Plagosja e dy policëve, RENEA, Ardi Veliu e Tonin Vocaj shkojnë në Mamurras

13 Prill 2021, 16:12Kronika TEMA

Forcat të shumta policie dhe RENEA kanë mbërritur në Mamurras, pas plagosjes me armë të dy efektivëve dhe një qytetari mesditën e sotme.

Gjithashtu, vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, janë nisur aty për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore.

3 komente në “Plagosja e dy policëve, RENEA, Ardi Veliu e Tonin Vocaj shkojnë në Mamurras”

  1. emigranti prape says:

    Blendi eshte ne fushate? E kuptoni qe policia e Rames disa zona i ka jashte kontrollit?

  2. TJETRI says:

    mos se qenkan lodh kta 2 shefat!!!!! a kan ik ne kame a me makine???

  3. Scutari says:

    Nuk ka faj policia, por politika, qe i ka lagur barutin policeve!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje