PSG dhe Chelsea kalojnë në gjysmëfinalet e Champions League

13 Prill 2021, 23:00Sport TEMA

PSG dhe Chelsea janë dy skuadrat e para që siguruan kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League. Ekipi i Pochettinos humbi 0-1 në “Parc des Princes” kundër Bayern Munchen, por kaloi në katër ekipet më të mira të Evropës falë triumfit 2-3 në Bavari.

Ekipit gjerman nuk i mjaftoi goli i Eric Maxim Choupo-Moting në fundin e pjesës së parë. Neymar goditi traversën dhe shtyllën pak çaste përpara golit të sulmuesit nga Kameruni, teksa Neuer shpëtoi ekipin e tij në disa raste.

Emocionuese, e dyluftuar dhe plot raste nga të dy skuadrat edhe pjesa e dytë. Në fund festuan lojtarët e PSG-së, të cilët ia dolën të hakmerren kundër Bayern Munchen për humbjen e finales së vitit të kaluar në Champions.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në Londër. Porto fitoi 0-1 në “Stamford Bridge”, por në gjysmëfinale kaloi ekipi i Thomas Tuchel, pasi kishte fituar 0-2 në Londër. Iraniani Mehdi Taremi gjeti golin e fitores në minutën e 94-t, por ishte shumë vonë dhe “Dragonjtë e Oportos” nuk patën kohë për të tentuar një tjetër gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje