Topalli: PD nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka kredibilitet! Mund të ketë surpriza dhe befasi më 25 prill

14 Prill 2021, 19:13Politika TEMA

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, shprehet e bindur kur thotë se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E ftuar në emisionin “Top Talk”, Topalli thotë se e djathta nuk i fiton këto zgjedhje, pasi njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja. “Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet.

Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”. Sipas saj opozita është e paqëndrueshme, duke krijuar mosbesim.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, po ashtu kritikon mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve të PD-së. “Ishte një farsë për të shkuar përsëri te lista e kryetarit. Faktikisht janë te lista e 2017-ës në 80% të rasteve. U shpik një komision, që ishte aplikimi i të kundërtës të asaj që tha”.

Topalli shton se qytetarët janë të zhgënjyer nga të tre kryetarët e partive kryesore dhe kanë nevojë për ndryshim. “Përqindja e njerëzve që nuk bien dakord as me Ramën as me Bashën e Metën po rriten dita ditës. Nëse protestojmë me një votë ndëshkuese, i rrëzojmë të tre, ‘Lëvizja për Ndryshim’ është një alternativë ndaj tre kryetarëve. Ne synojmë të largojmë të tre drejtuesit e forcave politike”.

Madje thotë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të sjellin surpriza. “Këto zgjedhje mund të sjellin shumë surpriza e befasi. Vendi ka nevojë urgjente për të sjellë ndryshim. Ka nevojë për mos ta lenë më në dorë të tre personave vendimmarrjen dhe rënien ekonomike. Nëse doni ndryshimin, voton i ndryshimin”.

2 komente në “Topalli: PD nuk i fiton zgjedhjet, nuk ka kredibilitet! Mund të ketë surpriza dhe befasi më 25 prill”

  1. Jorgo says:

    papapa sa e zgjut qe eshte ne matematike kjo nxansja e Pashukut!

  2. M.Berisha Therandé; says:

    ALTERNATIVA E VETEM PER NDRYSHIM MENDOI THELLE SE ZGJEDHJA IDEALE DO ISHTE E MADHERISHMEJA JOZEFINA TOPALLI.I KA TE GJITHA TIPARET PER TA UDHEHEQE SHTETIN E SHQIPEVE.TOPALLI ME NJE PASTERTI MORAE APSOLUTE.ESHTE FANAR NE UDHEHEQJE KETE E KA DESHMUAR SI KRYETARE E KUVENDIT TE SHQIPERISE.DESHIRE,POR JO VETEM DESHIRE QE JOZEFINA DO ISHTE SHPRESA E SE ARDHEMES ME TE MIRE TE POPULLIT TE SHQIPERISE.JOZEFINA DO E RREZON TOKEN ME TE BUKUR TE SHQIPERISE ME NJE MENDJE TE LARTE DETYRE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje