Byrektorja e Bashës “del nga shinat”: Shumica e shqiptarëve votojnë PS

12 Prill 2021, 13:11Politika TEMA

Në një kohë kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit, stafi i Bashës ka ‘shënuar një autogol’.

Njërëzit që punojnë tek “Byrektorja” e PD e kanë humbur përqendrimin dhe mesa duket kanë dalë nga “shinat”. Këtë e tregon qartë një postim që ka bërë xhiron e rrjetit.

Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike është publikuar një video e takimit të drejtuesit politik të PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu.

Bashkëngjitur videos shkruhet se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin” shkruhet në postim.

Kjo është një tjetër gafë që i shtohet listës të gjatë të “perlave” nga PD të cilat fillojnë që tek kreu i saj, Lulzim Basha e vazhdojnë me stafin e tij që fshihet pas menaxhimit të rrjeteve sociale.

Më vonë ky postim është edituar, por historia e editimit ngelet dhe mjaft qartë tregohet se ka qënë dora e stafit të Bashës, që ka goditur me gafën e radhës

4 komente në “Byrektorja e Bashës “del nga shinat”: Shumica e shqiptarëve votojnë PS”

  1. Kozmo says:

    NATYRISHT, QE NJERZIT ME TRU NE KOKE , QE KANE SY DHE SHIKOJNE SHUME NDRYSHME NGA RAMA, DO TE VOTOJNE PS, E CILA NUK ESHTE NDALURI SE PUNUAR I NE CDO QYTET, ME KANALIZIME, UJSJELLESA, ME RRUGE, URA, SHKOLLA, KOPESHTE, SPITALE, CDO GJE ESHTE TRASFORMUAR PER SE MBARI, . KJO QEVERI DO TE VAZHDOJ PERSERI , ME PLANE TE TJERA. SHQIPERIA ISHTE COPE COPE, NGA LULI BASHA E BERISHA . TE VOTOSH PERSERI PER BERISHEN, DO TE THOTE TE JESH ME TE META ME DORE, OSE ANTISHQIPETAR.

  2. Drini says:

    Keta jane nje tufe budallenjsh qe duan pushtet/para, e mbani mend dashin qe theren maloket si kurban per bashen para bashkise? te tille deficente jane.

    1. Kelyshet komuniste te Saliut says:

      Drini mor vella.
      Ti e ke mire qe thua keshtu, por kemi nje problem te madh. Kemi shume nga keta deficentet qe shkojne mbrapa Saliut mor burre i dheut. Edhe thone qe urrejne komunistet, edhe shkojne mbrapa Saliut!!! Tamam deficente. Sepse, e para e punes, kane qene me qindra mijera komuniste te ndershem ne kohen e Enverit, qe edhe sot jetojne vetem me djersen e ballit te tyre, dhe ndertuan shume vepra me djerse dhe gjak. A thua ta kene urrejtjen per ata komunistet e thjeshte? Jo se, nuk ka mundesi qe te shkosh mbrapa Sekretarit te Partise, qe mori njerez ne qafe me spiunlleqe, dhe te urresh komunistet e ndershem.
      Qysh ua ka marre zoti mendte mor burre!! Te pakten, kur je i djathte, mund te votosh per Jozefinen, apo Astrit Patozin, apo Rudina Hajdarin. Ore, eshte edhe Myslym Murrizi qe eshte edhe me i djathte nga keta. Por si mund te votosh per Saliun dhe per Lolon e tij? Kete nuk e kuptoj.
      Jam plotesisht dakord te mos e votojne Ramen. Rama sot eshte neser s’eshte xhanem. Por si t’ja bejme nxenesit te devotshem te Enverit, Sali Katunarit, qe vetem kur te vdese do na hiqet qafe. Ose ne burg te pakten.

  3. kosta says:

    nje tabborre me mjerane kish mare me vete lulzimja sot per ne dajt, demek jane njerez qe i gjen aty ku shkon. me autobuz nga tirana ne qesarake dhe dajt duke bere rremuje trafikun, medet dhe mjere per vendin nese keta vijne ndonjehere ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje