Koronavirusi në Kosovë: 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19

14 Prill 2021, 15:15Rajoni TEMA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

2 komente në “Koronavirusi në Kosovë: 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19”

  1. nekiu says:

    Plera Kurti me qeverine kukull nuk ka kohe qe te merret me shendetin e popullit se po ben fushate elektorale per WC qe ka krijuar ne Shqiperi se e tille eshte. Ky idjot eshte shume i trashe….

  2. Zeqir says:

    VOTOJENI KURTVICIN DHE PERPARA DREJT SERBI SE SE MADHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje