Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë! Le ta lëmë të qetë në “çmendinën” e tij

12 Prill 2021, 16:18Blog TEMA

Nga Ilirian Blloshmi

Ka 30 vite që bën korrupsion, plaçkitje, zhdukje dëshmitarësh, shantazh, intriga, plane destabilizuese, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, falsifikime, krime zgjedhore, ndërhyrje të paligjshme, shpërdorim detyre çdo javë, trafikim pasaportash, pazare me dekoratat, afera ndërkombëtare, trafiqe, cënim të sigurisë kombëtare, përdhosje të Kushtetutës etj etj.

Pasi ka bërë çdo gjë të mundëshme dhe të pamundëshme, në këtë vënd. Tani na është shfaqur si Shehrazadja e përrallës. Historia e Shehrazades është pak a shumë kështu.

“Një herë mbreti persian Shahriar, kapi gruan me dashnorin. E vrau. Nga ky moment ai martohej, flinte një natë dhe të nesërmen e vriste gruan e re. Shehrazadja, ishte e vetmja që arriti t’i shpëtonte këtij rregulli dhe të qëndronte mbretëreshë.

Ajo, çdo natë i tregonte mbretit histori e përralla duke i zgjatur e tjerrur ato pa i mbaruar asnjëherë, deri sa mbretin e zinte gjumi. Kurioziteti që mbërthente mbretin për fundin e tyre, sepse e zinte gjumi gjithnjë, e mbajti Shehrazaden gjallë për 1001 net”

Një nga gjenitë e fushatave elektorale në USA Karl Rove, u sugjeronte shpesh politikanëve të përdornin strategjinë e Shehrazades si strategji të tyren.

Ai u thoshte se kur politika juaj dështon, ju (Shehrazadja)duhet të filloni të shpikni dhe tregoni histori e justifikime sa më të bukura që të mbajnë mbërthyer, në mënyrë që votuesit (mbreti)mos ta kenë më mendjen tek dështimi juaj, derisa kjo gjë të harrohet.

Si duket Ilir Meta ka dëgjuar për herë të parë një Amerikan. Çdo intervistë, cdo reagim që bën Ilir Meta është e tëra stil Shehrazade. Çdo ditë Ilir Meta na flet për sigurinë e votës, madje ka marrë dhe një “hanxhar “ në dorë për të ndëshkuar ata që prekin votën.

Por kur i dalin ata të LSI-së duke blerë votën. Ilir Meta hesht. E këtu duket njësoj si përrallat Shehrazades që janë të papërfunduara.

Ai këmbëngul që do i mbarojë së treguari ato, por që të dëgjoni fundin, Shqiptarët duhet të vazhdojnë e të durojnë “çmëndurinë e tij”.

Unifikimi dhe propaganda e “luftës imagjinare” që Ilir Meta ka në kokë, thuhet se është e lejueshëm vetëm në kohë lufte. Për interesa kombëtare.

Po kundër kujt është Meta në luftë? Kundër shqiptarëve? Kundër atyre që e kanë kuptuar se kanë një president të sëmurë? Ka luftë me Lulzim Bashën? Apo me Edi Ramën? Me kë e ka?

Është shumë e vështirë ta kuptosh sot Ilir Metën. Pasi në lëkurën e tij ka hyrë Shehrazadja. E cila(dmth Ilir Meta) vazhdon të tregojë përrallën e tij të pafundëme.

Që përrallat e tij të jenë të besueshme, ai ka injektuar atyre mbidozë të dramës morale, të luftës së të mirës me të keqen.

Gjëndjen psikologjike të Ilir Metës e ka përshkruar dikur në zagori K.Th. Spiri i cili shkruante:

“U trete, Kico, u trete,

Rrugës shkon e flet me vete,

Ke ca brenga, ke ca derte,

Nuk tregon dhe heq me vete…

Por një hall i madh më gris:

Komiteti i Partisë,

Bilbilin e Zagorisë

Nuk e lë të pijë sisë.”

Prandaj le ta lëmë të qetë presidentin në “cmendinën” e tij. Mos u merrni më me Shehrazaden upsss më flani doja të thoja Ilir Metën.

10 komente në “Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë! Le ta lëmë të qetë në “çmendinën” e tij”

  1. E verteta says:

    Bravo. E ke qendise. Nuk ka nevoje per koment tjeter per ato qe kane pak tru.

  2. Petrit Luan Ramë Vasili says:

    Shokë foli Mao Ce Duni,
    Shqipërinë e kam në besë,
    Fije floku, kush ti prekë,
    Do tja bëj këmbët dyrekë……. (këmbët përpjetë)
    ….. o Like floriri, o bureci Moniçkës, është bërë projekti i burgut të Çepanit. Nga fundi i prillit, bëhet tenderi nderkombëtar, për ndertimin e tijë.,…. aty do të banojnë VIP-at me origjinë nga Jugu Shqipërisë. Nuk është i madh si burg, vetëm 500 biruca për VIP-a do të ketë.mpër Like Metën, si vendali nga fshati Çepan, do të futet në birucën numur 1, me ujë 24 orë, me banjo brenda, me pamje……. (nga gopi i Fiqos), me që është edhe qytetari numur 1 i këtijë vendi.
    Për një vit, pritet shiriti inaugurimit.
    Për ty do të këndohet kënga :
    O Çepan,
    Çe pate fat,
    Like Metën,
    Ke rehat,
    Nburgun VIP
    Ditë e natë,
    Për këtë
    Mo ki merak…..

  3. Petrit Luan Ramë Vasili says:

    Shokë foli Mao Ce Duni,
    Shqipërinë e kam në besë,
    Fije floku, kush ti prekë,
    Do tja bëj këmbët dyrekë……. (këmbët përpjetë)
    ….. o Like floriri, o bureci Moniçkës, është bërë projekti i burgut të Çepanit. Nga fundi i prillit, bëhet tenderi nderkombëtar, për ndertimin e tijë.,…. aty do të banojnë VIP-at me origjinë nga Jugu Shqipërisë. Nuk është i madh si burg, vetëm 500 biruca për VIP-a do të ketë. Për Like Metën, si vendali nga fshati Çepan, do të futet në birucën numur 1, me ujë 24 orë, me banjo brenda, me pamje……. (nga gopi i Fiqos), me që është edhe qytetari numur 1 i këtijë vendi.
    Për një vit, pritet shiriti inaugurimit.
    Për ty do të këndohet kënga :
    O Çepan,
    Çe pate fat,
    Like Metën,
    Ke rehat,
    Nburgun VIP
    Ditë e natë,
    Për këtë
    Mo ki merak…..

  4. ce says:

    Per fat te keq Shqiperia pati per president ne shekullin xxI Habib Burgiben qe po ben gati hanxharet per tu nisur per ne Puke per ti prere duart militanit te Nafije dybekut turikalit qe u kap dje me presh ne dore duke blere vota. Nisja do behet me kale dhe hanxhar ne dore .

  5. Tepelensi says:

    E PERKETHYER PER METEN
    Utrete,Ilir Meta u trete
    Nga shkone ti flete me vete
    Ke ca halle ti ne shqiperi
    Do ta marin ty floririn
    Nj halle i madh ty te grise
    Po i vjen vdekja L S I se
    Bjeri ti verdalle laberis
    Por je si spata pa bishte
    Sa do te sillesh i maskuar
    Ty njerzit te kane kuptuar
    Bure e grua ne halle te madh
    U vjen flete thirje nga spak
    Kjo eshte loja qe ai po bene
    Qe si ri bytha ne nje vend
    I ka hapur lufte me qeverin
    Qe te shpetoje ai pasurin

  6. Xhaja says:

    Ckini me te zine Ilir , s’esht ne rregull po i pire , thote skam lindur per pune , po me mire bej hajdune , po ne Rece po te shpune , keq e ke do mbledhc sapune , frike kame si here e pare , se mos na mbetet me barre

  7. Emigranti says:

    Shum i sakt ky koment bravo urime…..me kete rast na kujtove filmin “”sherezade””qe e shihnim ne kinema aty nga vitet 70-t femij atehere ….

  8. Palma says:

    Iliri vajti ne vlore
    Nuk shkoj vetem me tabore
    Shkoj te jape porosi
    Te blej voteper LSI.
    Mori Bejten mori Lesin
    U shtru rafsh e hapi thesin
    Je .eter e zgjati hapin
    Kerkoj vote e mori trapin.
    O Ilir o re i marre
    Ate te ghatin ke per te marre
    Kot qe hidhesh ne bedena
    Nuk fitohet me legena
    Te gjith e din ke lujt nga trute
    Nda sillu urt e bute
    Se do msresh nje cop m….

  9. Rrushi i Sales says:

    Personi me pa identitet,pa origjine,pa familje,me sharlatan,se ky zor se ka pa ky vend,po nje gje ky duhet ta marre mire vesh,mos e kruj me popullin,se boll e vodhet,mashtruat,trafikuat dhe i vrate,se fundi jot do jete fundi i Kadafit,jo se ke lidhje ti me Gadafin,se ti je mize para tij,po po themi fundi,se ne kete vend se rrun kush per ty dhe ata qe te bejne fresk ty,idiot i lindur,mashtrues

  10. Mihali says:

    O Ilir met’cepani
    O cjapi i Cepanit
    Ti”mendon për Shqipëri
    Për ti vjedhur flori
    Po kaq mend ke ti
    Ti ske turp as mërzi
    Ti mi blok në dor
    Të pa gjith bota mbar
    Ç’far bere mor gomar
    Si u kujtove që nënës
    Ti vjedhësh thesar
    Nënës Shqipëri
    O’derezi punezi
    Po ç’far patrioti je ti
    Me dur si shqiponjë
    I përdor për të ber milion
    Ato duar mori bej
    Se rrufeja do të bjer
    Do të bëj shkrumb e hi
    Se ke vjedhur NENE SHQIPERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje