says:

    Fole si kalama o Mane (Muç)

  21. Xhoi says:

    E pashë mbrëmë në TV atë Trebickën.Që nga paraqitja e jashtme të jepte përshtypjen e një talabani.Prandaj nuk ka nevojë për koment.

  22. Kurre mos ndodhte o Muc , po ata avione qe mbeten ne ajer jane te asgjesuar bashke me pasagjeret dhe ekuipazhin , ti na thua nuk duhen mbajtur ne burg , po si te behej gjith ai dem ne jete njerezish c’rendesi ka burgu ?
    Denohesh Muc dhe per vrasje , dhe vrasje e mbetur ne tentative dhe per vrasje me dashje dhe per vrasje nga pakujdesia apo aksidentale, kjo qe po dikutohet eshte nga stresi , e mbetur ne tentative .
    Asnje prej tyre , mbase nuk do deshironte te ndodhte nje gje e tille , po pikerisht per te shmangur keto rreziqe jane ne ate pune te mire paguar , dhe nuk jane njerez te mare nga rruga , por njerez profesioniste ,te pergjegjshem ,te perkushtuar e humane , por qe kete rradhe , “STRESI “mundi HUMANIZMIN dhe PERGJEGJESHMERINE dhe per kete duhet te pergjigjen !

  23. Arian says:

    Ik mor bole dhe ti nga Skrapari je në fund të fundit nuk bëhesh dot e le ne ADN katunarllikun

  24. Nik says:

    Ja ku e kemi Z. Kungull Nano qe i ben te ghitha, qe nga “gazetari”, “analisti”, “prokurori”,”gjykatesi” etj
    Po te ishte keshtu taksapaguesit nuk do te kishin evoje te paguanin, tash bile shume shtrenjte, per profesionistet e drejtesise! Ky e ben drejtesine vte, “vullnetarisht”! Mos eshte avokati i atyre te stresuarve qe do t’i lehtesoje?! Ky Muqi eshte shejtan budalla!

  25. Amber iliri says:

    O Muc kur ben verisimilitude e mases se
    Sigurise me burg apo ne shtepi parimisht
    Gabon.nderhyn ne te drejtat e pushtetit gjyqesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje