Tare: Kombëtarja e Kosovës mund të ketë perspektivë më të mirë, por kompeticioni me Shqipërinë i gabuar

13 Prill 2021, 11:27Sport TEMA

Igli Tare, drejtori i Lacios ka dhënë një ontervistë për RTV Dukagjini në Kosovë, teksa ka theksuar se është e gabuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë kompeticion. Nga ana tjetër, Tare foli edhe për djalin e tij që është në hapat e parë si futbollist ku u shpreh se shpreson që ai të mos i ngjajë babait.

“Është viti i 13-të që kryej këtë profesion. Me kalimin e kohës, eksperienca bën punën e saj. Pandemi ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Çdo gjë është vështirësuar”.

Cila ka më shumë shanse në Botëror, Shqipëria apo Kosova? “Është diçka e gabuar që bëhet një lloj kompeticioni ndërmjet dy Kombëtareve. Janë dy gjëra që kanë një format të ndryshëm, sepse Kombëtarja e Shqipërisë tashmë ekziston prej shumë kohësh, ndërsa Kombëtarja e Kosovës është e re.

Kanë përbërje të ndryshme dhe skuadra e Shqipërisë është një Kombëtare me lojtarë me më tepër eksperiencë, sepse luajnë sidomos në kampionatin italian. Kombëtarja e Kosovës ndoshta ka një perspektivë më të mirë, por kemi një gabim që bëhet edhe në Shqipëri. Ka shumë disnivel nga një rezultat negativ në një rezultat pozitiv në analizën e rezultateve. Kjo është diçka që nuk e ndihmon futbollin e Kosovës”.

Cilin futbollist shqiptar do ta doje te Lacio? “Për momentin jam i kënaqur, më mjaftojnë këta që kam (qesh)”.

Djali? “Unë shpresoj që mos t’i ngjajë babit. Të bëjë atë jetën e tij, eksperiencën e tij dhe ndoshta të jetë edhe më i suksesshëm se babai. Por është pak e vështirë për të, sepse ka një emër që ka një peshë të madhe dhe ndoshta e pengon pak. Por ia uroj me gjithë zemër që të gjejë rrugën e tij dhe ndoshta më me sukses se unë”, u shpreh Igli Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje