Për dhjetë vjet ishte një kujtesë e katastrofës në Japoni, dhe pastaj ndodhi një mrekulli

14 Prill 2021, 20:55Lifestyle TEMA

Për pothuajse dhjetë vjet, një orë e varur në murin e një tempulli budist shërbeu si një kujtesë e momentit kur forca e natyrës pothuajse shkatërruan zonën në 11 mars 2011.

Ora, që besohet të ketë ekzistuar për 100 vjet, ndaloi të punojë pasi një tërmet shkatërrues goditi bregun verilindor të Japonisë, pasuar nga një cunami që vrau më shumë se 18,000 njerëz.

Tempulli Fumonji ndodhet disa qindra metra larg bregdetit në Yamamoto, një qytet i vendosur në Prefekturën Miyagi dhe pasi u gëlltiti nga cunami, mbetën vetëm shtylla dhe një çati, shkruan The Guardian.

Prifti Bunshun Sakano e ruajti orën, e pastroi atë, por akrepat nuk donin të lëviznin më.

Dhe pastaj disa javë para 10-vjetorit të katastrofës, një tërmet tjetër goditi të njëjtën zonë, me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter, për të cilin sizmologët thanë se ishte një tërmet i mëpasshëm nga 2011.

Të nesërmen në mëngjes, Bunshun Sakano, kryeprifti i tempullit, shkoi në sallën më të madhe për të kontrolluar ndonjë dëm dhe u befasua kur dëgjoi rrahjet.

Akrepat e orës, e cila kishte qenë në gjumë për dhjetë vjet edhe pse pastrohej rregullisht, po lëviznin përsëri. Dy muaj pas tërmetit të 13 shkurtit, ora akoma po punon.

“Ndoshta po më detyron të shkoj përpara me një vendosmëri të re. Eshtë si një shenjë inkurajimi që rinovimi i vërtetë pritet të vijë,” tha Sakano, 58 vjeç.

Riaktivizimi i mekanizmit tw orës, të cilin Sakano e prokuroi në dyqanin e antikave disa vjet para tërmetit 2011, duket se është shkaktuar nga forca e tërmetit në shkurt 2021.

Një përfaqësues i Seiko, një prodhues i orëve, i shpjegoi gazetës Mainichi se çfarë ka ndodhur ndoshta.

“Eshtë e mundur që lavjerrësi, i cili ndaloi, të rifillojë kur toka u tund në shkurt, ose pluhuri që ishte grumbulluar brenda orës për vite të shpërndahej”.

Ora ishte një burim i heshtur frymëzimi për Sakanun ndërsa ai doli vullnetarisht për të ndihmuar komunitetin lokal pas cunamit.

Kohët e fundit, kur aktivitetet kanë ngecur për shkak të pandemisw koronavirus, Sakano ka filluar të pyesë nëse ka ardhur koha për t’i dhënë fund veprimeve të tij në komunitet. Por, kur ora filloi të punonte përsëri, ishte sikur ta luste të mos dorëzohej dhe të rifillonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje