Gra e vajza ish-anëtare të LSI i bashkohen PS në Vlorë, Gjiknuri: Mesazhi është i qartë, Vlora është me Edi Ramën

12 Prill 2021, 11:07Politika TEMA

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me gra e vajza ish anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë aktivitet të organizuar në sheshin e rikonstruktuar në zonën e “3 Racave”, Gjiknuri shoqërohej nga ish-deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami dhe kandidatet për deputete Pranvera Resulaj e Laura Ferati.

Gjiknuri vlerësoi kontributin e këtyre grave gjatë katër vjeçarit të kaluar, duke theksuar se bashkimi rreth Partisë Socialiste do të bëjë këtë forcë edhe më suksesshme për të arritur fitoren masive më 25 Prill.

“Familja jonë politike dhe sidomos pjesa më e mirë e saj që është pjesa e grave dhe vajzave që ne kemi qoftë në ekip, qoftë në familjen tonë politike, zgjerohet me shumë vullnetar dhe mbështetës të tjerë drejt fitores së 25 Prillit. Në fakt, ka arsye pse po na bashkohen shumë dhe nuk është dhe rastësi pse  janë mërzitur krahu tjetër, qoftë dhe ish miku i Çimit, që mbiu në Vlorë  a thua se e ka dërguar Perëndia të mbrojë të drejtat e vlonjatëve apo do të monitoroj procesin zgjedhor. Arsyeja është shumë e thjeshtë këtu nuk është se po ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme por janë qytetarët e thjesht sidomos gratë dhe nënat e Vlorës dhe  janë të parat në Shqipëri që e refuzojnë dhunën. Refuzojnë politikën e përçarjes. Nuk ka nevojë të na mbijë dikush nga Presidenca e të na thotë se do ruajë standardet zgjedhore. Ne spo bëjmë gjë tjetër veç po komunikojmë më të gjithë qytetarët e Vlorës për punët që  janë bërë”, theksoi Gjiknuri.

Projektet strategjike për zhvillimin e Vlorës, kanë bërë që të jenë shumë e më shumë njërëz të cilët po presin të na bashkohen , tha Gjiknuri në sheshin e rikonstruktuar të Tre Racave.

Në cilësinë e organizatorit të takimit , Shkëlqim Selami , ish deputet I Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se vota për Partinë Socialiste është detyrim ndaj Kryeministrit Rama dhe trasformimit që i ka bërë qytetit.

“Jemi sot këtu për të  mbështetur maksimalisht të ardhmen tonë,  të  ardhmen e qytetit tonë, për të mbështetur Edi Ramën dhe për të mbështetur Partinë Socialiste. Faktikisht, sot Vlora dhe Qarku por edhe gjithë Shqipëria po prek të ardhmen europiane, ndaj ju bëj  thirrje të gjitha ju zonjave, të  bashkohemi të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë. E shikoni shumë mirë se çfarë është bërë në qytetin tonë, janë bërë disa investime strategjike”, u shpreh Selami.

“Ne nuk jemi këtu sot për të treguar se po bashkojmë në Partinë Socialiste gra që vijnë nga një forcë tjetër politike por që zonjat janë vlera më e spikatur në shoqëri”, tha kandadatja, Pranvera Resulaj.

“ Ndër të gjitha titujt që më listojnë , si drejtuese institucioni apo pedagoge, ajo që më bën më shumë nder është që jam Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste të Vlorës. Ne, të bashkuara duhet ti kthejmë votën e mirënjohjes Edi Ramës për gjithçka ka bërë për qytetin tonë”, vlerësoi Resulaj.

Për kandidaten Laura Ferati , bashkimi i kaq shumë zonjave gjatë rrugëtimit qeverisës është dëshmi se punët e mira ja kanë dalë të tërheqin në kahun e duhur gratë, motorrin e zhvillimit të shoqërisë.

“Sot është një ditë shumë e bukur sepse kemi shumë gra që na janë bashkuar rrugës këto katër vitet e fundit. Unë e mirëkuptoj pse nuk na jeni bashkuar që në fillim, sepse ne gratë kërkojmë fakte, kërkojmë argumente bindëse dhe kërkojmë vepra.  Ju  keni pritur që çdo gjë që ne e premtuam në 2013-tën, ti shikonit në vepra të realizuara, jo vetëm në librin tonë të premtimeve elektorale. Tashmë edhe sot ku jemi në këtë shesh është një vepër e realizuar siç janë me dhjetra dhe me qindra të tilla në gjithë Qarkun e Vlorës.  Dua të falenderoj në mënyrë shumë të veçantë z. Shkëlqim Selami,  që ka qënë me ju në çdo moment dhe nuk ka qënë për forcën politike por ka qënë duke ju mbajtur bashkë si qytetar të mirë të Qarkut të Vlorës. Për ne, nuk ka shumë rëndësi ku keni qënë më para, çfarë këni bërë më para, për ne ka rëndësi që ju jeni gra shëmbull në qytet”, u shpreh Ferati.

“Ju bëj thirrje që të votoni qeverisjen e cila jua bën jetën më të thjeshtë me vepra publike dhe mirëqënie”, ju është drejtuar grave prof.  Anka Cullaj Kotori, ish aktiviste e LSI.

“I bashkohemi të gjitha ne që ndoshta në zgjedhjet e kaluara kemi kontribuar në LSI  sepse duhet ta kemi kujtesën jo të shkurtër, që nga ky shesh ku jemi ulur sot, mbani mend si ishte?! Qeverisja që ma bën jetën  komode në qytetin tim, në  qytetin tonë, që na ka ndryshuar me gjithçka, na nxit të votojmë për të. Jo për  të pasur ndasi por për tu bashkuar drejt një qeverisjeje që na i bën jetën më komode”, theksoi ish-aktivistja e LSI.

2 komente në “Gra e vajza ish-anëtare të LSI i bashkohen PS në Vlorë, Gjiknuri: Mesazhi është i qartë, Vlora është me Edi Ramën”

  1. Kinom says:

    Bravo zonjave, nji gjykim I drejte dhe I ndershem, si te majta ju takon ti bashkoheni kesaj force, qe I ka ndryshuar faqen vlores se bukur dhe heroike, vlora di te beje dallimin midis PD dhe PS, Ajo PD qe donte te shtypte populli e Vlores I eshte Bere krah LSI e Ilir Metes, ne cdo kohe. Bravo ju lumte per ndergjegjes min tuaj.

  2. Pensionist says:

    Vendimi me i mire, qe keni marre, zonja te nderuara dhe i nderuari Shpetim Selami!
    Elektorati vlonjat dhe i te gjithe Shqiperise nuk ka nevoje te jete nen tutelen e nje mendermethene presidenti te rrjedhur nga trute, qe punon per partine e tij familjare.
    Nuk gjen asnje rast ne bote, ku presidenti t’i lere partine gruas deputete dhe te behet drejtues i opozites nga karrigia e Presidentit dhe per zonje te pare te beje nje adoleshente! Si e mban vendi kete dudum dhe rri ne Vlore!? Te gjitha shenjat nuk jane aspak te mira per kete njeri, qe nuk di cfare flet dhe cfare ben! Do te thoshja se baba Mondi i bektashizmit mund te luaje nje rol pozitiv ne qetesimin e tij…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje