“Ma jep këtu”, Rama i merr mikrofonin me forcë Petrit Malajt dhe jep premtimin

18 Prill 2021, 19:48Politika TEMA

Në përfundim të fjalës së tij në Tropojë, kandidati për depute tnë listën e PS në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj bëri disa kërkesa publikisht para kryeministrit.

Por në një moment, Rama ia tërhoqi mikrofonin me forcë për të bërë batutë dhe më pas bëri premtimin se pas 25 prillit, vizitën e parë si kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, do ta bëjë në Tropojë.

Petrit Malaj: Dua sepse kështu e kam filluar bisedën me kryeministrin. Dua t’i marr fjalën për 2-3 gjëra. Këtu kemi një spital që ka nevojë që nesër qeveria juaj ta rikonstruktojë. Së dyti, është një rrugë që e përmenda më parë, Zogaj – Qafë e Prushit që ne së bashku duhet ta asfaltojmë, asgjë më shumë s’doja.

Edi Rama: Se më pëlqeu kjo, asgjë më shumë s’do. Po cfarë t’i bëjmë rrugës, ta asfaltojmë e ta shtrojmë me sheqer.

Petrit Malaj: E treta, Unaza e Bjeshkëve, ma keni thënë në zyrë se është jetë për këta njerëz. Është hapur rruga por duhet rregulluar dhe një gjë, këta qytetarë që shikoni këtu shkojnë në Kukës për një vërtetim për të marrë një vulë. Për një certifikatë, shkojnë për të kolauduar nga Bajram Curri në Kukës. Këto duam t’i rregullojmë.

Edi Rama: Po të ishte Luli, do thoshte do bëjmë shumë me tepër. Unë nuk di të premtoj pa i parë si janë, por ju them një gjë. Nëse ju thashë më parë që sidoqoftë, edhe sikur këtu të vazhdojë kërkesa për sapun për djathë, do vazhdoj të bëj se Tropoja është një nga ato pjesë të Shqipërisë që janë motor për Shqipërinë. Nëse do ta bini Petritin në parlament, unë të parën vizitë si kryeminstër pas 25 prillit do e bëj në Tropojë dhe natyrisht jo për të mbajtur fjalime, por për të thënë si do bëjmë, kur do e bëjmë.

12 komente në ““Ma jep këtu”, Rama i merr mikrofonin me forcë Petrit Malajt dhe jep premtimin”

  1. Demush KUÇANA says:

    Sali Vuqidolit dhe Ilir Qepanit, më 25 prill, populli Tropojës, Kukësit dhe Hasit, do ti japë tre ??? dhe tre ???.
    Aferim Edi Rama.

    1. Te lumte says:

      I lumte Petritit Propozime dhe kerkesa konkrete Qe shqesone vertet jeten e Qytetarve dhe te banorve ne ata zone Bravo Petrit keshtu i Shqiprise the te gjith kominiteteve deputet si Petritit qe kerkone gjera konkrete

  2. Eu says:

    BRAVO RAMA, TE GJITHA I KE BERE DHE NUK DO TE NDALESH PER SHQIPERINE.
    FITORE, FITORE, KUSH ESHTE I ZGJUAR VOTON RAMEN PERSERI.

  3. Ilir says:

    Boll ka vuajtur ai popull FISNIK. Eshte momenti qe Tropoja Kukesi Hasi e gjithe veriu te investohet ne infrastructure e turizem. Edi Rama duhet ta beje, e do ta beje.

  4. Buda says:

    Ky eshte burre shteti dhe Tropoja di t’i vleresoje burrat.

  5. Ana says:

    Petriti e meriton te jetë në parlament.

  6. Bardha says:

    Ece Tropoja e mos i besoni xhenazes Sali qe vetem zi ju solli ne vatrat tuaja e jo cerche ,kopshte e shkolla e jo e jo rruge e jo zhvillim,por hasmeri e krim,ndryshimi e keni te djali i juaj Petrit Malaj,ndryshoni mendjen nje here per te miren tuaj.Shikoni se cdo gja po ndryshon ne Shqiperi e pse dhe Tropoja te mos ngrihet aty ku e ka vendin me ato vende te bukra qe i kane zili shume vendet,hiqni frigen turisteve ne rralle te pare shqiptarve,se patrioti i juaj e krimanilizoj ate vend e beri te frigeshem se ashtu interesoj atij e sot u bjen nje koloun cirku per tu thane votoni ate se do ju sjelle mbrekullin e do ju baje edhe nenprefektur qe jeni tash 12 vjet

  7. tropojani says:

    Ky eshte presion i hapur ndaj popullit tropojan.
    NE SE FITON PS DHE KY PETRITI UK VOTOHET NGA POPULLI, ATEHERE GJENDJA NE TROPOJE DHE NE RRETHINA DO TE MBETET E NJEJTE.
    E kuptoni o banore te Tropojes se çfar presioni iu behet per voten tuaj? Nuk do te jeni te lire te votoni ke te doni. Fati juaj u varka nga zgjedhja ose jo e kandidatit per deputet te PS

    1. Qytetari, jo bark thari says:

      Se e ka mendjen te xhepi vet o Shqipe e Shqiptareve dhe 4 vjet me ket do Shqiperia dhe tna mari akoma me mire historia??

    2. Ciao says:

      Epo mire o Tropojan,mbani dhe votoni Sali Berishen qe t’u vrasin akoma,t’u shoi fare.Ai ka per t’u q… nene dhe babe.Vazhdoni ju se mire e kini.Mjere ju per mendjen qe kini.

  8. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Po 8 vjet pse nuk i bere o Rame beu? Apo nuk ishe ti kryeminister!

  9. Tironci says:

    Leri tropojanet me saliun te ruajn me pushk mas gardhi njeri tjetrin çfar meresh me kta akoma , te vjen keq per ate pjesen tjeter te tropojanve qe duan rend qetesi dhe jet me te mir , kjo pjes ta thyen zemren , por per kta kafshet qe shkojn mas PDs kta esht per ti len siç i la saliu ne hasmeri totale , kta kan djegur shqiperin tre her me sali lushen me shok , kta leri si ne mesjet se kte lloj jete kerkojn dhe mos i ndertoni jo rrug kot ksaj pjese te PDs se kta i prishin me dinamit jan dythundrak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje