Bilushi i Metës zbulon skandalin me database-n e socialistëve për zgjedhje

11 Prill 2021, 20:34Antena TEMA

Pas zhurmës së zbulimit të një database të socialistëve për zgjedhjet, me të cilën ata identifikojnë votuesit e tyre, Bilushi zbuloi se në fakt ajo është një database e vjetër që administrohej deri më 2011 prej Kaç Islamit, i cili tani ja ka ofruar PD si kontributin e tij të vetëm që mund të japë.

Këtu ka ndodhur dhe gjithë ngatërresa e Bilushit në debat me Metën.

Ngatërresa e parë është me Andi Bejtjen. Kaç Islami me të drejtë e ka shënuar më 2009 si votues socialist. Kjo e tërboi Ilir Metën.

-Unë e rregullova në punë tek Tv Zeni dhe i bëra gruan anëtare të Gjykatës Kushteuse, ai voton Edi Ramën. Ma qëroni plehrën. Tjetër kush është?

-Problem me Zhejin shef. Në databasen e socialistëve shënohet, “mik me Ramën, i mërzitur kohët e fundit”.

-Po ky legeni akoma mik me Ramën,- bërtiti Meta. Të hiqet nga listpagesa. Nuk ja kam besën më.

Më tej doli emri i Sonila Meços. “E majtë e sigurtë bashkë me rrethin familjar. Duhet ta mbajmë më afër”.

-Po akoma do ta mbajmë afër këtë,- ulëriti Meta. Më afër se kaq ku ta çoj, vetëm të më hedh vaj të nxehtë në vesh Monika. Tjetër çfarë ka?

-Ardi Krasta. “I majtë. Votues i rregullt. Presim të angazhohet më shumë.”

-E kisha një dyshim tek ky shkërdhata,- tha Meta. Më duket pak i lëvizur ai.Punon dhe tek Tv Zeni pa le.

Bilushi nuk bëri komente.

-Tjetër. Kush gazetar tjetër?

-Ilir Babaramo. “I majtë. Votë e sigurt”.

-Mos. Do ti ketë dhënë ndonjë tollonë fushate ai Fuga. Mua më tha, “më ke vete”. E kisha atë frikë, I thashë Monikës jepi 500 litra t’i ketë për fushatë.

Tjetër se këtë e dija që shitet.

-Ylli Rakipi. “I tërbuar kundër Doktorit. Votues i sigurt i PS”.

-Ça thu mo burrë. Po ky më ka thënë mua do të votoj. Ma ka fajin ai Nikua mua, e di çfarë do ky. Tjetër kush na ka tradhëtuar.

-Andi Bushati. “I paqartë. Shpresojmë që nuk voton”.

-Po ky legeni, ne na hedh në luftë të djegim mandatet se përton të votojë. E di unë çfarë do ky.

Tjetër kush është?

Këta janë kryesorët. Por më lë të të shpjegoj.

-Po çfarë do më shpjegosh kjo është skandal. Më kanë ikur gjithë lekët dëm. E di unë ç’u bëj këtyre tani.

-Shef më fal një minutë. Të tregoj si është puna.

-Hë, si është puna!

-Kjo database që publikuam, është e 2009. Ja ka marr Kaç Islami atëhere kur ishte në PS dhe ja ka shit Lulit sikur është e sotmja. Ndaj nuk është kështu situate. Është listë e vjetër.

-Po fol mo burrë se më ngrive gjakun. Ky Kaçi tërë jetën për të prishur gjakun mua është. Tashë se më ikën prap legenat.

1 komente në “Bilushi i Metës zbulon skandalin me database-n e socialistëve për zgjedhje”

  1. vlonjati says:

    Tamam legena,ndjejne eren e lekut si qeni eren e mutit dhe i shkojne nga pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje