Rusia: Grumbullimi në kufirin e Ukrainës, përgjigje ndaj kërcënimeve të NATO-s

14 Prill 2021, 09:16Bota TEMA

NATO qëndron në krah të Ukrainës dhe i kërkon Rusisë të mos grumbullojë më trupat e saj nëe kufi. Është kjo deklarata më e fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së Altlantikut të Veriut Jens Stoltengerg, gjatë një komunikimi me ministrin e jashtëm ukrainas të martën në Bruksel.

“Rusia duhet t’i japë fund këtij grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës dhe t’i ndalojë provokimet e saj”.

Po kështu edhe Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken shprehu mbështetje të fortë për Ukrainën, gjatë diskutimit me ministrin e jashtëm të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden kishte shprehur shqetësim trupat ruse dhe “i bëri thirrje Rusisë për të mospërshkallëzuar tensionet” gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin.

Në tre javët e kaluara, ushtria ruse ka vendosur dy ushtri dhe tre formacione ajrore në rajonet perëndimore në një lëvizje që ka shqetësuar Ukrainën.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka pretenduar që grumbullimi ushtarak i vendit pranë Ukrainës është një përgjigje ndaj asaj që ai e përshkroi si kërcënim nga NATO.

Duke folur gjatë një vizite në një bazë detare në Gadzhiyevo, Rusi të martën, Sergei Shoigu tha se vendosja në Rusinë perëndimore ishte pjesë e stërvitjeve të gatishmërisë që do të vazhdonin për dy javë.

Ai tha se stërvitja ruse u provokua nga ato që ai tha se ishin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre të NATO-s për të forcuar forcat e tyre pranë kufijve të Rusisë, “duke kërcënuar” Rusinë. “Trupat kanë treguar gatishmërinë e tyre të plotë për të përmbushur detyrat për të siguruar sigurinë e vendit,” tha ai.

Separatistët e Rusisë dhe forcat ukrainase janë bllokuar në një konflikt në Ukrainën lindore që nga aneksimi i Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Mes tensioneve të fundit, SHBA ka njoftuar gjithashtu Turqinë se dy anije luftarake të SHBA-së do të lundrojnë në Detin e Zi në 14 prill dhe 15 prill dhe do të qëndrojnë atje deri në 4 maj dhe 5 maj. Anijet e Marinës Amerikane kanë bërë vizita të rregullta në Detin e Zi në vitet e kaluara, duke shqetësuar Moskën.

Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov e denoncoi këtë si “hapur provokuese”, duke shtuar se: “Anijet amerikane nuk kanë asgjë për të bërë pranë brigjeve tona.”

“Ata po testojnë forcën tonë dhe po luajnë me nervat tanë. SHBA duhet të kuptojë se rreziqet e incidenteve të ndryshme janë shumë të larta. Ne paralajmërojmë SHBA që duhet të qëndrojë larg Krimesë dhe bregdetit tonë të Detit të Zi për për “, tha Ryabkov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje