Djegia e mandateve dhe bojkoti VS. tërmeti dhe pandemia

11 Prill 2021, 15:46Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Katër vitet e këtij mandati politik që mbyllet më 25 prill, janë formësuar nga katër zhvillime madhore, që patën një ndikim të jashtëzakonshëm për jetën e qytetarëve dhe të vendit. Ato përcaktuan identitetin politik të këtij katër vjeçari, aq sa do të diktojnë, edhe rezultatin e përballjes elektorale për qeverisjen e vendit deri më 2025.

Ato janë: Djegia e mandateve të deputetëve të opozitës dhe dalja nga sistemi politik e demokratik; bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019 nga PD e LSI dhe fitorja e PS në 60 bashkitë e Shqipërisë; tërmeti i 26 nëntorit 2019 me pasojat që solli në jetën e banorëve të zonave të prekura dhe; pandemia globale për shkak të virusit vrasës covid-19 me jetët njerëzore që ka marë e faturën e jashtëzakonshme social-ekonomike që ka shkaktuar.

Dy të parat janë shkaktuar nga liderët politikë shqiptarë, ndërsa dy të tjerat nuk vareshin prej tyre. Dy të parat janë pjellë e kalkulimit nga mendja më djallëzore politike e vendit, dy të tjerat nga fuqi madhore që i tejkalojnë limitet njerëzore. Dy të parat ishin produkte të lidershipit të opozitës, ndërsa dy të tjerat, sprovat që duhet të përballonin udhëheqësit e mazhorancës.

Dy të parat u bënë për të provokuar një krizë artificiale politike nga lart, për të marë pazar në tavolinë, e të zhbënin reformën në drejtësi. Ajo që sollën si pasojë, ishte vendosja e qeverisjes së vendit nën trysni maksimale, për të mos patur “luksin” të punojë me qetësinë e duhur për realizimin e programit e mandatit të dytë qeverisës.

Pas dy të parave, vendi u godit njëra pas tjetrës, nga tërmeti dhe pandemia. Ky ishte edhe momenti më kritik, që e vendosi mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, në provën e zjarrit të mbijetesës dhe në udhëkryqin më të madh të së ardhmes. Ose pas kësaj dy mandatet e qeverisjes do mbylleshin me një dështim total, ose këto sfida unikale do shndërroheshin, në një mundësi të jashtëzakonshme për sukses!

Tërmeti dhe pandemia e nxorrën Kryeministrin Edi Rama në fushën e betejës në terren, atje ku ai di të performojë më mirë se në çdo arenë tjetër, ku ndërthuren menaxhimi i punëve të përditëshme me komunikimin e pandërprerë me njerëzit. Me individët. Familjet. Komunitetin. Profesionistët. Mediat. Me drejtuesit e pushteti vendor e qëndror. Me përfaqësuesit e target grupeve dhe fashave të ndryshme të shoqërisë. Në fshat. Në qytet. Në institucione publike. Në biznesin privat.

Zyra e Edi Ramës u bë lëvizëse, kudo nëpër Shqipëri, atje ku ishte dikush për tu ngushëlluar. Atje ku e priste një tjetër për tu solidarizuar. Atje ku duhej të jepte një mesazh shprese. Optimizmi. Qetësie. Bashkëpunimi. Por edhe atje ku duhej të nisnin e të mernin jetë, projektet e reja të së ardhmes, që do të ngriheshin mbi rrënojat e së shkuarës.

Ishte një operacion i paprecedentë që duhej realizuar përmes lidershipit, raporteve me shoqërinë shqiptare dhe në bashkëpunim, me faktorin ndërkombëtar. Duheshin zgjidhur nga kampet e çadrave, tek strehimi i familjeve të dëmtuara nga tërmeti në hotelet e bregdetit. Nga dhënia e bonusit të qerasë, tek shkatërrimi i objekteve të dëmtuara dhe realizimi i projektit të madh të rindërtimit.

Nga gjetja financimit të punëve nëpër kantieret e reja, tek realizimi i konferencës ndërkombëtare të donatorëve që i ofruan shqiptarëve, 1.15 miliardë euro fonde për të rilindur gërmadhash. E kështu edhe pas pandemisë, për të përballuar një nga operacionet më të rëndësishme të 100 viteve të fundit për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve njerëzore. Derisa kemi ardhur tani, tek procesi i vaksinimit masiv të popullsisë dhe përgatitja për hapjen e madhe, e rikthehemin e normaliteti të jetës në gjitha aspektet.

Lidershipi i Edi Ramës për të përballuar pasojat e tërmetit e pandemisë, shpëtuan jetë dhe pronat e shoqërisë, por edhe mandatin e qeverisjes socialiste. Fakti se këto dy sfida janë shndërruar sot në armët më të fuqishme të mazhorancës dhe opozita as që i zë me gojë, dëshmojnë triumfin e saj, mbi strategjinë e djegies së mandateve dhe bojkotit të sistemit demokratik të vendit.

Kaq mjafton për të kuptuar, se kë do zgjedhin shqiptarët pas dy javësh, për të nisur një rrugëtim të ri politik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

7 komente në “Djegia e mandateve dhe bojkoti VS. tërmeti dhe pandemia”

  1. Ari says:

    Kjo as qe diskutohet!

  2. Adriani says:

    Bravo! Shume sakte!

  3. luani u.s.a. says:

    Gjate mandatit tete vjecar te qeverisjen PS me hajdut kryeminister Skenderbe Edi Rama ministra,z/ministra,deputet,kryetar bashkie,drejtor,gazetar.., jane pasuruar edhe me shume me korrupsion,hajni,uzurptime publike sic eshte edhe hajduti i PS Alfred Peza qe vodhi 1milione euro i cili nuk eshte arrestuar,hetuar,denuar dhe konfiskimin e pasurise nga prokuroria dhe gjykata qe e shpetoj hajdut kryeminister Skenderbe Edi Rama?!

    1. Lyl mashtruesi says:

      Bla bla bla bla. Si ka mundesi qe ne kohen e sotme me teknologjine qe eshte nuk kemi asnje prove te ketij korrupsioni qe permend ti zotrote?! Report TV ka bere dy investigime me PROVA per vjedhjet masive te familjes Berisha ku nje cope torte e ka marre edhe pretendenti per KM. Per te mos folur per Durres-Kukes, Gerdec, 21 Janar, CEZ etc. Socialistet nuk jane engjej kno dihet, por jane shume here me te mire se PD-LSI. Dhe sa per KM une zgjedh 100 here ER se Lyl mashtruesin. Ky i fundit fjeti gjume per 4 vjet kur drejtoi Tiranen. ER i shihen punet sheshit qe kur ishte Kryetar Bashkie

  4. CENSURA ANTISHQIPTARE says:

    NUK JU DHIMBSEN MOTRAT MOR BYTHQIRA QE NUK MA LINI KOMENTIN

  5. sali serbi says:

    dje, uparalajmerova, se salliu e iliri kane plane serbo-ruse. agrpon kulici qe eshte gazidede i ri shkoi ne vlore e me dosje kercnoi bujar leskajn, iliri i monikes si perfaqesues i rusise ka marre pewr siper te coje jun ne kembe kunder natos. ky destabilizim sebo-rus do te ndodhe me paramilitare te vet-vendosjes, me gjak serbi te usqyer nga etja per pushtet jane angazhuar te perzane amneriken nga ballkani, kjo e kordinuar me prasidentin serb ne heshte albin kurti e berat buzhalla jane planin serbo-rus. deshtuan e aeropoert, sot filloi albin kurti ne veri me paramilitar serbo-sali e te stervitur nga gjenerali kulici si zv i i mikut te arkani gazidede. berisha duke pase ne dore vidion e priftit per meten e ka kape ate per bolesh e ai ben cfare ti thote berisha. vigjilen se serbet e saliut e te albinit e arkani bashke me ruset qe mbeshteti meten po mundohen te destabilizojne shqiperine. kthejeni burrin e monikes e lidhjeni e mbylleni ne presidence. pune e madhe nikolle lehsin lejeni te rrije e ruaj moniken ne lazel. ne veri e filluan serbet me saliun albinin pritni cka po pergatisin ruset ne shqiperine e mesme e te jugut me burrin e monike. rrofte shqiperia, poshte klika serbe e saliu, albinit e nikolle lehesit. posht klia ruse e burrit te minike e kaptenve tradhetare te mirdites

  6. taso kume says:

    O LUAN qe shikon me dylbi nga AMERIKA , EDI dhe mase vodhi por beri shume per vendin ,kurse SHPELLARET E PD vetem vodhen dhe nuk bene gje , oh me fal vetem inaguroni fillimin e punimeve se me pas parate shkonin ne QIPRO,PANAMA ,MALTE , ti e ke dhe PANAMAN afer lexo ne PANAMA PEIPERS do gjeshe shme emra te eksponenteve te PD, Mua Edi ma prishi shtepine tek shkolla e aviacjonit ne VLORE por beri lidhjen e autostrades me qytetin po PD çfare lesht e k…. beri ne VLORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje