“Si më pyeti Obama për vajzat”! Topi: Rama më vuri spiun në 2018! Një përgjigje për Berishën- "horri i shtegut të dhisë"

14 Prill 2021, 09:04Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi, në një intervistë me Endri Xhafon në “Log” ka sjellë një shembull me ish-presidentin amerikan Barack Obama për të ilustruar ndryshimet e dimensionit mes politikës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Topi tregoi se në një takim të liderëvë botërorë në vitin 2010, Obama kishte gjetur kohë që të informohej dhe ta pyeste për vajzat.

“Një një takim në 2010, kur unë isha President, të vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore erdhi dhe presidenti Obama. Ngjarjet ishin të tilla që do të organizohej një darkë punë. Ku do të shkëmbeheshin mendime për situatën. Para se të futeshim në takim.

Pasi jam përshëndetur, ai më ka pyetur me hollësi, për vajzat, ç’thonë vajzat, ku është e para ku është e dyta” Ç’thotë familja?

Presidenti i SHBA-ve, që ka preokupime të politikës ndërkombëtare shumë të mëdha, gjen kohë të informohet dhe bisedën e parë e bën për familjen. Nuk mund të vihet në dyshim që njerëzit që takohen të mos e bëjmë bisedën e parë për familjen.”

Gjatë bisedës me Endri Xhafon ish-presidenti Bamir Topi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjet që ndodhën me FRD-në pasi ai u largua, por u shpreh se veprimet e Presidentit Iliri Meta ishin më shumë politikane sesa institucionale.

Topi sqaroi se ai ka bërë një pakt me veten dhe për personat që ndodhen në zyrën e presidentit nuk bën komente. Gjithashtu, ish-presidenti foli edhe për votën e tij në zgjedhjet lokale të 2011 ku Lulzim Basha ishte përballë Edi Ramës.

Topi theksoi se nëse do të mbështesë një njeri e mbështet pa asnjë lloj problemi.

“Unë gjërave u kam dalë ballë. Unë sot kam punë vetëm me të vërtetën. Jo me njerëzit. Kur futesh në kutinë e votimit. Kur manipulon procesin, kanë qenë katër kuti…U votua në klasën ku kam bërë klasën e parë fillore.

Kur mori vendimin Kolegji i Apelit.. Nxori që duhet të ishin numrat ekuivalentë. Ishin dy ngjyra të përafërta. Një ishte një fletë për Ramën.

Të tjerat ishin 6, tre për Bashën, dy për Ramën dhe një e bardhë. Unë në ato zgjedhje kam votuar në fletën e bardhë. Duke zgjedhur neutralitetin.”

Në intervistën me Endri Xhafon, Bamir Topi komentoi edhe cilësimet nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, si “horr Bulevardi” dhe akuzat për grusht shteti.

Topi tha se nëse do të kishte pasur një sjellje të ngjashme si Berisha, do t’i ishte kthyer me “horri i shtegut të dhisë.”

“Po të kisha pasur një sjellje të ngjashme, do t’i thoja horri i shtegut të dhisë, ai që në atë kohë futej në krenari në postbollkun e kampit të udhëheqjes së lartë, te blloku.

Atëherë të rinjtë lëviznin në bulevard në orët e mbrëmjes, jo për të vrarë kohë. Institucioni më i rëndësishëm në Tiranë në atë kohë ishte Bulevardi i Tiranës.

Në atë institucion bëheshin takime, kanë lindur dashuri, janë lidhur  familje. Është bërë dhe politikë….Dy botë të ndryshme, janë botët që përplasen, jo individët. Prandaj nuk i thoja dot publikisht horri i shtegut të dhisë.”

Ndërsa, duke folur për marrëdhëniet me liderët aktualë politikë, Topi tha se me kryeministrin Rama marrëdhëniet i ka inekzistente. Marrëdhëniet mes tyre, sipas ish-presidentit janë ndërprerë në vitin 2018, “pas një gabimi fatal të Ramës.”

Bamir Topi tregon se i kishte shprehur kryeministrit shqetësimin që kishte për një personazh që ishte pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, por sipas tij, ai rezultoi që i shërbente vetë Ramës.

“Rama me arrogancën e tij harron që…kur ka pas nevojë i ka rënë figurativisht me shqelmë derës për të hyrë. Dhe e ka pasur të hapur.

Nuk reagon ndaj një shqetësimi që unë kisha për një personazh, që kishte qene pjesë e një strukture ushtarake të shërbimit sekret, që survejonte presidentin në detyrë. Aty kuptova që ai njeri kishte shërbyer në dy drejtime. Formalisht Berishës, realisht Ramës.

Ai njeri shërbente tek Edi Rama. Pas ngjarjes së 21 janarit. Një punonjës i rëndomtë merr porosi dhe i zbaton, për të survejuar presidentin në një kohë të vështirë psikologjike të familjes, por jo për mua.”

Topi thotë se ai vetë i merrte informacionet në mënyrë zyrtare nga shërbimi sekret i shtetit.

“Ky personazh vjen e gradohet nga Edi Rama. Ose nuk ka pasur kurajo të kthejë përgjigje, ose ka qenë peng i këtij emërimi sepse e mbajti muaj e muaj në detyrë.

17 komente në ““Si më pyeti Obama për vajzat”! Topi: Rama më vuri spiun në 2018! Një përgjigje për Berishën- “horri i shtegut të dhisë””

  1. mona says:

    Ke harruar te thoshe se ti flet me heshtje. Peme pa kokrra ke qene e do te mbetesh.

  2. Shqiptari says:

    Topi, do ta bej nje pyetje fare fare te thjeshte: po kur e dije qe Berisha ishte nje qe jynte e dilte te blloku ,pse u bere me te?

  3. shabani says:

    Leri denglat dhe deklaro pasurine le bere vila me rroge 1000 euro

  4. syri shqiponjes says:

    oooooo pace president,nje fallsifikator e hajdut pronash e gjtihfaresh….Po kur fnuk flet per zhvillimet e FRD qe ishe Kryetar dhe kaq e fersket per cfare do flaesh tjeter ti….A po,kur te pyeti Obama per familjen cfare i the zotrote, qe mban edhe nje konkubine….Presidenti me plehre qe ka njohur ky vend,…..

  5. Redi says:

    BAMIR LIRO RRUGEN QE I KE BLLOKUAR BANOREVE TE ZONES SE LE NAM. TE DHJEFSHA ME GJITHE MORALIN QE BEN. TI NUK JE ME I MIRE SE KETA. MONSTRA JENI TE GJITHE.

  6. Tetovari2 says:

    SEVAPI MË I MADH ËSHTË QË TË MOS FLASISH
    FARE.KURSEN VEHTEN.

  7. Velo says:

    Ik e futi një paçe plënci o Baka ç

  8. BARD HYSENI says:

    ME NJE EGERSIRE SI BERISHA QE CDO GJE E PERFUNDON JO NE LLOGJIK POR NE GJAK ME PELQEN ALUDIMI JUAJ QE QENKA TREGUAR AQ I ZOTI SA QE NE OPOZITE TE KETE INFORMACIONE PER KRYEMINISTRIN.JETA KA PROVUAR QE MARRJA E KETYRE INFORMATAVE NGA KREU I SPIUNEVE TE SHQIPRIS KANE QENE SHUME TE FAVORSHME PER TU RUAJTUR NGA ALIBIT E VRASJES TE EDI RAMES.SADO QE KA JETUAR NE TIRANE BERISHA POR KA MBETUR TE SHTEGU I DHIVE DHE BASHKEJETON ME NDJENJAT E E GERSIRAVE DHE SBEHET KURR NJERI ME ARSYE.EGERSIN E TIJE E TREGON CDO DITE DUKE MOS QENE NE ASNJE LLOJ PUSHTETI,VAJ PER KETE POPULL NE SE AI DO KTHEHET PER TE TRETE HERE,PAVVARSISSHTE SE ESHTE NJE KAL I NGORDHUR SOT NESER DO JETE NJE I TERBUAR QE SSDO LEJE GJE TE KEQE PER KETE POPULL DHE SHQIPRI.KETE E VERTETON ME SE MIRI EGERSIJA E ILIR METES QE PO TE KETE MUNDESI E KALON CDO NJERI NE HELL BARDI

    1. Vili says:

      Kur nuk ke ndonje gje te hajrit per te thene me mire mos fol fare. Ruaj te pakten nje fare petku “presidencial”. Po tentove te flasesh shume ..gabon

  9. Vranakonti says:

    Mos flisni kot.Bamir Topi nuk ka qene president i keq.Te keq ate e beri Sali Berisha qe te mbulonte krimet e tija, sa e shpalli Topin “horrr bulevardi”.Dihet nga te gjithe se Berisha i kredhur ne krime monstruoze,nuk la njeri pa akuzuar deri edhe INA RAMEN,qe ofendoi rend Lavire.Kete Berisha e bente per te ruajtur bythen e tij te felliqur.Sot kemi nje presidente te çmendur,ILIR METEN,qe eshte bere per ne pavionin 17. Nuk eshte pare e degjuar ndonjeheere ne bote qe te sillet presidenti e te rrihet me policet,te dalin ne fushate elektorale,te kecenoi se do t’u pres duaret,etj budalleqe.

  10. Pal Kuka says:

    O pallë. Kur flet edhe ti për familjen…Hapu dhe…

  11. Ppp says:

    Megjithate bamiri eshte i vetmi president qe i doli partise se tij kunder
    Per mua kjo perkthehet se e ka pasur te qarte cdon me thone president
    Gje qe nuk mund te thuhet per presidentin me te mire qe ka pasur shqiperia

  12. Ideali says:

    E mo Bamir… Njeren e Gramozi tjetren te Luani. Shpirtin te zoteria Ramiz qe te dergoje ne Torino per doktor hajvanesh. Te flasesh per moral, do te thote se ka ardhur fundi i botes. Sa e kishe nje kuote eurosh per te futur ne sistem nje gjyqtar?…

  13. Mblidhni mendjen kur votoni says:

    Po pse ore, ti i zgjedh pyetjet qe do te behen. Je i detyruar ti pergjigjesh se je person publik. (pervec sekreteve shteterore) Kujt i plasi trapi per partine tende apo per jeten tende private. Ai politikan qe do beje denoncim per nje politikan tjeter qe ka vjedhur (me fakte) ai do votuar. Gam-gam kot mos beni, nuk duam qitje ne ajer por ne shenje.

  14. edi R says:

    .
    Si ore burre nuk flet njeri fjale te mira per dike qe ska lidhje me rilindjen ?
    Ky eshte ‘ materiali ‘ me te cilin eshte i perbere partia e juaj ? Me keto komente do i mbushni mendje ketij populli se ju e keni merituar dhe e meritoni te udhehiqni ate ?
    komentet jane me te felliqura se nevojtoret e ju kerkoni udheheqje.

  15. Nikolini Rome says:

    Peme pa kokrra. Te pame mbreme duke u fryre si gjel, por qe nuk di te lidhesh 2 fjale, njeri kot. Me erdhi keq per gazetarin e madh Endri Xhafo te cilin u perpoqe ta fyesh pikerisht se nuk e perballoje inteligjencen, mprehtesine dhe se nuk i rrezistove asaj qetesie te lavderueshme te Xhafos. Pra mbreme u perball zgjuarsija me nje njeri te paafte, me nje nivel shume te ulte intelektual, pa taban e nje fodull nga ana tjeter.
    Bamir. Nuk ka njeri respekt per ty dhe ti kete e di por kerkon vemendje nepermjet teorive konspiracioniste.
    Ja sa i pa afte je. Berisha te beri nenkryetar Pp, kryetar i gr parlamentar, me vota te blera me 500.000 euro per njefi u bere Pshursident. Dhe fundi? Nuk ishe i afte te krijoje nje parti per te qene deri sa ta moren me dhune dhe rri si pule e zgjebosur.
    Shum respekt per Topallin e Patozin qe te pakten kane shum njerez pas vedit. Tregojne se kan kene dikushi. Ndersa ti Bamir rri e flet me heshtjen se ku e ke gjete kete gamerdare. Budalla thot shum me heshtjen. I zgjuari flet.

  16. Pilo Lala says:

    Ky kujton se nuk e di populli qe Saliu e perdori si lecke, emeroi gjithe kamikazet e tij Prokurore, Gjykates, ne kohen e Bamirit, pastaj e hodhi si lecke e piste.
    Ketij i genjen mendja qe ka qene ndonje fare drejtuesi, se ka qene meshirimi paaftesise.
    Ky kishte shansin, qe kur u terhoq PD nga zgjedhjet, te rriste elektoratin, por cfare pret nga nje i paafte….
    Kur e pyeten gazetaret mbreme, si ishte puna qe ja futi Sali Shehu tek FRD, Bamiri tha qe do shkruaj nje liber tjeter, ku ta nxjerr veten hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje