DOKUMENTET/ Nisja e Antifashizmit në Shqipëri: Kur Abaz Kupi qe kthyer në makth, krah kishte Haxh Lleshin

18 Prill 2021, 11:04Politika TEMA
DOKUMENTET/ Nisja e Antifashizmit në Shqipëri: Kur Abaz Kupi qe kthyer

“Në pyjet e Matit Abaz Kupi ka mbledh 50 burra të armatosur, do msyjnë fyshën e përqendrimit në Klos e German dhe Burgun e  Burrelit”

Vera e vitit 1942 dhe sidomos vjeshta, do të shënojë fillimet e rezistencës antifashiste të organizuar në Shqipëri.

Sipas dokumenteve të Minsitrisë së Brendshme, çetat e para  kanë vepruar në zonat e Matit dhe Dibrës nën komandën e Abaz Kupit e Haxhi Lleshit, në korrik 1942, e më tej në gusht e shtator në Korçë, Tiranë, Vlorë etj.

Në këto dokumente flitet për herë të parë për shfaqjen në skenën e rezistencës të Abaz Kupit, ish-ushtarak karriere, i cili udhëhoqi rezistencën kundër pushtimit fashist në Durrës, më 7 prill 1939. Pushtimi fashist e detyroi  të arratisej në Turqi, ndërsa familjen fashistët ia internojnë në Himarë.

Burimet zyrtare thonë se ai ishte kthyer në Shqipëri për të organizuar rezistencën antifashiste në vitin 1942. Por detajet për hapat e tij të parë në krijimin e çetës së tij zbulohen qartë në dokumentet e Ministrisë së Brendshme të verës së 1942.

Në dokumentin e  datës 25 korrik 1942 drejtuar Ministrisë së Brendshme në Tiranë nga nënprefekti i Burrelit Duro Tabaku,   shkruhet ndër të tjera:

“Komanda e K.M. lokale na njofton verbalisht se i arratisuni politik Abaz Kupi me nji fuqi 50 vetësh t’armatosun me tesha ushtarake janë duke lëvizur në pyllin e Fullqetit, komunë e Klosit dhe në pika të ndryshme të komunës Gurrës. Kanë ndërmend të tentojnë mbi kazerma dhe në burgun e këtushëm. Komanda disponoj tash masa mbrojtjeje preventive. Krijimi dhe dërgimi i nji detashmenti me 100 deri 150 vetë shihet i nevojshëm. Në këtë mënyrë raportoj grupin e vet komanda Lokale.

Nënprefekti Duro Tabaku”.

Nisur nga ky raportim, dy ditë më vonë, me 27 korrik 1942 nga Ministria e Brendshme, i  niset një telegram prefekturës së Peshkopisë  ku shkruhet:

“Nënprefektura e Matit na lajmron se simbas  nji informate të marrun nga Komanda e Karabinjerisë, gjoja në rajonin e komunës Klosit e në atë të komunës Gurrës asht dukun Abaz Kupi i shoqnuem prej kund pesëdhetë vetash. Gjithnji simbas asaj informate rezulton sikur aj don me msye kazermat e atjeshme si dhe burgun. Lajmi qitet pak fantazjos por sidoqoftë le të bahen hetime të shpejta prej anës së Juej, e në rast se del pozitiv të na bahen propozimet e nevojshme për ndjekje. Si edhe pa marrë gjeje nga ne, autorizoheni me marrë të tanë ato masa që kanë me ju dukun të nevojshme me marrë. Presim gjegjen e zbatimin e menjihershëm të sa ma sipërm”.

Me 30 korrik 1942, tre ditë më vonë, nënprefekti i Burrelit Duro Tabaku, i shkruan sërish prefekturës së Peshkopisë dhe Ministrisë së Brendshme në Tiranë për lëvizjet e reja të Abaz Kupit në Mat.

“Nga informatat e deritanishme rezulton se banda e Abaz Kupit përbahet ma se 100 vetësh dhe ndame në tre grupe. Grupi i parë komnadohet nga vetë Abaz Kupi dhe ndodhet ndërmjet katundeve Gurr e madhe, Gurr e Vogël, dhe katundeve Rip e Dom.

 Grupi i dytë komandohet prej Haxhi Lleshit dhe ndodhet në Lugun e Muhës, katundi Fullqet Klos. Grupi tretë komandohet prej Nush Gjonit në rrethin Tinarës Qulës, Klos. Çdo grup ka nga nji armë automatike. Qëllimi thuhet se asht pregatitje shumzim fuqish për me sulmue koncentramentet Klos, German dhe Burgun e Qendrën e Burrelit. Thuhet se janë në lidhje me Tiranën. Sikurse kemi lajme me fuqinë e ardhun prej Kruje nuk bahet ndonji veprim. Lutemi dërgim fuqie kambsorie dhe t’armëvet automatike.

Nënprefekti Duro Tabaku”.

Pas këtij letërkëmbimi, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shkruan Ministrisë së Brendshme për organizimin e forcave të armatosura nga Abaz Kupi në Mat.

“Kuestura e Dibrës na njofton se nga informatat e marruna  rezulton se çeta e famëshme e Abaz Kupit përbahet prej ma tepër se njiqind personazh dhe asht e dame në tri grupe. I pari që kryesohet  nga Abazi vetë u gjindka nder pyje të katundit Gurra e Vogël, i dyti i kryesuem nga Haxhi Lleshi në pyllin e katundit Fullqet e i treti i kryesuem prej Nushi Gjonit prej Selite-Mirditë,  në pyllin e katundit Patin.

Të përmendunit zotnojnë armë automatike dhe dëshirojnë me e shtue fuqinë e tynë për me msye pastaj fushën e përqendrimit në Klos e në Gërman, përveç Burgut e qendrës së Burrelit. Fuqija e tashme nuk na duket e mjaftueshme prandej për çdo rasë e shofim t’arsyeshme me dërgue edhe nji repart tjetër të Milicisë me armë automatike.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë

Sh.Borshi”.

Siç duket edhe nga dokumentet, autoritetet nuk i kishin marrë sa duhet seriozisht lajmet e para për organizimet e Abaz Kupit dhe të Haxhi Lleshit  në fshatrat rreth Klosit. Por ngjarjet e mëvonshme dëshmuan se çeta e Abaz Kupit do të kryente disa aksione të sukseshme  në Mat e Dibër, dhe do t’u shkaktonte dëme të mëdha e viktima në rradhët e fashistëve.

Këto dokumente janë të një rëndësie të veçantë, pasi dokumentojnë fillimet e rezistencës së vërtetë antifashiste, e cila u krijua vetëm në vitin 1942, kur një varg antifashistësh të hedhur në arrati nisën të organizojnë çetat e para si rasti i Abaz Kupit në Mat, Hysni Lepenicës në Vlorë, Myslim Pezës në Tiranë, etj. /tesheshi/

27 komente në “DOKUMENTET/ Nisja e Antifashizmit në Shqipëri: Kur Abaz Kupi qe kthyer në makth, krah kishte Haxh Lleshin”

  1. lato says:

    Po nuk e vertetoi enver hoxha,Abaz Kupi eshte bashkepunetor me armikun.Rezistenca e Abaz Kupit ne Durres,nuk quhet,se nuk ishte formuar Partia Komunistye.

  2. Shtrigu serb i Vicidolit says:

    I gjith problemi duket se qendron ne rishkrimin e historise
    dhe rehabilitimin e kolaboracionisteve me nazi – fashistet !
    Shkruar nga derrat e Tufes se Agronit , sot ne Zvicer .

    1. VFLP says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)

      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  3. emigranti says:

    Abaz Kupi e Haxhi Lleshi qe ketu paraqiten si individe qe filluan luten partizane kunder fashizmit, ne fakt ishin oficere te ushtrise shqiptare ( Zogut ).
    Pas pritjes se fashizmit me arme , ushtria shqiptare nen komanden e perfaqesuesit te Zogut, major Abaz Kupit, terhiqet ne male dhe fillon luften partizane ndaj pushtuesit fashist italian.
    Si Haxhi Lleshi ashtu edhe Myslym Peza ishin oficere te Zogut qe me vone si agjente jugosllave dhe te paguar nga anglezet nderruan krahun e kaluan me Enver Hoxhen.

    1. Ueeee says:

      Sa klase shkolle ke ti mor derdimen!?

  4. ?????????????? says:

    ne Dokumente kemi vetem Hamendesime, sepse nuk kemi Asnje Dokument ne te cilen thuhet se “Abaz KUpi” Luftoj ne Zonen e BUrrelit ect…thjeshte eshte Informacjon me shume Teorik….lol

    1. !!!!! says:

      Ke ne qaf shtame dhe permendore per kete lufte . Jan vrare disa ushtare italiane ne ate lufte . Varet ca dokumentash lexon ti

      1. Tanguli says:

        Edhe jot gjyshe ka keputur ca italiane, varet cfare dokumentash lexon ti …

  5. kodrasadikit says:

    Partizan me gjerman ! Teori kjo teper bajate dhe personalisht mendoj se kjo as qe duhet permendur ose te permendet teper -teper rralle e me rralle … Nga viti 40-45 ne Qameri valonte flamuri shqiptare ,kishte shkolla shqipe ushtri e polici shqiptare …E njejta ishte ne Kosove,ne Maqedoni e ne Sangjakun shqiptare ku sot ska ma shkolla shqipe e flamure kombetare !! Kah po shkon bota e demokracite botnore ku Greqija shtet i BE-se pa asnji shkolle shqipe e Sangjaklite po asimilohen ,po treten e po tjetersohen ..Mbiemrat e tyre nga Ismaili u bene Ismajloviq ,nga Ahmeti -Ahmetoviq ,nga Kamberi-Kamberoviq e marifete dhe faqe te zeza te kesaj natyre…Po shteti Greke qe eshte edhe shtet fqinje si vepron !! Ha ha ha aty lulzon demokracija !! Pasi u qlirua nga shqiptaret -Arvanitasit e Qamet ketyre te fundit edhe pse jan ken e jan popullsija shumice ju mbylle goja ,ju mbyllen syte e veshet dhe su lejua asnji shkolle shqipe atje po njashtu edhe lutjet fetare slejohen te behen ne gjuhe arvanitka sepse skuptohen nga zoti i tyre -absurditet … Po a mendojme se sot ne Gjermani punojne e jetojne se paku 400 -450mije shqiptare qe askush si urren dhe sjua nderron emrin ose mbiemrin por shkollohen dhe kan arritur deri ne poste te larta shtetnore e demokratike te atij shteti te madhe mike e demokratike …..

    1. u dhime duke qesh says:

      Analfabet funksional…

  6. Buda says:

    Se pari gazeta me e lexuar ne Shqiperi “TemA” duhet te botoje artikuj me emrin e autorit;
    se dyti, duhet te tregoje se ne cilen shkolle apo akadami paska mbaruar studimet “oficeri i karrieres” Abaz Kupi;
    se treti, pse nuk jepni dokumente mbi aksionet we paska kryer Abaz Kupi ne vere apo vjeshte 1942 ne Burrel apo ne Klos?
    Zoti Mero Baze, Ceta e Pare Antifashiste ne Shqiperi eshte krijuar ne veren e vitit 1941 ne Peze nga fshatari pa asnje klase shkolle Myslim Peza.
    Ne janar te vitit 1941, ndersa Abaz Kupi gjendej ne Stamboll dhe Beograd,Myslim Peza dhe vellai i tij Shyqri Peza kishin grumbulluar 72 pjestare te armatosur ne Pezen e Madhe dhe naten e 13-14 marsit 1941 i hodhen ne aksionin e famshem te Pezes se Vogel. Dy dite me pas,
    me 16 mars 1941, ne Peze te Madhe u zhvillua beteja e pare e kryengritjes antifashiste ne Shqiperi, ku rane 5 deshmoret e pare antifashiste
    dhe u vrane dhe plagosen 84 karabiniere dhe milice fashiste italiane e shqiptare. Prandaj ju kerkova se kush eshte autori i ketij shkrimi anonim antihistorik.

  7. Gjermanet na cliruan nga italianet.Kete e di dhe bufi.Te dekorojme Hitlerin? says:

    Gjeagjeze
    U rrita me krunde e miser
    Perfundova ne zvicer
    Luftova per vatan
    Do dekorohem “zviceran”
    Ju dua te perndjekur
    Per ju ne zvicer kam per te vdekur
    Kur kauza kthehet ne qesharake se e marin ne dore Tufa e Haloceve qe perfitojne nenshtetesi zvicerane duke keqperdorur kauzen.

  8. Sandri says:

    Jo oficer, por Abaz Kupi e di gjithe Kruja se ishte analfabet qe nuk dinte te hidhte as firmen.

  9. Bato says:

    O ti qe shkruan keto gomarlleqe.Çeta e pare antifashiste ne Shqiperi është krijuar ne 14 mars 1942 ne Kelman te Skraparit nga Mestan Ujaniku i denuar nga regjimi komunist mbas lufte.Mos na I beni kete Abaz Kupin strateg se bashkepunoi edhe me germane edhe me italianet.Per Mestan Ujanikun fliste radio London qe ne pranveren e 1942.

    1. beni says:

      Ore kunder kujt luftonte kjo ceta ne Skrapar Se atje nuk shkuan as italianet as gjermanet ?

      1. i cudituri says:

        GOMAR! Duket qe nuk ja ke idene e teorise ushtarake.
        Sipas teje meqe gjermanet nuk shkuan asnjehere ne New York apo ne Londer, apo nuk shkuan asnjehere ne Alpet e Italise, kjo do te thote cfare…!?

  10. Veterani says:

    Enveri ne kete kohe pirdhte neper klubet e Tiranes gjoja ne ilegalitet.

  11. Veterani says:

    Ja themi se Abaz KUpi eshte “Heroi” i Kalocit dhe shume te Tjereve..por Abazi ose Bazi i Canes sikur dhe therritej ne KOhen e tije..pse u ARRATIS??
    @@Abaz Kupi anonte nga Paraja dhe nga Sterlinat Angleze….kerkoj tu Mbushte Mendjen Anglezeve(Misjonet Angleze ne LNAC_re)..se ai ishte qe “Luftonte”….qe Ndihmat ti merrte Baze Kupi…ect….
    Dhe kur perfundoj Lufta Shohim se Baze-Kupi ja mbathi per ne Itali….
    Ne se do te ishte Patriot ,dhe kishte Luftuar per Shqiperine do te qendronte Ne Shqiperi,por duke ditur se ja dinin “Marifetet” ja Mbathi….lol

  12. Dorian says:

    Pseudinimit “Bato”. Per Mestan Ujanikun lexo kujtimet e Xhelal Straveckes, botuar nga shtepia botuese “Naimi”.
    Se kush ishte ceta e pare antifashiste ne Shqiperi lexo Historine e Popullit Shqiptar, vell. IV (2008) dhe
    (po flas me gjuhen dhe nivelin injorant tendin) “mos ia fut si kau peles”, ose hiq dore nga tastiera kur derdh injorancen tende.

  13. Xh. Papi. says:

    O veter-kar Salar! Si pas teje duhet qe te formonte çetat!? Qenke pjerdhur nga trute o koqe!

  14. beni says:

    Ore kunder kujt luftonte kjo ceta ne Skrapar Se atje nuk shkuan as italianet as gjermanet ?

  15. KORAB says:

    BALLISTET ZOGOSTET BAJRAKKARET E VERIUT KLERI KATOLIK JANE ANTISHQIPTARET QE BASHKEPUNUAN ME FASHISTET E NAZISTET.NE GJITHE EVROPEN MBAS LUFTES SE DYTE BOTERORE TE GJITHE KETA PLEHRA TE HISTORISE JANE PUSHKATUAR OSE MBYLLUR NE BURGJE PER KRIMET QE KISHIN KRYER.ENVER HOXHA MORI KRAHUN E DUHUR TE HISTORISE .PER KETE DO TE KUJTOHET NE JETE TE JETEVE PER BURRIN LARGPAMES E SHTETARIN ME TE MIRE QE KA PAS KOMBI SHQIPTAR .PASTAJ CFARE LEXOJME E DEGJOJME NGA KELYSHET E BASHKEPUNTOREVE TE NAZIFASHIZMIT JANE PER TE SHPELARE TUNIN E PJELLAVE NIPERVE E STERNIPERVE TE KETYRE QELBESIRAVE SHQIPFOLESE.

    1. ................ says:

      Me ta fute nje hu ne bythe nuk thu gje ti.

  16. KOZi... says:

    Abaz Kupi ishte drejtuesi i rezistences se shtetit shqiptar me 7 prill 1939 kunder pushtimit italian ! Kaloj ne Jugosllavi si shume tjere dhe atje u instruktua nga anglezet qe ishin ne lufte kunder Italise e Gjermanise dhe u rikthye ne Shqiperi per vazhdimin e rezistences. U kthye me Mustafa Gjinishin e Mustafa Kacacin . Eshte pjesemarres ne Konference te Pezes ku sebashku me Ndoc Coben ishin perfaqesues te zogizmit . Eshte antar i Keshillit Pergjithshem Nac-Cl, Antar i Shtabit Pergjithshem me 10 korrik 43. Gazeta Zeri Popullit shkruan shpesh per aksionet e cetes se Myslim Pezes, Haxhi Lleshit, Baba Fajes e Bazit te Canes qe ishte Abaz Kupi. Gazeta e pushtuesve dhe koloboracionisteve Tomorri shkruan kunder Abaz Kupit ne sa raste,. Ne Arkiv gjinden shkres e dokumente ne ndjekje te Abaz Kupit. Zogistet me ne krye Abaz Kupin u larguan ose i larguan nga Fronti Nac-Cl me 18 dhjetor 1943 sic eshte trakti i asaj dite.Edhe vecan forcat e Abaz Kupit gjer ne fund te luftes kishin te atashuar nje mision aleat anglez. Eshte histori e politikes se forcave te medha Anglo-Amerikane me Bashkimin Sovjetok se si vazhdoj historia pas lufte.

    1. ca po thua says:

      Pordha me rigon o KOQI, o pinjoll i zogisteve kolaboracioniste. Abaz Kupi ishte karrierist dhe lekist. Nuk i interesonte lufta dhe atdhetarizmi, por paraja dhe pushteti. Keshtuqe u lekund dhe ra ne bashkepunim me gjermanet, pastaj u perpoq te bashkepunonte me anglezet, por nuk deshte ta prishte me gjermanet. Ishte sic thote populli BURRE-KURVE!
      Kuptove? Hajt te fala sat’eme!

      1. KOZi... says:

        Bashkepunoj me gjermanet !!! Cfare thua ore ! 4 vite ne mal dhe kete e cilesojne dokumentet ! As kinostudio shqiperia e re nuk kishte guxim te nxirrte te tilla procka ! ke pare ndonji film ku zogistet te bashkepunojne me armikun kunder popullit ose partizanve ,asnjihere ! Zogistet u larguan nga Fronti kur nuk kishin me bashkepunim me komunistet ! E si qenka bashkepunetore Abaz Kupi dhe ka patur mision aleat anglez prane e Mbreti Zog jetonte ne Londer !? …..

        1. ca po thua says:

          Ja cfare shkruhet ne dokumentat e Shtabit te Brigades se V-te Sulmuese ne Ushtrise NC :
          Në fillim të muajit korrik të vitit 1944, kur Shtabi i Brigadës V S mori vendimin për të çliruar Matin dhe Dibrën dhe në përgjithësi veriun e vendit, kundër forcave gjermane, në nisje të tyre në rajonin e Tiranës, konkretisht në Shkallën e Tujanit, Qaf Priskë, Shupal etj., forcat bashibozuke të komanduara nga Abaz Kupi, Jahe Çaçi, Murat Basha etj, iu zunë pritë për t’i penguar deri në eliminim fizik, por që falë aftësive luftarake të kësaj njësie partizane, bënë që këto përpjekje të dështojnë me turp. Luftëtarët e batalioneve I, III dhe V të kësaj njësie në ofensivën e tyre luftarake shpartalluan forcat bashibozuke me rreth 300-400 vetësh dhe kaluan për në veri. Në këto kushte, forcat kolaboracioniste u tërhoqën së bashku me ato gjermane dhe u përqëndruan kryesisht në rajonin e Matit, Mirditës e të Dibrës.
          Abaz Kupi me disa eksponentë të tjerë luajti një rol antikombëtar dhe në mënyrë të pabesë iu kundërvu forcave partizane të LANÇ në Mat dhe jo vetëm, për të çilat veprime meritonte ndëshkimin maksimal si tradhtar i Atdheut.

          Memorandumi i 3 oficerëve britanikë Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery. Në përfundim të luftës, të 3 oficerët hartuan një memorandum prej mbi 40 faqesh dhe ia paraqitën Ministrisë së Jashtme Britanike ku raportuan me hollësi për misionet e tyre.
          Ja pjese prej saj :
          … Ofensiva e Forcave Nacional Clirimtare (FNC-së) kundër Dibrës dhe Matit, që kërcënonte gjithashtu Mirditën, solli në fund themelimin e një aleance mes Kupit, Gjon Markagjonit, Fiqiri Dines dhe regjencës kundër FNC-së. Ishte pikërisht kjo aleancë për të cilën kishin punuar më kot Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe bashkëpunëtorë të tjerë të gjermanëve, fill pas kapitullimit të Italisë dhe tani që pozicioni ushtarak i Kupit ishte kritik, ishte koha e duhur për një iniciativë politike nga kolaboracionistët e Tiranës.

          Si rezultat, bisedimet ka të ngjarë të jenë zhvilluar në Luzë (11 korrik) mes Kupit, Mustafa Krujës, Mark Gjonmarkajt, djalit të Gjon Markagjonit dhe përfaqësuesve të Fiqiri Dines dhe Mehdi Frashërit. Asnjë akuzë për bashkëpunim me armikun nuk u ngrit ndaj Kupit gjatë periudhës përpara takimit të Luzës…

          Si rrjedhojë është pikërisht periudha ndërmjet 11 korrikut dhe 6 shtatorit për t’iu referuar të gjitha këtyre ndryshimeve. Është e vërtetë se rreziku i revolucionit social që kanosej nga FNC-ja krijoi një komunitet interesash mes Kupit dhe elementëve kolaboracionistë dhe është e mundur që kontaktet që kishin ekzistuar përherë mes tyre, patën një karakter më pak informativ. Është gjithashtu e vërtetë se pas takimit të Luzës dhe ka të ngjarë si rezultat i tij, Kupi siguroi 30.000 municione dhe në një rast 20 kamionë për transportimin e civilëve, gjatë të cilit ai nxitoi me forcat e tij përmes Qafështamës, për t’u lehtësuar disi në rajonin e Matit.
          Ka gjithashtu të ngjarë që Kupi të ishte në dijeni të vendimit të Fiqiri Dines për krijimin e një qeverie kolaboracioniste me simpatizantë të Zogut apo të Ballit, me synimin që ta përdornin makinerinë shtetërore kundër FNC-së, ndërsa Fiqiri Dine pranoi më vonë letrën për të siguruar para kesh dhe armë nga gjermanët. … ne nuk qemë kurrë në gjendje ta kuptonim këtë, sepse ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Kupit do të kishte qenë i palogjikshëm.

          Ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik përveç faktit se bazohej në një influencë territoriale lokale, rridhte plotësisht nga zotërimi i tij i mirë i anglishtes dhe fakti se ai përfaqësonte Mbretin Zog, i cili ndodhej në Angli. Duke bashkëpunuar me gjermanët, disfata e të cilëve ishte në çdo rast e sigurt në atë periudhë, ai do ta kishte humbur menjëherë reputacionin e tij dhe do të kishte qenë asgjë më shumë sesa një prej bashkëpunëtorëve të shumtë të pushtuesit dhe një analfabet në këtë aspekt.
          Më 18 gusht, Fiqiri Dine dhe gjenerali Prenk Previsi, shef i shtabit të ushtrisë shqiptare te qeverise kolaboracioniste, u takua me Kupin në Luzë për të kërkuar këshillën e tij lidhur me politikën që duhet të ndiqnin. Kupi propozoi që së bashku me Gjon Markagjonin dhe ballistët, ata duhet ta dridhnin, të largoheshin nga Tirana me të gjitha forcat që kishin në dispozicion dhe të bashkoheshin me të në male kundër gjermanëve.
          Fiqiri Dine dhe Prenk Previsi duket se i joshi ky propozim, por vendosën që më parë të kërkonin mbështetje nga anglezët. Në përputhje me rrethanat, Kupi na informoi lidhur me këto negociata, të cilave ne iu referuam si Forca 399, duke qenë të pasigurt nëse një plan i tillë do të pajtohej me politikën ndaj Shqipërisë që ne e dinim se ishte në diskutim e sipër.
          Më 24 gusht, një tjetër takim u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e Fiqiri Dines, Shefqet Vërlacit, Qemal Vrionit, Nuredin Vlorës, Midhat Frashërit dhe Ali Këlcyrës, ku u vendos të pranoheshin propozimet e Kupit për Fiqiri Dinen në rast se do të vinin ndihma nga anglezët.

          PRA ABAZ KUPI ISHTE NJE BURRE-KURVE, QE E DRIDHTE NGA TI VINTE, BASHKEPUNETOR ME KOLABORACIONISTET E DEKLARUAR, VETE KOLABORACIONIST ME GJERMANET, ME ANGLEZET E DREQIN ME TE BIRIN, VETEM E VETEM PER PUSHTET DHE PARA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje