Vlora është skaneri psiqik i Ilir Metës

12 Prill 2021, 18:07Editorial TEMA
Vlora është skaneri psiqik i Ilir Metës

Nga Mero Baze

Duhet shpjeguar se çfarë po ndodh në Vlorë, për të kuptuar gjendjen psiqike të Ilir Metës. Para gati dhjetë ditësh pas disa takimesh me Bujar Leskajn, Ilir Meta është bindur se kandidati i LSI, që udhëheq listën në Vlorë, Luan Rama “ka tradhtuar”. Nuk ka ndonjë fakt apo ndonjë qëndrim të Luan Ramës, që mund të ngjallë dyshime të tilla, por xhindet i kanë fryrë në vesh Ilir Metës dhe atë e ka shpallur të blerë nga Edi Rama. Ndoshta ngaqë kanë mbiemrin njësoj.

Për këtë ka vendosur të shkojë vetë në Qarkun e Vlorës dhe ta rifillojë fushatën nga e para. Këtë fundjavë ka udhëtuar në Vlorë, Himarë, dhe Sarandë, dhe ka ringritur shtabe të reja, duke u kërkuar të mos votojnë numurin 1 në listë, por numrin 2, që është një grua me emrin Griselda.

Kjo ka krijuar një pështjellim të madh, kur ja ka kërkuar këtë gjë dhe numrit 3 në listë në Sarandë, i cili duhet të vihet tani në dispozicion të numrit 2.

Tërbimi i tij i skajshëm e ka përballur dhe me kryetaren e LSI Kryemadhi dhe njerëzit afër saj, të cilët janë përpjekur ta ndalojnë këtë çmenduri, pa ja dalë dot.

Sot Petrit Vasili u dorëzua dhe bëri thirrje publike që të mos votohet Luan Rama, por nga numri 2 e lart. Postimi i tij është publik në Facebook.

Tani situate në Qarkun e Vlorës është kështu. Luan Rama i shpallur armik ka dalë jashtë fushate. Shtabet e reja të Ilir Metës kërkojnë vota për kandidatin e dytë të listës, ndërkohë që LSI nuk kap dot as vota për një kandidat.

Në fund, mund të rezultojë që nëse arrihet një mandat, atë ta marrë Luan Rama, dhe pastaj të detyrohet prej Ilir Metës t’ia lërë të dytës.

Sikur Edi Rama të kishte ndërmend të blinte vërtet Luan Ramën, nuk do të dinte ta bënte kaq bukur skemën që ta bënte dhe LSI-në qesharake, dhe Ilir Metën ta nxirrte nga faza, dhe të bënte që LSI të mos merrte mandate.

Ilir Meta ja ka arritur kësaj, pa ndihmën e Edi Ramës, por falë paranojës së tij, që e ka çuar në këtë pikë.

Duke qenë i pasigurtë në këtë operacion, që mund ta lërë LSI-në pa mandate në Vlorë, ose t’ia japë mandatin armikut Luan Rama, ai ka vendosur të bëjë një miting të madh më 23 prill në Vlorë, “për mbrojtjen e Kushtetutës dhe zgjedhjeve”, me qëllim që kur ta humbasë mandatin të thotë: “E patë sa vetë mblodha më 23 prill, ku janë votat e 23 prillit?”

Deri atë ditë do ta kemi në Vlorë.

Ka marrë me vete stendën e zyrë së presidentit, ka ngarkuar një veturë me dekorata, dhe troket derë më derë, si “president ambulant”.

Dhe sot, ndërsa shkoi në Pogradec, foli prapë për Vlorën.

Me këto që po bën, mandati i LSI, i cili edhe ashtu ishte i rrezikuar, tani është i humbur. Por ai nuk e do më atë mandat. Ai do një arsye se si të nisë qysh më 23 prill “revoltën” për mos pranimin e zgjedhjeve.

Mirë e ka menduar, por problem është se më 26 prill, kështu si e ka nisur, do t’i dalë armik dhe e dyta, dhe i treti i listës, e kështu  me radhë. Boll t’i lavdërojë Damiani në ndonjë kafe. Dhe mitingu i 23 Prillit, “Rama Ik”, do duket më shumë për Luan Ramën, se sa për Edi Ramën, dhe do t’i mundojë njerëzit kot.

22 komente në “Vlora është skaneri psiqik i Ilir Metës”

  1. Ilir says:

    ??Presidenti ambulant??u be si beu te filmi “koncert ne vitin 36″…Ik o bej, ik o president se u bere Lolo!

    1. SALMON LIKBASHA says:

      O popull Vlonjat.
      O Labëri, për së gjati e për së gjëri, po ju dha lekë, euro apo dollarë LSI-ja e Ilir METËS, merjani dhe kusur mos lini, ??? gishtin në bythë ja vini, votën çojeni ku të doni, ndaç tek PD-ja e ndaç tek PS-ja, por Ilir METËS dhe LSI-së, jepini TEKUN E XHA JAHOS.
      Tregojeni vehten se jeni LEBËR dhe burra të mënçëm.
      Edhe një herë, mos harroni, paratë mos lini pa ja marrë Ilir METËS, mbasi të vjedhura i ka.
      Përqafime.

    2. Palma says:

      Qeveria duhet ti presi fondet presidences .Ka dy vjet qe bredh male e fusha me qen e me mace.Shpetdoron tsksat e shqipetareve. SPAk skoma nuk eshte ne vije ..Te marr ne dore frenat dhe ta shell ne binar kete hajdut . Deri kure shqipetaret do durojne pordhet e ketij langaraqi.

  2. tani11 says:

    Le të vuajë ca ky xhepist ordiner, ta zënë makthet e pisllëqeve që ka bërë, para se te shkpjë të kapë sapunin.

  3. Labi-Vlore says:

    Mero:Jame shume Dakorde me sa shkurani me Siper..por me qe je NJeri i Kalemit..do te Pyesja:A Lejon LIgji qe te Perdhoset “Presidenti” dhe te Katandise ne “Lango -Pazari”??????Pra shkurt do te pyesja:Si e lejojne qe nje President Bene Dekorime,akoma edhe per “Stalla LOpeshe” sepse jane Te RRaces-Hollandeze dhe japin “Qumesht te mire”…Restorante,Bozazhinje ect..ne Emer te Republikes se Shqiperis???Dhe vete Presidenti c´fare kerkon qe Bredhe RRugeve te Shqiperise dhe bene Fushate ne Emer te nje Partie kur dime se Presidenti eshte Mbi-Partite?????????
    @@@LIdheni Like-Floririn se mos “Kafshoj” ndonje Hallexhi…lol

  4. Shqiptar says:

    Meta, Meta, Meta,,,,,dhe nè fund tè fjalisè “tè dègjojnè veshèt” ALTERNATIVÈN POZITIVE, Damian Gjiknurin
    Bir Selman i nènès, kè hajdut tè shoh mè parè.
    Ymer,,,,,vazhdo bisedat me vetveten dhe mundohu tè forcosh ca disiplinèn.
    Na duhet alternativa pozitive, patjetèr.
    Kètu hajduti, i korruptuari,,,,atje ne èngjèjt. Me Gjiknurè, nuk funksionon kjo skemè. Shqiptarèt, kanè mè shumè neveri pèr kètè tonin, mè duket.

  5. Wsinanpashai says:

    Ah more Hasan Zyko Kamberi do kerkoj ku e ke varrin te vi te bej homazh. U desh te behej cjapi I cepanit politikan (fatkeqesisht president) qe te te ngrere nga varri. Para 200 vjetesh ke profecuar Cjap Cepanin qe per ironi te kohes mban emrin ILIR. Material me te goditur per estrade nuk gjen. Filip Cakuli apo Agron Llaka dicka do benne.

  6. Palma says:

    Qeveria duhet ti presi fondet presidences .Ka dy vjet qe bredh male e fusha me qen e me mace.Shpetdoron tsksat e shqipetareve. SPAk skoma nuk eshte ne vije ..Te marr ne dore frenat dhe ta shell ne binar kete hajdut . Deri kure shqipetaret do durojne pordhet e ketij langaraqi.

  7. Vranakonti says:

    Bravo Mero:Sa bukur e ke thene.Meta ka filluar qe sot te mendoj nje revolucion qe te kundershtoi zgjedhjet te cilat do t’i finalizoi ne 23 Prill.Por me e bukura do jete sikur Metes te mos i vene njerzit ne miting.Atehere do ikin ai si qeni me bisht ndershal.

  8. Sqepari says:

    Ne nje fare menyre me behet qejfin qe ketij Luanit po ja bejne keshtu. I sherbeu familjes Meta si qen gjahu… ja fundi!

  9. mona says:

    Ilir Meta eshte bere si Robert Cimcakizi, i cili ka braktisur detyren dhe bredh neper Shqiperi si cifuti ne shkretetire duke sulmuar Edi Ramen.

  10. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Shume e sakte komentuesja PALMA (ose komentuesi nese eshte burre Palme)
    Qeveria ti nderprese fondet presidences e me to te shohe mundesine e shlyerjes gjobes ndaj Becchettit!

  11. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Lere skanimin e psiqikes se Metes o Mero po na thuaj si ndjehesh kur te dhenat e tua personale gjenden te duart e Taulant Balles!
    He, te vjen zeri?

  12. ahmet arbeni says:

    dihet kush ka crrregullime personaliteti narciz
    mero
    me sjelljen tende je edhe ti !!!
    po te ishte normal do te shkruaje edhe kunder corapekuqos

  13. ahmet arbeni says:

    dihet kush ka crrregullime personaliteti narciz
    mero
    me sjelljen tende je edhe ti !!!
    po te ishte normal do te shkruaje edhe kunder corapekuqos
    i cili njehere eshte myslimon , njehere katolik etj

  14. ahmet arbeni says:

    dihet kush ka crrregullime personaliteti narciz
    mero
    me sjelljen tende je edhe ti !!!
    po te ishte normal do te shkruaje edhe kunder corapekuqos
    i cili njehere eshte myslimon , njehere katolik etj

  15. ahmet arbeni says:

    dihet kush ka crrregullime personaliteti narciz
    mero
    me sjelljen tende je edhe ti !!!
    po te ishte normal do te shkruaje edhe kunder corapekuqos
    i cili njehere eshte myslimon , njehere katolik etj

  16. ahmet arbeni 2 says:

    dihet kush ka crrregullime personaliteti narciz
    mero
    me sjelljen tende je edhe ti !!!
    po te ishte normal do te shkruaje edhe kunder corapekuqos
    i cili njehere eshte myslimon , njehere katolik etj

    1. Ilir says:

      ???Ti s’paske fare crregullime… 5 here te njejtin koment?po fare… fare???

  17. Tirona says:

    Dje ne emisionin e Top-Channelit e drejtuar nga moderatorja Vasili , nga nje i ftuar ne ate emision nje palo pedagog Zhekthi i cili kishte gjate gjithe emisionit Zekthin ne bythe, mjere ata studente qe marin mesime nga ky, u hodh balte mbi qytetin patriotik dhe paqedasesh te Vlores duke e cilesuar si nje qytet ku mbizoterojne krimi dhe i mbushur me kriminele.Qytetaret Vlonjat duhet ti kerkojne drejtuesve te ketij kanali televiz qe te distancohet nga akuzat e ketij sharlatani si dhe mos ta afrojne me ne kete panel si dhe te merni masa ndaj moderatores tuaj qe ne asnehere nuk ka reaguar ndaj shpifjeve dhe akuzave pa baza qe disa palo analiste, opioniste, drejtor gazetash apo gazetare leshojne ndaj shoqerise civile.

  18. Kristofor Kolombi says:

    O Mero, thuaji Frrok spiunit te beje nje artikull per Presidentin qe nuk ka qene spiun. Lere ne qejfin e tij se i gjen ai faktet se eshte spiun i regjur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje