Marrëveshje Rama-Basha? Patozi: Diversion dhe lojë politike e Ramës, po teston kundërshtarët. Duket nga reagimi agresiv i Metës

17 Prill 2021, 16:40Politika TEMA

Astrit Patozi ka qenë i ftuar në emisionin “Java” ku është pyetur lidhur me një marrëveshje të mundshme dhe të fshehtë “Rama-Basha”.

Kreu i Bindjes Demokratike i konsideron deklaratat e Ramës si një diversion dhe lojë e pastër politike ku sipas tij kreu i qeverisë po teston kundërshtarët.

Ndër të tjera ai thotë:

“Unë e lexoj si diversion të pastër politik ku Rama teston kundërshtarin. Më shumë teston Metën sesa Bashën po të shohim reagimet në këtë rast. Reagimet kanë ardhur më të ashpra nga presidenti dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Edi Rama është në habitatin dhe lojën e tij dhe opozita s’ka pse bie në grackën e tij. Duket sikur i shkon mbrapa bezes së kuqe të toreadorit. Reagimi më i ashpër dhe agresiv ishte i Ilir Metës dhe mesa duket targeti i Ramës ishte Meta. Unë e shikoj si diçka që nuk ka për të ndodhur, nëse ndodh do ishte një e keqe e madhe për Shqipërinë dhe një lloj amnistie për të gjitha zullumet e 30 viteve. S’do jetë e mirëpritur as nga shqiptarët dhe as nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje