24 orët që nuk e zhbëjnë dot gjumashin Lulzim Basha

17 Prill 2021, 19:37Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Turi i këtyre 24 orëve, që Lulzim Basha ka ndërmarrë nëpër 9 stacione urbane nga jugu në veri të Shqipërisë, nuk e di pse më kujtoi novelën e Stefan Cvajg; “24 orë nga jeta e një gruaje”. Sepse ashtu si në kryeveprën e shkrimtarit të famshëm austriak, gjithkush mund ti vendosi këtij sllallomi krejt atipik për të, titullin “24 orë nga jeta e Lulzim Bashës”.

Nëse një jashtëtokësor që nuk e ke njohur kurrë më parë kandidatin e opozitës për Kryeministër dhe e ndjek vetëm përgjatë këtyre 24 orëve të udhëtimit të tij elektoral nga Saranda, Delvina, Tepelena, Levani, Shijaku, Kruja, Kurbini, Rrësheni, Mirdita e deri në Tropoja do besojë se ka njohur një politikan ideal. Një lider të papërtuar që bën me qindra kilometra, nga skaji më jugor e deri në atë më verior të Shqipërisë, për të përhapur kudo farën e “Misionit të tij”!

Por kur takon shqiptarin e parë dhe e pyet për Lulzim Bashën, atëherë që në fjalinë e parë do të kuptojë, se ky është i vetmi 24 orësh përjashtimor në jetën e tij. Është krejt e kundërta e asaj që thuhet, se për të kuptuar shijen dhe cilësinë e lëngut magjik të butit, mjafton që të pish vetëm një gotë me verë. Pasi Lulzim Basha është politikani simbol i një fuçie me uthull, I cili vetëm për qëllimet e tij elektorale në funksion të 25 prillit, po mundohet që tu ofrojë shqiptarëve të vetmen gotë me verë.

Ndaj e gjitha çfarë po ndodh sot, nuk është asgjë tjetër, veçse 24 orëshi i një Lulzim Bashe që as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk ka për të qenë kurrë. Sepse nuk ka shqiptar që nuk e ka njohur liderin formal të opozitës sonë, si kampionin e gjumashit në jetën e përditëshme dhe për rrjedhojë, edhe në karrierën e tij politike.

Ai që po shpërfaqet nga regjia e propogandës së tij, nuk është Lulzim Basha vetë, por aktori që po luan Kryeministrin e ardhshëm që duan shqiptarët. E gjitha kjo është thjeshtë një truk i strategjistëve të tij elektoralë, për të na paraqitur sot atë kandidat të opozitës për Kryeministër që Shqipëria dëshiron, por në asnjë mënyrë atë Lulzim Bashë që është në të vërtetë ne jetën e tij reale dhe politike.

Lulzim Basha prej 16 vjetësh që ka hyrë në politikën aktive të Shqipërisë, nuk ka punuar kurrë as 9 orë e as 24 në një ditë të vetme të jetës së tij. Nuk ka bërë kurrë 9 takime qoftë edhe formale pa lëvizur nga vendi në jetën e tij. Nuk ka udhëtuar kurrë në 9 qytete të ndryshme brenda 24 orëve në jetën e tij. Nuk ka bërë kurrë kaq kilometra me makinë brenda një dite sesa sot,- përjashto ato me avion drejt Hollandës,- në jetën e tij njerëzore dhe politike.

Ndaj të gdhihesh një ditë të bukur prilli dhe të thuash se do të bësh një gjë që as nuk e ke bërë, as nuk e ke menduar dhe as nuk ke për ta bërë më kurrë pas kësaj, është përveçse një sforcim i panevojshëm edhe një nga hipokrizitë më të mëdha. Një nga talljet më të rënda. Një nga fyerjet më të panevojshme për elektoratin e vet për shkak se takimet me ta, ai sot i kaq thjeshtë pasojë dhe jo qëllim. I ka statistikë dhe jo thelb. I ka gërmëzim dhe jo frymë.

Nuk ka rëndësi nëse Lulzim Basha ka qëndruar vetëm pak minuta në secilën nga 9 qendrat e banuara të maratonës së tij të panevojshme elektorale. Nuk ka rëndësi sesa pak veta kanë qenë përballë tij duke e pritur si 30 vjet me radhë edhe Sali Berishën, me dy gishta e flamuj, duke gërthitur nga Nano ik dikur, tek Rama ik gjatë ditës së sotme. Për aq kohë sa ajo që ndodhi ishte një nga ecejaket më të kota dhe një nga xhirimet më boshe, që një lider partiak ka bërë ndonjëherë në historinë politike.

Si në çdo gjë që ka bërë gjatë ditëve të kësaj fushate zyrtare elektorale, edhe sot, Lulzim Basha më shumë sesa një lider e ka treguar veten një lider kallp. Një lider fake. Një kukull që flet me gojën e Berishës dhe luan duart, sipas ritmeve të Ilir Metës. Një kandidat për Kryeministër i sajuar nga këshilltarët e huaj dhe i klonuar në kalkulime kompjuterike, sipas algoritmeve të sondazheve dhe jo një lider bio.

Shqiptarët dikur kanë votuar edhe Sali Berishën, që ishte e kundërta e Lulzim Bashës në këtë drejtim, duke patur energji të pashtërëshme por… negative. Por ata kurrë nuk mund të votojnë një lider, i cili sillet si Berisha vetëm në 24 orë dhe flet si Edi Rama vetëm në 30 ditë. Sepse atyre i duhet një Kryeministër që punon, sillet, flet dhe vepron si në opozitë, si në pushtet, si në fushatë dhe si jashtë saj, gjithmonë po njësoj.

Nuk duhet të shohësh turin e sotëm 24 orësh nga Saranda në Tropojë, që të bësh për këtë edhe dallimin, mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës!

6 komente në “24 orët që nuk e zhbëjnë dot gjumashin Lulzim Basha”

  1. ce says:

    O Alfred me le pa fjale, exelent
    . Shkrimet tuaja jane shume filozofike. Te admiroj. Vertet sot Basha vraponte si i lajthitur, si kali ne shkretetire kur vrapon kuturu per te gjetur nje pike uje ne ndonje rrenxe palme te vetmuar.

  2. LECKA says:

    E bukur !
    Ironi therese per Lulin e vocerr.

  3. tani11 says:

    Po luleshkoja eshte debil i ziu! Nuk e zgjodhi kot argita mes ish dashnoreve te saj. Ia sugjeroi baba-mortjes dhe master-xenit. Ata i dhane OK-in! Pastaj, jamkar malltezi nuk eshte edhe aq kar. E zgjodhi “virgjereshen” nga bordelloja. Meqe baba-mortja t’i mbushte xhepat me lek! Dhe jamkari s’permbahet me! I bon pushimet ne Seychellen! Ah qe kjo bote nuk ka zot! Karmina ankohet se nuk gjen shitese brekesh. Ka hall se nuk do i lahen paret e xen-gerdecit.

    1. trami i tiranes says:

      o legjend mke mek , ta shtoft zoti jeten

  4. NNP says:

    ESHTE BUDALLALLEK TE MENDOSH TE KRAHASOSH BASHEN ME RAMEN
    INATIN KIJA POR HAKUN MOS JA HA–THONE TE URTET
    NE KETE STAN POLITIKANESH QE KEMI SOT RAMA ESHTE SUPERIOR ABSOLUTISHT
    KURSE BASHA KA PROBLEME ME DREJTESINE E AS NUK MUND TE IMAGJINOHET NE NJE VEND TJETER EUROPIAN QE MUND TE KANDODOSH PER KRYEMINISTER KUR KE DHJETRA PROBLEME TE PAZGJIDHURA ME DREJTESINE NDER TO EDHE KRIME….
    KJO NA BEN QE NE SHQIPTARET TE MOS NA RESPEKTOJE AS MIKU E AS ARMIKU…….

  5. Bujar says:

    O alfred a shkon dot ne peqin ti o plak? I harrove 5 pikat e programit per peqinsit??
    Bq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje