Si u zhdukën milionat me koncensionin e SGS të qeverise Berisha-Meta, që bënte kontrollin teknik të mjeteve

17 Prill 2021, 17:23Politika TEMA

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon skandalin me zhdukjen e milionave nga kompania SGS, e cila kishte marrë me koncesion kontrollin teknik të automjeteve. Sipas një VKM-je të 3 Shtatorit 2009, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në atë kohë, dha me koncesion kontrollin teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore ose kolaudimin e makinës. Vlera e investimit në këtë kontratë ishte 561 milionë Lekë, ku 267 milionë Lekë ishin investim në pajisje elektro-mekanike dhe kompjuterike, apo një rifreskim i të gjithë strukturës mekanike dhe kompjuterike, që në atë kohë ofrohej nga shteti.

Qëllimi i koncesionarit ishte që SGS do të investonte 561 milionë Lekë dhe do të rriste cilësinë në këtë shërbim, si dhe do të ulte dhe tarifat. Nga viti 2009 deri në vitin 2013 janë mbajtur nën kontroll tarifat e këtij shërbimi dhe kuotat brenda normës së parashikuar.

Por papritur në 2 gusht 2013 ministria e linjës, me anë të një udhëzimi, miratoi rritjen e tarifave për kontrollin teknik të makinave. Tarifat u rritën nga 33% deri në 42%. Për mjetet motorike u rrit 70 lekë më shumë. Për automjete mbi 4+1 dhe 8+1 u rritën 160 lekë më shumë. Për kamionë deri në 3.5 ton u rrit 230 lekë më shumë. Dhe për kamionët 7.5 ton u rrit 250 lekë më shumë. Në këtë koncension shteti i dha SGS-së në vitin 2009, 311 milionë Lekë asete dhe mori mbrapsht 107 milionë. Plot 204 milionë Lekë të reja, janë para që mungojnë nga taksat e qytetarëve.

4 komente në “Si u zhdukën milionat me koncensionin e SGS të qeverise Berisha-Meta, që bënte kontrollin teknik të mjeteve”

  1. Dy skuthat e Politikes Famekeqe e ktyre 30-vjeteve ,
    qe damkosen Demokracine ne Shqiperi .

    Injorante ,maskarenje ,te paburra ,tinzare ,mashtrues ,genjeshtare , kriminele ,tradhetare .
    Ke kto dy Surrate e qenie te Deformuara Njerezore misherohen gjithe Ligesite Njerezore .
    Laergohini kto dy Shejtane nga jeta juaj dhe Politika ,dhe jepini nji Shanc Jetes tuaj
    dhe Demokracise ne ate vend .
    Epoka e Shkerdhatokracise berisha bash meta , mori Fund !
    Dy trupa brenda Arkivolit Politike qe duhet groposur sa me pare dhe kjo eshte detyrra Fisnike e ktij Populli .
    Ne grop Maskarenjete e Kombit .
    Kurr me Maskarenje ne Politike ,Shqiperia ka plot bij e bija te Diplomuara e te Kulturuara qe ,
    jane njerez te denje per te ndertuar vendin dhe kontribuar ne Politike .
    Lufta e brezave duhet te fuksionoj edhe ne vendin tone .Boll me me Tradítat e se kaluares ,kur
    te vjetrit qendronin ne Politike deri ne vdekje .
    Kjo nuk eshte Demokraci .Ne Demokraci duhet te fitoje me i miri jo me Maskarai .
    Zhdukini kermat nga Politika pegjithmon

  2. Kaculi says:

    Po edvini me erion bracen, danianin edhe ballukun pse nuk e anulluan. Por qellimisht i zgjatnin afatin. Apo kjo nuk quhet. Funderina jane te gjithe edhe jane ortak me njeri tjetrin

    1. Kalec Dega says:

      Po kujt i flet, pensionistave me kapele republike!
      =
      Ku shkuan milionat e Bankes se shtetit dhe ato te Rinasit?
      =
      Po Audi i Tahirit…sa kushton pasi doli mbieshe?
      =
      Socialiste, komuniste, marksite , liberale,-jeni kancer i kesaj bote.
      =
      Motoja juaj, ta bajme Shqiperine si Lazarati dhe te ardhmen e Shqiperise ne canten e zeze te xha Braho sigurimit.

  3. K says:

    Behen disa komente dhe nuk e kupton ne se komentuesi eshte njeri normal apo pak si i pire,droguar edhe politikisht! Eshte shume shqetesuese qe nje fshatar nga Vicidoli,ne emer te aleances se fshatarsise dhe klases puntore ,erdhi dhe u be doktor,komunist,sekretar partije,servil i usheheqjes dhe kryetar historik i te djathtes shqiptare,hajdut ,vrases dhe spiun! Likja erdhi nga malesite e Skraparit,te me falni jo se kam ndonje gje per njerezit e nderuar dhe shume te zgjuar qe jetojne ne fshat,por keta erdhen dhe u vune ne krye dhe vodhen dhe vrane dhe u pasuruan jo si fshatare,por si kriminele!E tani eshte koha qe te pakten keto dy figura te largohen nga jeta politike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje