Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…

13 Prill 2021, 18:40Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Është e kuptueshme (por jo normale), që një kryeministër që ka qeverisur tetë vjet, t’i bëjë bisht pyetjeve e të mos i’u përgjigjet atyre, kur e pyesin në një emision televiziv. Goja e mbyllur ndihmon kur ke përpara vetes një bilanc lara-lara. Është shumë më pak e kuptueshme nga ana tjetër, kur këtë vendos ta bëjë një kryetar tetëvjeçar opozite, i cili duhet të ketë përgjigjen gati për çdo gjë, pasi ka pasur kohë me bollëk për t’u përgatitur dhe përgjegjësi thuajse zero për ecurinë e punëve në një shtet.

Ja që mund të ndodhë edhe e kundërta. Që një kryeministri (Edi Rama) të mos i hyjë gjuha në gojë duke i dhënë përgjigje e duke replikuar me çdo gazetar, reporter a fejsbuks që i del përpara, ndërsa tjetri, oponenti i tij (Lulzim Basha), të përgjigjet se do të rrisë rrogat e pensionet edhe kur e pyesin pse u vranë njerëzit në mes të rrugës ditën që ishte ministër i brendshëm.

Edi Rama dhe Lulzim Basha po ju bien kryq e tërthor mediave në këto ditë të nxehta fushate. I pari që shet kudo e pa hesap improvizimin dhe hazerxhevapin e njohur, markën e vet të preferuar, i dyti që është mësuar nga këshilltarët hebrenj (çifutët e Bashës, do të thoshte aleatja e tij kryesore), edhe si të qeshë, edhe si të mbajë duart, edhe si të flasë e mbi të gjitha…edhe si të mos i përgjigjet asgjëje që mund të nxisë debat, apo që lidhet me të shkuarën e tij e që për pasojë mund të çojë ujë në hulli të rrezikshme.

Kjo qasje ndaj publikut dhe pyetjeve të tij, e kanë bërë lehtësisht të dallueshme fushatën e Ramës dhe Bashës, si dy rrugëtime të ndara thuajse në gjithçka. Jo më kot prej tetë vjetësh i dyti ndjek të parin pa e kapur dot askund. Edi Rama justifikon thuajse gjithçka të pakryer në mandatin e tij të dytë, me pandeminë dhe tërmetin. Do të duhej shtuar këtu edhe kriza e mandateve, që mori thuajse të gjithë pjesën më produktive të vitit 2019.

Nëse kjo taktikë e tij ka sot pro dhe kundra sa të duash ndër ata që e dëgjojnë Ramën nga mëngjesi në darkë, kjo vjen pasi në thelb ajo është një justifikim i pjesshëm i mosmbajtjes së shumë prej premtimeve që e majta bëri në 2017, e që sot rezulton të mos i ketë realizuar. Tërmeti dhe pandemia do të dëmtonin rëndë çdo bilanc të një qeverie në një vend mizerabël si Shqipëria, por ato janë gjithashtu edhe një maskim i paplotë i dobësimit të qeverisë dhe vetë qeverisjes në katër vitet e fundit, kur shteti i ka kthyer sytë ekskluzivisht nga prijësi dhe kur bullonat e maxhorancës nisën të lirohen dukshëm.

Në tryezën përballë kemi një tjetër diagnozë dhe një tjetër pacient. Kemi një kryetar opozite i cili vijon prej tetë vjetësh luftën titanike në gotën e tij të ujit, për t’i dhënë formë, kuptim dhe domethënie mandatit që i kanë lënë në dorë të nesërmen e zgjedhjeve të tetë vjetëve më parë.

Pak por e sigurt, për sa kohë që Sali Berisha të ketë shëndet të plotë dhe mbi një milion ndjekës në Facebook, me shumë gjasë nuk do të arrijmë ta shohim Lulzim Bashën e vërtetë, por vetëm një klon anemik të atij që mund të kishte qenë kryetari i vërtetë i Partisë Demokratike pas vitit 2013.

Këtë figurë pa formë, ngjyrë dhe erë, Lulzim Basha po e projekton të plotë dhe të përforcuar edhe në këtë fushatë zgjedhore. Nuk di të bëjë diçka më të mirë se kaq, mos i kërkoni më tepër. Është ai që të gjithë njohim tashmë.

Në emisionin e të enjtes së shkuar ‘Real Story’ tek Sokol Balla, kreu i opozitës u vu përballë disa pyetjesh të vjetra dhe të reja që lidhen me të shkuarën dhe të tashmen e karrierës së tij politike. Me fjalë të tjera ju dha mundesia të sqarojë disa kapituj të mbetur mbyllur në raftet e historisë politike të dekadës së fundit. Pa e tradhëtuar për asnjë moment indin e tij prej “ikanaku politik”, Basha refuzoi të përgjigjet thuajse ndaj çdo pyetjeje që ju drejtua. Njeriu që ka fshehur gjithçka që nga koha e studimeve, nuk na “zhgënjeu” as kësaj rradhe.

Duke e shtyrë auto-lëvdatën për atë që ka bërë deri tek anëtarësimi në NATO e heqja e vizave (vitet 2009 dhe 2010), Lulzim Basha i hapi rrugë me duart e tij mundësisë së disa pyetjeve shtesë që kanë të bëjnë me rolin e tij politik në disa ngjarje të tjera të asaj periudhe kohore. Ata që e ndoqën atë emision, panë sesi kreu i opozitës i iku në mënyrë të shëmtuar dhe aspak elegante pyetjeve për 21 janarin dhe zgjedhjet e trukuara lokale, ku ai e mori mandatin e kryebashkiakut të Tiranës nmë tavolinë, me duart e Arben Ristanit. Ne do të rrisim pagat dhe pensionet, qe pak a shumë përgjigja e Lulzim Bashës për këto pyetje, duke vendosur një standart qesharak komunikimi me publikun e shumtë që e ndiqte. Ju vramë por do ju rrisim rrogat, qe domethënia e pashprehur e asaj sjelljeje, që në thelb tregon mungesë lidershipi dhe peshe, në një garë me shumë rëndësi, si ajo për postin e kryeministrit të pas 25 prillit.

Paaftësia e një lideri për të pasur një përgjigje për aspektet më të rëndësishme të karrierës së tij nuk i bën nder Lulzim Bashës. Vetëm sa rikonfirmon në mënyrë të përsëritur dobësinë e tij përballë sfidave të mëdha si kjo e zgjedhjeve aktuale. Megjithëse për këtë s’ka më dyshime prej vitesh askush që ndjek sadopak politikën shqiptare.

Në vitin 2017 një sjellje e ngjashme i kushtoi Bashës humbjen më të thellë elektorale që PD ka pasur që nga viti 1997. Këtë rradhë shpata e Damokleut është edhe më e rëndë mbi kokën e tij, pasi vështirë se do të ketë një tren tjetër për Lulzim Bashën. Dhe kur pyetjeve më të vështira ju jep përgjigjet më joserioze të imagjinueshme, prognoza nuk është e mirë. Aspak e mirë.

18 komente në “Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…”

  1. A.G. says:

    Me falni, po kush ka thene “Me falni qe ju vrame”. Se mesa mbaj mend une kane thene gjithmone “Mire ua beme qe u vrame dhe do ju vrasim prape”.

  2. Perse valle?!! says:

    O skender kam oas respekt per ty, por nuk r di ca ka ndodhur qr ke humbur qetesine dhe ftohtesine e llogjikes, keto vitet e fundit….. mos valle do duhet gjetur pergjigja tek llogarite e tua bankare per te mesuar me shume per te verteten!!!! Ishalla jo se do ishte gjynha!

  3. Shif e shkruaj says:

    E ndoqa me vemendje emisionin,per te pare ndonje gje te re nga kandidati per KM.Ai cdo pyetjeje dukej sikur lexonte ato qe propagandon ne cdo vend qe shkon.Dhe me e bukura ishte,qe te pranishmit e ndiqnin me vemendje te madhe,sikur po thoshte ndonje gje te vecante,jashte letres.

  4. Votuesi says:

    Lul Basha eshte maske e Sali Berishes dhe me i keq se ai!Nese prijsi i tij ishte i pacivilizuar dhe nje makine e perkeledhur agjeturash ,ky i dyti eshte nje maske e tij duke i dhene per trashegimni vetem rrugen ajenturore Berisha e kurgje me teper !I bindur dhe i perbetuar qe do vazhdoje rrugen e te parit kunder çdo shqiptarizmi Lul Bashes nuk i duhet asgje tjeter veçse posti i kryemiistrit ,ku pak redesi ka se ku shkon vendi.Ai eshte Berisha i futur ne parafine ku mjerr kush do guxoje ta shkrije!Ai mendon se vendin e kryeministrit e ka ne dore duke e blere me shumat marramendse qe disponon por gabohet sepse ky popull nuk pyeti per Envere e jo me per milardiere qe kane pervehtesuar tere pasurine e vendit sa u del edhe per ta shitur pa iu dridhur qerpiku fare.Ndaj kujdes me 25 Prill duhet thene nje JO perfundimtare kesaj kopeje qe mendojne se Shqiperia eshte e tyre dhe e familjareve te tyre!
    Ne çdo vend te botes behet nje bilanc lidhur me parate e fushatave deri ne detaje ,ndersa ketu kerkush nuk eshte i interesuar qe ta beje kete zbardhje.Dhe se fundemi e dini perse Lul Basha premton se do te na fusi ne Europe,sepse jane ata qe e kane penguar deri e sot dhe po hypi ne pushtet(larg qofte) eshte i bindur qe PS nuk e bene kurre kete marrezi duke e denuar popullin e vet per mos futje ne Europe.Ndaj te gjithe se bashku le ti japim shkelmin kesaj te keqjeje ,duke perparuar e zhvilluar edhe me shume drejt nje vendi modern ku bazat jane hedhur nga misionari Edi Rama.ja pra qe te abosh midis drites e eresires duke zgjedhur te dytetn eshte njelloj siç ka pas qen nje fjale e urte popullore “Hapu dhe”.

  5. Petrit says:

    Po pse akoma ka njerëz ne shqiperi qe vertetë mendojne qe ato kater njerëz u vranë nga Zoti Basha apo nga Zoti Berisha??
    Jo o njerëz të mire.
    Ato tre njerëz qe u vranë perpara k/ministrisë ( sepse i katerti A.N kishte lidhje me ate protestë aq sa kam une qe jetoj mbi 25 vjet ne perendim ) u organizuan dhe u vranë nga Gramoz Ruçi dhe eksponente tjerë te partisë komunisto-socialisto-kriminale per tu perdorur politikisht.
    Kete tashmë e dinë edhe pllakat e bulevardit.
    Krye ministri shqiptar nuk ka asnje per t’iu ofruar shqiptarëve ashtu siç nuk kishte as ne 2013-en dhe as ne 2017 por ato vodhën apo ne rastin me te mirë u blenë.
    Shpresoj dhe uroj me gjithe zemër qe shqiptarët te jenë zgjuar dhe ta kenë kuptuar se nga kush drejtohen.
    Fjalët e tjera janë thjeshte pallavra.
    Respekt te pafund per shqiptarët e mi te ndershem

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      Ja te del para e lexon ndonje koment si te ketij karit ketu me siper, Petrit koqes, dhe dekurajohesh komplet se do behet ndonjehere ai vend. Ne fakt ky popull ka shume Petrita dhe me keqja eshte se keta te gjithe kane te drejte vote. Petrit e ke gabim, ata te mjere nuk i vrau Gramozi, madje as garda e Saliut me kumandar Lulushen, jo jo, ata u vrane me thika me helm e cadra pistolete me njeri-tjetrin. Ishte komplot i shovinisteve kapitaliste e revizioniste qe kerkonin te nenshtronin komandantin tend lavdimadh qe beri si beri e kullen nuk e dorezoi. Aaahhhh te shplafte muti shalet o Titi se mendjen ka kohe qe ta ka shpelare. Nuk behet ai vend jo, vend petritash hesapi, te pabese dhe me Perendine e jo me me robin.

      1. Petrit says:

        Shpresoj te jesh i lumtur me veten tane sepse nga intelekti qenke per me te qa hallin.
        Vazhdo keshtu vella se je ne rregull.

    2. ILYRIA says:

      Petrit………shkurt dhe pa shume Llogje……..Pa u shkrire PD dhe ri-organizuar nga e para…..me shume dhembje ta them…duhet te besh Tifozllek me Ekipin e Qytetit ku rri ne Europe apo Bote……”eshte me me Bereqet”…………Ato qe ke shkruar jane te pakten Lajthitje ngaqe para 25 Vitesh kur je larguar ke qene ashtu si edhe une para 30-Vitesh Dashnor i Demokracise………Petrit harroje qe Shqiperine e bejne Demokratet qe jane Sot ne Postet dhe Detyrat e larta ……….PD duhet njehere e pergjithmone ( e kam thene para shume Vitesh jo tani ) te ►►SHKRIHET◄◄……….pastaj duhen edhe te pakten 8-Vite te reformohet…….Ky eshte Mendimi im……..dhe sipas Statistikave i shumices se Shqipetareve te ndershem…….TUNG Petrit dhe mos harro Tifozllekun me Skuadren e Qytetit apo Fshatit ku jeton………gjith t`mirat Petrit

  6. Lucino says:

    Skender
    Je shume i sakte ne analizen tende
    Te lumte !

  7. Mesuesi says:

    Ne siklet jane vene te gjithe gazetaret dhe analistet e Rilindjes dhe kryeministrit.Per tju shmangur te vertetave te hidhura me te cilat perballet qeveria dhe Edvini te tilla si ngerci ekonomik,papunesia,borxhet e pafund qe Rama po u ngarkon shqiptareve,shperdorimi i buxhetit,PPP,gjendja ne arsim ceshtja Beketi e te tjera e te tjera merren me perralla nga e kaluara apo me ceshtje pa rendesi te cilat i dime dhe nuk i hyjne ne pune askujt.Duhet ta pranoni te dashur gazetare,analiste dhe militante te Edi Rames se koha e ketij kryeministri ka mbaruar.Shqiperia ka nevoje per nje permbysje te madhe politike.Le ta fillojme me Lulezim Bashen dhe me siguri shume gjera do te levizin do te behet me mire.Me siguri me mire.

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      Po nese nuk behet me mire pastaj??!! Kemi 30 vjet qe bejme eksperiment dhe kete bushtren tende te quajtur Lulushe e provuam ne Tirane, edhe atje me ndihme te Ristanit. Na trego ndonje gje qe beri ne Tirane, vetem nje qe te na hapesh sadopak imagjinaten se do i bej punet me mire. Shko ore bythqiri shqupit, behuni gati per shkerdhimin masiv te rradhes, kesaj here do ju djege shume, po shume ama, do veni ne pith te motres “me gjith tespie e Tosun Bac”. Se mos i ngelet qejfi ndonje tjetri per gjuhen letrare dhe teper edukative, motren ku ta kesh edhe ti tjetri.

  8. L'imperatore Diocleziano says:

    Cfare prisni te degjoni nga keneta e PD, ze bilbili, Jo, ze bibilushi, po.
    Si mund ti japesh voten ketij?????
    Ah vetem ata qe besojne se keneta eshte nje lendine me lule.

  9. Konjak says:

    Sigurisht nje lider , kandidat serjoz i opozites , per kryeminister , pa tjeter qe do ket edhe kundershtaret e tij ; ndryshe duhet te jete nje individ , me te cilin bejne shaka , se do ta vendosin KM . Cilido lider kandidat per KM do jete perball pyetjeve dishimeve dhe kritikave ; Por e rendesishme eshte qe , c’do kandidat per KM te kete nje sivi te pasur dhe te paster ; mirpo dikush qe nukse njef mire vete–veten , kerkon nga lideret qe te jene si kristali ; e jo , keshtu s’ka , njeriu eshte ndertuar ne menyre te tille qe te jete edhe mekatar . E rendesishme eshte qe njeriu ne gjithesine e tij , te dije te doje , te dije te luftoje , por te dije edhe te fal . Besojse lideret –pamvaresisht pozicjoni i tyre — KM apo KO , duhet te dine te bejne nje politike te duhur , pa ulurima , pa shpifje , pa arrogance , pa mediokritet ; Kryeministri te drejtoje me shume kujdes dhe me efektivitet gjithe ekonomine dhe shoqerine , kurse Kryetari i Opozites , politikat ti kete paqesore , por me efektivitet te plot ne kontrollin e gjithe veprimtarise se Pozites . Digjoj shpesh per 21 Janarin , mirpo forcat e sigurimit te pushtetareve , sikur s’varen nga ministri i brendshem , prandaj veprimin e tyre ta kerkoni atje ku eshte , dhe mund te merrni pergjigje , jo atje ku s’eshte ; qe edhe ju e dini se s’do merrni asnjehere pergjigje . Sa per aftesite e lidereve , kandidat pe KM sigurisht qe jane te afte dhe permbushin kriteret per udheheqesa ; Se ndryshe do ishim ndonjeri nga ne qe bejme sikur i dime te gjitha , ne vend te tyre . Ne duhet ti kerkojme qeverise realizimin e programit , dhe ngritjen ekonomike e socjale te popullit , ne te kundert , kemi te drejten legjitime te revoltes .

  10. Diogjeni me qiri says:

    Haha o budallenj po Sali Berisha e ka pranuar me gojen e vet qe i ka vrare , bile do te vriste dhe Edi Ramen.
    Tani i genjen kryetari faktik i PD ose kloni?????

  11. alban says:

    o Petrit o rrot k..i ti je idiot dhe s’duhet te komentosh ketu se i nxjerr bojen vetes dhe ben njerzit te qeshin me gjithe SHQUP in tend. ok o byrek me dhalle ? s’boheni njerez ju cecenet si do qe ta vini emrin ne komente

  12. Amber iliri says:

    Luli nuk mund te jete KM .Nuk e le Saliu.E kuptoni apo jo.

  13. Puna eshte se te ai i gjati tjeter me pak kurriz te dale si program te vetem shoh futjen ne Europe dhe darovitjet me para, kjo me le pa fjale O shoku says:

    Kemi nje krize te stisur qe ne fund te 2018, me ate te juridikit te kryesuar nga njerezit e Argitas dhe qe vazhdoi ne 2019 me protestat e babit te Argites se vellane e Argites po e pyesnin si shume per afren e ÇEZ it
    Kemi edhe nje krize te pastisur qe nga pjesa tjeter e 2019 dhe pandemia qe ne fillim te 2020.
    Veshtiresi boll dhe gjate kesaj kohe per çudi nuk kam pare ndonje lirim bullonash.

  14. Lulcari says:

    E keni vene re Lulken se si ecen ,tamam si i q … ne b…. Ky duket te jete peder. Martesen me gruan ky e ka sa per t’u hedh hi syve elektoratit te vet,sepse nje kryeminister Gej nuk e pranon mentaliteti yne. Te kishte qen hollandez,ndoshta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje